Lajmet

​Mungesa e hekurit mund të shihet në pëllëmbët e dorës

Nëse i njihni simptomat që tregojnë anemi, ka shumë mundësi që të keni problem me hekurin.

Published

on

Nëse keni gulçim ose herë pas here ndjeni se zemra juaj rrah më shpejt, ndoshta keni një problem me hekurin.

Simptomat më të zakonshme të anemisë, pra mungesa e hekurit, janë: gulçim, rrahje të çrregullta të zemrës, depresion, presion të ulët të gjakut, memorie të dëmtuar, dhimbje koke, lëkurë të zbehtë, zhurmë në vesh.

Nëse i njihni simptomat që tregojnë anemi, ka shumë mundësi që të keni problem me hekurin. Anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit, i cili është i rëndësishëm në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe për transferimin e oksigjenit në trupin tonë.

Mungesa e qelizave të kuqe të gjakut çon në anemi, të cilën mund ta vëreni fillimisht nga lëkura e zbehtë. Një mënyrë e mirë për të kontrolluar mungesën e hekurit është të shtrini krahët përpara jush me pëllëmbët e kthyera lart dhe të shtrini gishtat.

Nëse palosjet në pëllëmbën tuaj janë të lehta në krahasim me tonin e lëkurës, kjo mund të tregojë qarkullim të dobët të shkaktuar nga nivelet e ulëta të hekurit.

Këtë e tregon rrënja më e bardhë e thoit dhe ngjyra e zbehtë e vijës së brendshme të qepallës së poshtme.

Mënyra më e mirë për të mposhtur aneminë është të hani sa më shumë ushqime të pasura me hekur, si: shegë, domate, susam, spinaq, panxhar, brokoli, soje, butak, hurma, fiq, verë manaferre.

Anemia mund të konfirmohet vetëm me një analizë gjaku, kështu që nëse vëreni këto simptoma, shkoni te mjeku dhe bëni analizat e gjakut.

Lajmet

Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit

Published

on

By

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se e ka miratuar kërkesën e Komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita, pas rastit të raportuar më herët gjatë javës në këtë komunë, në të cilin ka vdekur 27-vjeçari Agon Zejnullahu.

Ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe i është aprovuar“, ka thënë shkurt Hoxha në një përgjigje me shkrim.

Agon Zejnullahu ka vdekur në orët e para të datës 7 korrik, në Lipjan.

Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Seanca dëgjimore ndaj tyre është mbajtur të mërkurën, në Lipjan.

Ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka apeluar për hetime të shpejta e të thella.

Sipas pamjeve që janë shpërndarë media dhe rrjete sociale, i ndjeri shihet me duar të lidhura.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta, derisa një protestë është mbajtur dje në Ferizaj, e të tjera janë paralajmëruar.

Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore ende nuk ka raport për vdekjen e 27-vjeçarit.

Continue Reading

Lajmet

​Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 3 korrik, do të përfundojë më 31 gusht 2025.

Gjatë kësaj periudhe, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj, përmes platformës elekronike: https://qv.kqz-ks.org, ose duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka njoftuar KQZ të enjten, më 10 korrik.

Për të kundërshtuar pasaktësitë për Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të identifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasaportë e vlefshme; leje e vozitjes e vlefshme.

Continue Reading

Lajmet

​AMMK kërkon marrjen e masave për parandalimin e zjarreve në deponitë e mbeturinave

Published

on

By

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e zjarreve në deponitë urbane të mbeturinave.

Me rritjen e temperaturave gjatë muajve të verës, rreziku për shpërthimin e zjarreve në deponitë e mbeturinave është shumë i lartë”, ka thënë AMMK.

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit ka theksuar se zjarret në deponi përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, derisa theksoi rastin e fundit të zjarrit në deponinë e Elbasanit në Shqipëri.

Sipas AMMK-së, komunat dhe autoritetet lokale, operatorët e menaxhimit të mbeturinave dhe menaxherët e deponive komunale duhet të veprojnë.

Ndër masat që kërkohen janë inspektime dhe monitorim të shtuar për të identifikuar vatrat e mundshme të zjarrit; Vendosja e rojeve dhe patrullimeve, sidomos gjatë orëve me rrezik të lartë (mesditë, pasdite); Krijimi i brezave të pastruar përreth deponive, për të parandaluar përhapjen e flakëve; Sigurimi i mjeteve për ndërhyrje të shpejtë, përfshirë ujë dhe pajisje zjarrfikëse; Sensibilizimi i qytetarëve për të shmangur hedhjen e materialeve të ndezura apo të rrezikshme pranë deponive; Vendosja e rezervuarëve me ujë dhe mjete profesionale brenda perimetrit të deponive.

Ndërkaq, sa i përket pasojave nga djegia e mbeturinave urbane, dëmet për mjedisin sipas AMMK-së janë: Ndotje e ajrit nga gazrat toksikë; Ndotje e ujit dhe tokës nga metalet e rënda që rrjedhin nga hiri i djegur; Ndikim negativ në biodiversitet.

AMMK ka përmendur edhe rreziqet për shëndetin sic janë sëmundje të frymëmarrjes, probleme kardiovaskulare, rrezik për kancer nga ekspozimi ndaj dioksinave dhe substancave kancerogjene, dëme në sistemin nervor, veçanërisht tek fëmijët, çrregullime hormonale dhe probleme në sistemin riprodhues.

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë cdo rast zjarri ose tym të dyshimtë.

Continue Reading

Lajmet

Jep dorëheqje komandanti i Policisë në Lipjan

Published

on

By

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi ka ofruar dorëheqje morale, pas vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan, rast për të cilin dyshohen të përfshirë pesë policë.

KosovaPress e ka konfirmuar këtë informacion nga burime të veta, derisa ka mësuar se “ndërrim pozitash pritet të ketë edhe në Klinë”.

Agon Zejnullahu ka vdekur në orët e para të datës 7 korrik, në Lipjan.

Seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të dyshuar për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, është mbajtur të mërkurën në Lipjan.

Ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë thirrje për hetime të shpejta e të thella.

Sipas pamjeve që janë shpërndarë media dhe rrjete sociale, i ndjeri shihet me duar të lidhura.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta, derisa një protestë është mbajtur dje në Ferizaj, e të tjera janë paralajmëruar.

Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore ende nuk ka raport për vdekjen e 27-vjeçarit.

Continue Reading

Të kërkuara