Lajmet

​MPJD: Emiratet e Bashkuara Arabe, partner i ardhshëm ekonomik i Kosovës

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Reem Ebrahim Al Hashimy.

Shefja e diplomacisë kosovare bëri të ditur se gjatë kësaj bisede është diskutuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Emirateve, përmes implementimit të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik si edhe projekteve të investimit.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i ardhshëm ekonomik, që do të zbulojë potencialin e vendit e rinisë sonë të mrekullueshme, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shkëmbime në fusha të interesit të përbashkët”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

Sipas saj, këtë potencial Kosova synon ta kapitalizojë përmes pjesëmarrjes në ngjarjen më spektakolare të shekullit “Dubai Expo 2020”. Sipas komunikatës së MPJD-së, ministrja Haradinaj-Stublla dhe ministrja Al Hashimy kanë biseduar edhe për zhvillimet politike rajonale.

Me këtë rast, shefja e diplomacisë kosovare tha se Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë faktor paqeje e stabilitetin në rajonet respektive, së fundi duke jetëzuar marrëdhëniet me Shtetin e Izraelit përmes angazhimit të përbashkët me partnerin e madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi në takim me drejtuesit e Shkollës së Aviacionit, SevenAir

Published

on

Në një takim të rëndësishëm, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe z. Alexandre Alves, Administrator i Shkollës së Aviacionit SevenAir, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Fokus i veçantë ishte instalimi i avionëve simulues në Kosovë, si dhe certifikimi dhe trajnimet profesionale për mirëmbajtjen e avionëve.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtij programi të përbashkët, i cili do të ndihmojë në përgatitjen e pilotëve të rinj në përputhje me kërkesat e mëdha të tregut të punës në këtë profesion të fisnik.

Ndërkohë, z. Alves shprehu interesin e tij dhe të kompanisë SevenAir për të krijuar një marrëdhënie specifike me UBT në fushën e aviacionit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve aeronautike, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të sjellë rezultate të jashtëzakonshme!

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi viziton kompaninë lider të prodhimit të vajit të ullirit dhe verërave në Portugali

Published

on

Gjatë qëndrimit të tij në Beja, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, pati nderin të vizitojë një nga kompanitë më të njohura në prodhimin e vajit të ullirit dhe verërave në Portugali – Figueirinha.

Në këtë takim, ai u prit nga CEO Filipe Cameirinha, i cili shprehu gatishmërinë për të krijuar sinergji bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe sektorit të agrobiznesit dhe teknologjisë ushqimore.

Ky bashkëpunim ka për fokus të veçantë t’i jepet laboratori për institutin e hulumtimeve mbi verën të themeluar në UBT, si dhe mundësitë që studentët të zhvillojnë vizita pune dhe praktike, sidomos gjatë periudhës së vjeljeve.

Kjo vizitë nënvizon angazhimin e UBT-së për të forcuar lidhjet me sektorin privat, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, duke hapur kështu horizonte të reja për edukim dhe inovacion në fushën e agrobiznesit!

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja në Portugali

Published

on

Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja gjatë Edicionit të 8-të të Javës Erasmus ku po marrin pjesë 72 pjesëmarrës nga 37 institucione të arsimit të lartë, të ftuar nga 20 vende të ndryshme.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ndau përvojën dhe sukseset e UBT-së si një universitet modern me rang ndërkombëtar në konferencën e Polytechnic Institute of Beja. Ai theksoi se UBT përfaqëson anën më të ndritur të rritjes në shkencë dhe teknologji në shtetin e ri të Kosovës, duke sjellë në qendër inovacion dhe duke dëshmuar përkushtim për arsimim të cilësisë së lartë. Me një qasje proaktive dhe një ekosistem inovativ, UBT po ndihmon në formimin e liderëve të së ardhmes.

Kjo ngjarje ka si qëllim forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit akademik, shpërndarjen e praktikave të mira dhe thellimin e shkëmbimit kulturor mes universiteteve nga vende te ndryshme.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali. Ai pritet të zhvillojë një agjendë të ngjeshur dhe të vendosë marrëdhënie kontraktuale me institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Portugali në fushat e shkencës, teknologjisë, aviacionit, sportit dhe biznesit.

Një kapitull i ri për ndërkombëtarizimin e UBT në Evropë! Stay tuned!

Continue Reading

Të kërkuara