Aktualitet

​Minxhozi pret në takim pilotin sportiv Afrim Aziri, flasin për promovimin e turizmit aeronautikë

Minxhozi tha se Aziri është qytetar nderi i Gjirokastrës, për shkak se ka promovuar turizmin në këtë qytet.

Published

on

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka pritur të premten në takim, Afrim Azirin, ekspert të aviacionit civil dhe pilot sportiv i delta-planeve në Federatën Aeronautike të Kosovës.

Minxhozi tha se Aziri është qytetar nderi i Gjirokastrës, për shkak se ka promovuar turizmin në këtë qytet.

Në këtë drejtim, ai thotë se Aziri përveç Kosovës, po promovon edhe gjitha viset e tjera shqiptare.

“Isha i gëzuar sot të presë Afrimin, i cili po jep një kontribut të rëndësishëm për lidhjet shpirtërore midis Shqipërisë dhe Kosovës. Afrimi sot është qytetar nderi i qytetit të Gjirokastrës për arsyen e thjeshtë se ka promovuar turizmin nga largësitë. Me fluturaket e tij, ai ka marrë simpatinë e të gjithë njerëzve në Gjirokastër, si një person që promovon bukuritë e këtij qyteti. Gjirokastra është diçka e bukur dhe kontributi që po jep Afrimi në këtë drejtim është shumë i madh. Ai nuk është ndalur vetëm në promovimin e Kosovës, por edhe viseve të tjera shqiptare, ashtu siç është Gjirokastra”, tha ai.

Ndërsa, Aziri tha se qëllimi i tij është të hap një perspektivë të ri për turizmin aeronautikë në Gjirokastër dhe tërë viset shqiptare.

“Në bashkëpunimin mes Federatën Aeronautike të Shqipërisë dhe Federatës Aeronautike të Kosovës, unë bëj pjesë tek pilotët me delta-plan dhe kemi zhvilluar disa aktivitete në bashkëpunim me ta. Ka ardhur një propozim se a mund të bëjnë diçka për aerodromin e Gjirokastrës, ne kemi organizuar një air show vitin e kaluar, kemi sjellë me dhjetëra fluturake nga vendet e ndryshme të rajonit. Kemi pasur delta plan me motër, aeroplan të vegjël dhe kemi bërë një air show shumë të mirë në përkrahje edhe të kryetarit të Gjirokastrës, Flamur Golemi. Kemi arritur që të hapim një perspektivë të re për turizmin aeronautikë”, shtoi Aziri.

Krahas kësaj, ai përmendi nevojën e ringjalljes së aeroportit të Gjirokastrës me aktivitete aeronautike.

Aziri tha se baza e zhvillimit të këtij aeroporti duhet të jetë tek përgatitja teknike dhe certifikimi i aerodromit sipas standardeve ndërkombëtare të aviacionit civil. Për çka u shpreh optimist se një gjë e tillë do të ndodh dhe do të ndërtohet një hangar, ku do të vendosën fluturaket dhe pajisjet e aeroklubeve të ndryshme.

Lajmet

SHBA rikonfirmon mbështetjen për Prokurorinë Speciale të Kosovës

Published

on

By

Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sipas njoftimit të ambasadës, fokus i takimit ishte partneriteti në luftën kundër terrorizmit, kontrabandës së drogës e migrantëve, krimit kibernetik dhe organizatave kriminale transnacionale.

“Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm me PSRK-në, në luftën kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, si terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe e migrantëve, krimet kibernetike dhe organizatat kriminale transnacionale”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Continue Reading

Aktualitet

Papa Leoni XIV në Francë: Mbi 500 mijë besimtarë priten në meshën e Parisit

Published

on

By

Papa Leoni XIV e nis të premten një vizitë katërditore në Francë, e para e një pape në këtë vend në 18 vjet, ndërsa momenti kryesor do të jetë mesha e madhe të shtunën në qendër të Parisit, ku pritet të marrin pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Presidenti Emmanuel Macron e priti Papën në aeroportin “Orly” të premten në mëngjes. Më vonë, ai pritet të zhvillojë bisedime me të në Pallatin Élysée për çështje gjeopolitike dhe inteligjencën artificiale. Macron dhe Papa do të mbajnë gjithashtu një fjalim të përbashkët në Metz, raporton BBC.

Megjithatë, presidenti nuk do të marrë pjesë në asnjë nga meshat e Papës, kryesisht për të respektuar ndarjen e rreptë të shtetit nga feja në Francë. Në meshën në Champs-Élysées do të marrin pjesë bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, dhe kryeministri Sébastien Lecornu. Aty pritet të jenë edhe disa kandidatë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, mes tyre Marine Le Pen, Edouard Philippe, Gabriel Attal dhe Bruno Retailleau.

Vizita është shoqëruar edhe me raportime për tensione mes Macronit dhe ekipit të Vatikanit që u angazhua për organizimin e saj. Sipas këtyre raportimeve, presidenti francez ishte i pakënaqur me kufizimin e karakterit ceremonial të vizitës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për paqen e stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit.

Përmes një deklarate, nga ambasada amerikane kanë bërë të ditur se mezi presin të punojnë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

Sipas deklaratës, në fokus të këtij bashkëpunimi do të jenë forcimi i paqes rajonale, stabiliteti si dhe prosperiteti i ndërsjellë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Të kërkuara