Lajmet

Kuvendi i Komuanl i Gjilanit shpall “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin Qemal Minxhozi

Published

on

Kuvendi i Komunal i Gjilanit në seancën solemne, e ka shpallur “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. 

Ish-diplomati Minxhozi në sallën e Kuvendit Komunal u pa i emocionuar pasi për të ky çmim ka vlerë të madhe.

“Kush vjen njëherë në Gjilan, është vështirë të largohesh prej këtu…Gjilanin do e quaja një vend historik, shumë të rëndësishëm, jo të trevës së Anamoravës, po të kombit shqiptar. Ka rrënjë të thella në shtët-formim, në historinë, në trimërinë dhe në përballje me çdo armik. Pastaj është një zonë e dijes, një zonë e mençurisë, e kulturës. Një zonë që përfaqëson në mënyrë sa me te dinjitetshme gjithë përpjekjet e luftës, të popullit dhe e përkthyer në kohë të sotshme në aktivitetet fantastike të “Flakës së Janarit”, tha ai.

Ish-ambasadori gjatë ceremonisë veçoi Gjilanin për shume çështje të ndryshme.

“Shembulli i sjelljes të gjilanasve ndaj pakicave, sidomos pakicave serbe këtu është një shembull për t’u marr në konsideratë. Gjilani padyshim është vendi me kriminalitetin më të ulët në të gjithë Kosovën. Gjilani fal dhe emigracionit ka arritur që të zhvillojë industrinë dhe degë të ndryshme të ekonomisë. Natyrisht Gjilani me aq sa di unë ka emigracionin më të hershëm në gjithë Kosovën dhe është hyrë dija e perëndimit duke u kthyer në një faktor stabilizimi”, deklaroi Minxhozi.

Falënderimet për kontributin e Minxhozit, nuk i kurseu kryetari i tanishëm i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Sot kemi kënaqësinë të shpallim qytetar nderi, ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin. Ky titull është shprehje e respektit më të lartë që qyteti ynë mund t’i jap një individi si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Qytetar nderi nuk është vetëm një çmim por shumë më shumë ndaj ambasadorit. Është një simbol I dashurisë dhe mirënjohjes, i vlerësimit të qytetarëve tonë për një mik dhe partner të fortë siç është Qemal Minxhozi”, deklaroi kryetari Hyseni.

Gjatë mbledhjes nuk mungoi as ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ky i fundit, Minxhozit i tha se “dera e Gjilanit do jetë gjithmonë e hapur për ju”.

“Në Gjilan thuhet se vështirë të pranojmë për mik, por kur të bëjmë, nuk të lëshojmë më. Ti nuk mund të largohesh nga ne sepse na ke dhënë miqësi, kujdes, kontribut e kjo miqësi tash e tutje do mbetet e vendosur në gjeneratat e ardhshme dhe në histori të Gjilanit, për sa të jetë jeta. Faleminderit për tërë atë kontribut dhe atë miqësi që u ke dhënë njerëzve të Gjilanit”, tha ai.

Që prej vitit 2014 deri më 2023, Minxhozi ka mbajtur postin e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara