Lajmet

​Ministri turk i Mbrojtjes në vizitë zyrtare në Kosovë

Mehaj do ta presë me nderime të larta shtetërore homologun e tij turk.

Publikuar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot duke filluar nga ora 13:30, me nderime ushtarake do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar me delegacionin e tij.

Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin kokë më kokë, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve. Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e ministrit Mehaj dhe ministrit Akar.

Gjithashtu, ministri Akar do të takohet edhe me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Kulturë, Lifestyle

​Në Kosovë ditë zie, në Tiranë ceremoni lamtumirëse në nderim të Kadaresë

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Më 1 korrik 2024 është ndarë nga jeta shkrimtari Ismail Kadare. Shqipëria dje e sot ka shpallur ditë zie. Ndërkohë, sot Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës mban mbledhje komemorative në respekt të veprës së shkrimtarit, Ismail Kadare.

Kurse, sot zhvillohet edhe ceremoni shtetërore lamtumirëse në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Qeveria jep detaje për takimin në Bruksel: Serbia po refuzon t’i zbatojë marrëveshjet

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me takimin që u zhvillua në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në takimet në nivel të kryenegociatorëve, ku delegacioni i Kosovës kryesohej nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u diskutua mbi formalizimin e Marrëveshjes Bazike, si element kryesor dhe i parë për zbatim të sekuencuar të marrëveshjes, bashkë me aneksin e Ohrit, mbi Planin e Sekuencimit, zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, rreth mungesës së përparimit në zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur me dhunë, si dhe zbatimin e një numri marrëveshjesh të tjera, përfshirë IBM, si dhe atë për vizitat e zyrtarëve.

“Nga diskutimet, sidomos në dy pikat e para, u ekspozua sërish fakti tashmë i konfirmuar disa herë dhe publikisht që Serbia refuzon të pranojë Marrëveshjen Bazike në tërësi dhe nuk pranon të zbatojë pjesë të saj. Pala serbe refuzoi të përfshihet në diskutim për dakordimin e planit të sekuencimit, si dhe në arritjen e formalizimit të marrëveshjes, bazuar në garancat e kërkuara në takimin e liderëve javën e kaluar. Diskutimi rreth çështjes së personave të zhdukur ekspozoi sërish që pala serbe është duke e sabotuar procesin, duke nxjerrë vazhdimisht kërkesa të reja me qëllim të bllokimit të procesit. Ndërkohë, zvarritje në zbatim nga ana e Serbisë janë evidentuar nga kryenegociatori i Kosovës edhe në Marrëveshjen e Energjisë”, thuhet në komunikatë.

Aty theksohet se takimi që zgjati më shumë se 6 orë, nisi me takime bilaterale, ndërsa u përmbyll me atë trilateral.

“Vazhdimi i procesit mbetet tek përpjekja për të gjetur rrugën përpara në arritjen e dakordimit rreth formalizimit dhe planit të sekuencimit për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të cilën BE-ja e ka shpallur si ligjërisht të obligueshme në tërësinë e saj dhe aneksit të zbatimit, që pikë filletare duhet ta ketë formalizimin e marrëveshjes mes palëve”, thuhet në komunikatë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Gjilan, ndalohet i dyshuari

Publikuar

nga

Policia e Kosovës (PK) njofton se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra në Gjilan, të cilat u gjetën në një veturë që u ndalua për kontroll. Sipas Policisë, vetura kishte targa suedeze dhe u kap në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Njësitet policore të kufirit, gjatë realizimit të detyrave të tyre, vëzhgimit të vijës kufitare Republika e Kosovës-Serbi, ka ndaluar për kontroll një veturë targa suedeze. Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme me pajisje elektronike të përdorura: llaptop, zmadhues të zërimit, shtëpiza kompjuterike, monitorë, radio elektronike, pastaj mall komercial amvisërie (aparat për kafe), motor i motoskafit, një sasi e trotinetëve elektrikë, kositëse e barit me benzinë dhe pajisje e vegla tjera pune”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje, kurse për personin e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

KQZ publikon raportet financiare të subjekteve politike, kaq janë të hyrat dhe shpenzimet e VV-së, PDK-së dhe LDK-së

Publikuar

nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të martën raportet e audituara financiare të subjekteve politike për vitin 2023. Sipas KQZ-së, partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje ka mbi dy milionë euro ose më shumti të hyra për vitin e kaluar krahasuar me partitë tjera. Në LVV-së të hyrat për vitin 2023 kanë qenë 2,000,750 euro, ndërsa shpenzimet 1 milonë e 384 euro.

Partia e dytë më e madhe në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pasur të hyra 951 mijë e 483.00 euro më 2023, ndërsa shpenzime 717 mijë e 543 euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjatë vitit 2023 ka pasur të hyra 723 mijë e 169 euro dhe shpenzime 431 mijë e 824 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka raportuar të hyra 280 mijë euro dhe shpenzime 268 mijë e 16 euro gjatë vitit 2023.

Ndërsa subjekti politik Lista Serbe ka pasur 314 mijë e 348 euro të hyra, kurse shpenzime 295 mijë e 917 euro.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara