Lajmet

​Kuvendi mblidhet për krizën energjetike dhe masat e Qeverisë

Seanca e parë nis në ora 11:00.

Publikuar

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca të ndryshme. E para e cila nis në ora 11:00 është seancë e jashtëzakonshme për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shpallur gjendjen e emergjencës energjetike, masa të cilat duhet të marrin miratimin e përfaqësuesve të popullit.

Ndërsa, seanca e dytë që nis në ora 12:00 është vazhdim i seancës të së premtes ku do të nisë me debatin parlamentar në lidhje me situatën energjetike në vend e për të vazhduar me votimin e disa projektligjeve dhe shqyrtimin e disa të tjerave.

Projektligjet që pritet të shqyrtohet dhe votohen:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,

5. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-097 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse,

6. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-096 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit,

7. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-100 për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin,

8. Votimi i Projektligjit 08/L-105 për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027),

22. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

23. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

24. Zgjedhja e dy (2) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”,

25. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,

28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,

30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,

31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,

32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,

33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,

34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,

35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,

36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,

37. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,

38. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

39. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,

40. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,

41. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,

42. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,

43. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,

44. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,

45. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,

46. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,

47. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,

48. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

49. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore,

Lajmet

Asociacioni kusht për anëtarësim në KiE?

Publikuar

nga

Pas gati dy vitesh nga koha e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në mes të muajit maj pritet që të votohet në fazën finale për anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill. Por ende Kosova po përballet me pasigurinë e anëtarësimit të plotë.

Së fundmi edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se anëtarësimi është i lidhur me themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Deklaratat e tilla politologu Albinot Maloku i quan presion për asociacionin, duke shfrytëzuar momentumin kritik kur Kosova është vetëm një hap pranimit.

“Tani po shfrytëzohet momentumi që t’i bëhet presion Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, çdo çështje që ndërlidhet tani ndërlidhet me pjesën e sektorit politikë të shfrytëzimit të momentumit ndaj Kosovës, a është i drejtë asesi nuk është i drejtë, por që republika e Kosovës ka pasur eksperienca me këso lloj presione dhe me këso lloj kushtëzimesh për të gjitha proceset, kujtojmë çështjen e liberalizimit të vizave që ndërlidhej me demarkacionin në mes kufirit Kosovës dhe Malit të Zi dhe çështjeve të tjera”, deklaroi ai.

E në rast se Kosova nuk arrin të anëtarësohet në këtë Këshill, atëherë sipas Malokut ky do të ishte dështim.

“Mosfutja e Kosovës në këtë proces do të jetë dështim i llojit dhe praktikë e përsëritur që merr kohë për diçka që do duhej të kryhej në kohën e duhur siç ishte edhe çështja e liberalizimit të vizave që na mori kohë si pasojë e veprimeve në lidhje me demarkacionin edhe që më në fund ndodhi për qeverinë aktuale pavarësisht se ishte kundështuese e madhe e atij procesi ndodhi dhe u bë që të jetë çështje e mbyllur”, shtoi ai.

Por çështja e anëtarësimit ose jo në Këshill të Evropës, ndërlidhet edhe me një faktor tjetër.

“Ka pasur një angazhim qoftë të parlamentit të republikës së Kosovës dhe komisioneve përkatëse, por edhe të politikës së jashtme, mirëpo kam përshtypjen për arsyejnë kjo ndërlidhet me veprimet e kryeministrit të vendit dmth të qeverisjes së Kosovës sa i përket kërkesave decidive të faktorit ndërkombëtar, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ecet drejt implementimit të po-s së kryeministrit Kurtit të thënë në Bruksel dhe në Ohër”, deklaroi ai.

Takimi i Këshillit të Evropës pritet të mbahet më 16 maj, ku së paku dy e treta e 46 anëtarëve të këtij Këshilli duhet të jenë në favor të vendit./UBTNews/

Realizoi: Dea Berisha

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Pezullimi i armëve nga SHBA për Izraelin nuk do të ketë ndikim në operacionet e Izraelit në Rafah

Publikuar

nga

Elijah Magnier, një analist ushtarak dhe politik, thotë se masa e presidentit amerikan, Joe Biden për të kufizuar disa armë në Izrael nuk do të ndryshojë strategjinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Rafah.

“Kjo nuk do të ndryshojë asnjë nga planet e Netanyahut për të pushtuar Rafahun”, tha Magnier për Al Jazeera.

“Përkundrazi, do t’i japë atij kohë të mjaftueshme për të kaluar më shumë kohë në Rafah dhe për të ecur shumë ngadalë për t’u siguruar që kjo luftë do të zgjasë sa më gjatë të jetë e mundur”, shtoi ai.

Magnier shtoi se pauza e armëve amerikane është e parëndësishme sepse zbatohet vetëm për “bombat inteligjente, jo bombat memece, të cilat Izraeli i ka mjaft dhe i ka përdorur për shtatë muajt e fundit”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ngacmim të vazhdueshëm seksual

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet A.D.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri me datën 08 maj 2024, në Gjakovë, e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi një të mitur.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.D., nga muaji Dhjetor i vitit 2023 e deri me dt.08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyre që pasi që i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje sipas njoftimit me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ngacmim seksual në vazhdimësi.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Televizioni belg ndërpret transmetimin e Eurovisionit

Publikuar

nga

Televizioni i Belgjikës, VRT ndërpreu transmetimin e kompeticionit të këngës, Eurovision, të enjten mbrëma, për të dhënë një mesazh përmes së cilit dënon luftën e Izraelit në Gaza dhe shtypjen e lirisë së shtypit.

“Ne dënojmë shkeljet e të drejtave të njeriut nga shteti izraelit. Përveç kësaj, Izraeli po shkatërron lirinë e shtypit”, thuhet në mesazhin e transmetuar. “Prandaj, ne po bëjmë një pushim të përkohshëm nga transmetimi ynë. Tani, armëpushim”.

Thirrjet ndaj Eurovisionit për t’ia ndaluar pjesëmarrjen Izraelit, i cili tashmë ka rezervuar biletën për finalen e madhe të konkursit, janë rritur në mes të luftës në Gaza.

Eurovision i rezistoi thirrjeve për të larguar Izraelin, por i kërkoi vendit të modifikojë tekstin e këngës së tij origjinale, “October Rain”, e cila dukej se i referohej sulmit të 7 tetorit të Hamasit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara