Sport

​Me ceremoni shtetërore sot pensionohet Majlinda Kelmendi

Ceremonia do të fillojë nga ora 18:00.

Published

on

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi edhe zyrtarisht sot do të pensionohet nga të gjitha aktivitetet e saj si xhudiste aktive.

Me këtë rast, do të organizohet një ceremoni nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të mbahet ne Institutin “Ali Hadri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00.

Majlinda pati arritje të mëdha në skenën botërore të xhudos ku gjatë karrierës së saj ka koleksionuar 46 trofe shumë të rëndësishme në këtë sport, transmeton KosovaPress.

Kelmendi i ka fituar 32 medalje të arta në gara të mëdha të xhudos gjatë karrierës, 6 të argjendta dhe 8 të bronzta. Ajo do të largohet pas një karriere jashtëzakonisht të shquar, si kampione olimpike, kampione botërore (2 herë) dhe kampione kontinentale (4 herë).

Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, grua apo burrë, dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.

Së fundi ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 ku pësoi disfatë dëshpëruese në rrethin e parë në kategorinë 52 kilogramë. Ajo tashmë është angazhuar si trajnerë e këtij sporti përkrah trajnerit Driton Kuka.

Lajmet

​Nënshkruhet Master Plani mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe EHF-së

Published

on

Federata e Hendbollit të Kosovës ka arritur një tjetër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të zhvillimit të këtij sporti.

Të enjten mbrëma në Austri është nënshkruar Master Plani me Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF).

Ky plan është i vlefshëm për tre vjet dhe synon kryesisht shtrirjen e hendbollit nëpër shkolla, gjë që pritet të ndikojë në rritjen e numrit të fëmijëve dhe lojtarëve të rinj që merren me këtë sport.

Marrëveshja u nënshkrua në prag të Kongresit Zgjedhor të EHF-së, i cili po mbahet sot dhe nesër në Andau të Austrisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rashford: “Dua të qëndroj te Barcelona për shumë vite”

Published

on

Marcus Rashford shkëlqeu me një dopietë në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Newcastle në Ligën e Kampionëve, duke dhënë një mesazh të qartë drejtuesve blaugrana dhe tifozëve që dëshiron të qëndrojë gjatë në “Camp Nou”.

Sulmuesi anglez, i huazuar nga Manchester United, u shpall edhe MVP i ndeshjes dhe pas sfidës deklaroi:

“Dua të qëndroj këtu për sa më shumë vite. Ndihem shumë mirë dhe dua të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë.”

Rashford, 27-vjeçar falënderoi trajnerin Hansi Flick për besimin dhe vlerësoi shokët e skuadrës, duke theksuar atmosferën pozitive në ekip.

“Është freskuese të luash me këta djem të rinj që luajnë me vetëbesim. Të luash për Barcelonën është një përvojë e jashtëzakonshme”, tha ai.

Fitorja ndaj Newcastle ishte e para jashtë fushe për Barcelonën në hapje të fazës së grupeve të Champions-it pas 19 vitesh.

Rashford la të kuptohet qartë se dëshiron ta shndërrojë huazimin në një qëndrim afatgjatë në Kataluni./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Renditja e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26

Published

on

Pas mbylljes së javës së parë të fazës së ligës në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve, surprizat nuk kanë munguar dhe renditja aktuale e dhjetë skuadrave kryesuese premton një garë të fortë.

Në krye të tabelës ndodhet Eintracht Frankfurt që ndan vendin e parë me Paris Saint-Germain, i cili gjithashtu nisi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndjekje të tyre janë Club Brugge dhe Sporting, të dyja me tre pikë dhe një diferencë golash +3.

Vendin e pestë e ndajnë Union Saint-Gilloise, Bayern Munich, Arsenal, Inter dhe Manchester City, të gjitha me nga tre pikë dhe golavarazh +2, duke treguar se konkurrenca është tepër e ngushtë që në start.

Qarabağ, me një fitore minimale dhe golavarazh +1, mbyll dhjetëshen e parë.

Renditja e javës së parë tregon qartë se format i ri i fazës së ligës sjell më shumë rivalitet dhe çdo gol mund të bëhet vendimtar për pozitën përfundimtare.

Edhe pse është vetëm fillimi, pritet një sezon i nxehtë ku ekipet më të mëdha të Europës do të luftojnë fort për të siguruar një vend në fazat e eliminimit direkt./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Haaland thyen një tjetër rekord historik

Published

on

Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Napolin 2-0 në stadiumin “Etihad”. Pavarësisht se luajti për një pjesë të mirë të ndeshjes me 10 lojtarë, heroi i takimit ishte Erling Haaland, i cili theu një tjetër rekord historik.

Sulmuesi norvegjez shënoi golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve në vetëm paraqitjen e 49-të, duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin këtë shifër.

Haaland realizoi me kokë pas një asistimi nga Phil Foden në minutën e 56-të, duke kaluar Cityn në avantazh.

Pak më herët, Napoli mbeti me një lojtar më pak pasi Giovanni Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Haaland, vendim i marrë pas ndërhyrjes së VAR-it.

Në minutën e 66-të, Jeremy Doku dyfishoi shifrat me një gol të bukur pas një aksioni personal, duke vulosur suksesin e kampionëve të Anglisë.

Edhe pse Napoli tentoi të mbrohej dhe portieri Milinkovic-Savic bëri disa pritje vendimtare, nuk mundi të shmangte disfatën e parë në këtë edicion të UCL, ndërsa mbetet ende pa fitore në tokën angleze pas 13 përpjekjesh në të gjitha garat./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara