Lajmet

​Kelmendi: Gjatë luftës së Laurës kisha emocione sikur të garoja vet

Published

on

Majlinda Kelmendi ka komentuar suksesin e Laura Fazliut e cila në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris është stolisur me medalje të bronztë.

Ajo këtë sukses e arriti nën drejtimin e tashmë trajneres Majlinda Kelmendi, e cila ka thënë se gjatë luftës së Laurës i kishte emocionet njëjtë sikur të ishte duke luftuar vet në tatami.

“Sigurisht shumë emocionuese dhe jo vetëm tani në Lojërat Olimpike por në çdo garë që kam shkuar me Laurën, si në kampionat evropian, botëror i kam pasur ndjenjat sikur të garoja vet edhe realisht dje ka qenë edhe më emocionuese sepse Laura gjatë gjithë ditës ka pasur shumë emocione, ka qenë e ngarkuar dhe realisht nuk e ka dhënë maksimumin kështu që na i ka luhatur ashtu emocionet gjatë gjithë ditës, mirëpo në fund kur mori medalje sigurisht që u përmbyll dita në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Kelmendi.

Përveç Laurës, me medalje është stolisur edhe xhudistja tjetër Distria Krasniqi e cila ka rrëmbyer medaljen e argjendtë./UBTNews/

Lajmet

United Hospital vendos shëndetin e gjakut në qendër të kujdesit – diagnostikim modern dhe trajtim profesional nga ekspertët e hematologjisë

Published

on

Prishtinë – Shëndeti i organizmit nis nga një prej elementeve më të rëndësishme të jetës sonë – gjaku. Çdo ndryshim në përbërjen dhe funksionimin e tij mund të jetë një sinjal i hershëm që kërkon vëmendje profesionale, diagnostikim të saktë dhe trajtim të përshtatur sipas nevojave të pacientit.

Duke e vendosur kujdesin parandalues dhe trajtimin cilësor në fokus të misionit të saj, United Hospital vazhdon të zgjerojë shërbimet e avancuara mjekësore, duke ofruar kujdes të specializuar edhe në fushën e hematologjisë – një degë e mjekësisë që luan rol thelbësor në identifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të gjakut.

Në këtë departament, pacientët marrin shërbime profesionale nga Dr. Aferdita, e cila ofron vlerësim të detajuar mjekësor, diagnostikim të avancuar dhe trajtim për një gamë të gjerë të çrregullimeve hematologjike, nga anemitë e ndryshme deri te patologjitë më komplekse të sistemit të gjakut.

Lodhja kronike, dobësia fizike, rënia e imunitetit, marramendja apo shqetësimet me koagulimin shpesh mund të jenë shenja që organizmi kërkon një kontroll më të thelluar. Përmes ekzaminimeve profesionale dhe qasjes individuale ndaj çdo pacienti, ekipi i United Hospital synon që problemet shëndetësore të identifikohen në kohë dhe të trajtohen sipas standardeve bashkëkohore mjekësore.

Filozofia e këtij institucioni shëndetësor bazohet në një parim të qartë: kujdesi për shëndetin nuk fillon vetëm kur shfaqet sëmundja, por shumë më herët – përmes kontrollit, diagnostikimit të hershëm dhe ndërhyrjes së duhur profesionale.

Me investim të vazhdueshëm në ekspertizë mjekësore, teknologji moderne dhe shërbime të specializuara, United Hospital mbetet e përkushtuar që çdo pacient të marrë trajtim të sigurt, profesional dhe njerëzor, duke menduar për çdo detaj që ndikon në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së qytetarëve./rajonipress/

📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron armë, tetë thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme në Skenderaj

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, mjete të ftohta dhe gjësende të tjera të kundërligjshme gjatë një aksioni të zhvilluar në zonën e Skenderajt.

Sipas njoftimit të Policisë në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, aktiviteti është realizuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), në bashkëpunim me njësi të tjera policore, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit veror.

Gjatë kontrolleve të automjeteve dhe personave të dyshuar janë sekuestruar një armë zjarri, tetë thika, një radiolidhje, një maskë, tri shufra metalike, si dhe gjësende të tjera që dyshohet se janë përdorur ose ishin të destinuara për kryerjen e veprave penale.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, janë intervistuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale në koordinim me prokurorët kompetentë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë bashkëpunimin duke raportuar çdo rast të dyshimtë përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose përmes adresës elektronike zyrtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas ministrisë, punimet janë duke u zhvilluar sipas planit dhe synojnë rritjen e sigurisë në komunikacion, si dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore.

“Punimet për rehabilitimin e skarpateve po vazhdojnë sipas planit, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së infrastrukturës rrugore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona dyshohen se keqpërdorën kartelën bankare, bënë blerje rreth 200 euro

Published

on

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për shpërdorim të pasurisë së huaj, pasi dy persona dyshohet se kanë përdorur një kartelë bankare të gjetur për të kryer blerje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:10 në rrugën “Adem Mikullovci” në Mitrovicën e Veriut.

Ankuesja ka raportuar se i kishte humbur kartela bankare, ndërsa përmes saj ishin kryer disa blerje.

Pas veprimeve hetimore, policia identifikoi dy të dyshuar, të cilët gjatë intervistimit pranuan se e kishin gjetur kartelën dhe e kishin përdorur për të blerë artikuj në vlerë rreth 200 euro.

Me konsultim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara