Kronikë e zezë

​Mbyllen 13 qendra masazhi

Inspektimet do të vazhdojnë.

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Inspektoratit të Tregut në bashkëpunim me drejtorinë për hetimin e trafikimit me njerëz (DKKO) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), më 15 dhe 16 mars, kanë realizuar kontrolle në qendra të ndryshme të masazheve, me ç’rast kanë inspektuar 57 qendra masazhi me veprimtari mirëmbajtje trupore.

Sipas njoftimit, inspektorët e tregut kanë mbyllur 13 operatorë ekonomikë në mungesë të pëlqimit sanitar dhe janë shqiptuar 13 aktvendime gjobë për parregullësitë e evidentuara.

“Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Një i lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Published

on

Polica e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar nga një aksident i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç tha Ahmeti, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, duke bërë që përveq dëmeve materiale edhe mbajtëset anësore të rrugës të lëvizin nga vendi.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

4 policë para suspendimit, ​keqtrajtuan dy qytetarë brenda ndërtesës së policisë

Published

on

Departamenti i Hetimeve i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë në detyrë në Stacionin Policor të Podujevës, për tejkalim të autorizimeve gjatë përdorimit të forcës.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda zyrave të stacionit policor kanë keqtrajtuar dy qytetarë, njëri prej tyre i mitur, që ndodheshin në ndalim.

Hetimet ndaj katër zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt me dyshimin për se kanë kryer veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

IPK nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin e keqtrajtimit të dy qytetarëve brenda ambienteve të policisë dhe as kohën kur ka ndodhur rasti, por ka thënë se hetuesit në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore për të sqaruar rrethanat./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

Për 10 muaj, Prokuroria e Pejës ngriti 1840 aktakuza

Published

on

Nga janari e deri në tetorin e këtij viti, Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se ka ngritur 1 mijë e 840 aktakuza. Sipas komunikatës për media nga kjo Prokurori, rezulton se ka më shumë aktakuza se sa në përudhen e njëjtë kohore të vitit të kaluar, pra 12.67 për qind më shumë se vitin e kaluar.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore janar- tetor të këtij vitit ka ngritur 1840 aktakuza, ose 12.67 % me shumë krahas vitit të kaluar me të njëjtët periudhë që ishin ngritur 1633 aktakuza. Kjo prokurori gjer në muajin tetor të këtij vitit ka pranuar gjithsej 2612 lëndë, ose 14.2% me shumë në periudhën kohore janar – tetor të vitit 2024, që ishin pranuar 2.288 lëndë. Nga lëndë në punë që ka pasus kjo prokurori brenda 10 muajve të vitit 2025, janë përfunduar gjithsej nga prokuroret e shtetit 2.733 lëndë, ose 16.65% me shumë se 10 muajt e vitit 2024 që ishin përfunduar 2.343 lëndë”, thuhet në komunikatën për media të kësaj Prokurorie.

Më tej nënvizohet se Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të trajtimit të lëndëve penale, gjithmonë në suaza të profesionalizmit dhe objektiviteti./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që i njëjti me veturë ka goditur një zyrtar policor kur patrulla e kishte ndaluar për kontroll. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Zyrtari policor thuhet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur ditën e dielë në Podujevë./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Të kërkuara