Sport

​Lojtari i Dritës shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Hamdi Namani lojtari më i mirë i Superligës.

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës ka shpallur lojtarin më të mirë të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës.

“Ylli i javës” për xhiron e 19-të, të parën në stinorin pranveror në BKTSuperligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Drita, Hamdi Namani.

Mesfushori qendror i bardhekaltërve realizoi “hat-trick” në ndeshjen kundër KF Feronikelit, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat bindës, 7:0.

Me këtë fitore, FC Drita ka marrë kryesimin në renditjen e BKTSuperligës, me 37 pikë.

Lajmet

​Guardiola për Yamal: Mos e krahasoni me Messin

Published

on

Pep Guardiola ka reaguar me maturi dhe përgjegjësi ndaj entuziazmit që po rritet rreth talentit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Trajneri i Manchester Cityt, u bëri thirrje tifozëve dhe opinionit publik që të tregohen të kujdesshëm me krahasimet, sidomos ato me Lionel Messin tha në një intervistë të fundit për GQ Hype.

“Ta krahasosh Lamine Yamal me Messin është një gjë e madhe. Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un,” tha Guardiola, duke theksuar se pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm të 17-vjeçarit, është e padrejtë dhe e dëmshme të vendoset një barrë kaq e rëndë mbi supe të një lojtari kaq të ri.

Guardiola, i cili ka qenë vetë dëshmitar i shpërthimit të Lionel Messit në Barcelonë dhe ka udhëhequr njërin nga epokat më të lavdishme të klubit katalanas, theksoi se çdo lojtar duhet të ketë kohën dhe hapësirën e tij për të ndërtuar një karrierë të veçantë.

“Duhet ta lejojmë të ndjekë rrugën e tij, të rritet si futbollist dhe si njeri, pa presione të panevojshme. Lojtarët si ai kanë nevojë për mbështetje, jo për krahasime,” shtoi trajneri katalanas.

Lamine Yamal, i cili në sezonin e fundit ka bërë paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, është cilësuar si një prej talenteve më premtues në futbollin evropian. Megjithatë, fjalët e Guardiolës janë një kujtesë se suksesi në nivelin më të lartë kërkon durim, qetësi dhe mbi të gjitha, një mjedis të shëndetshëm për zhvillim.

 

Continue Reading

Lajmet

Xhaka rikthehet në Premierligë

Published

on

Mesfushori i njohur shqiptar, Granit Xhaka, pritet të jetë lojtari më i ri i Sunderlandit. Klubi anglez, siç raporton gazetari Fabrizio Romano, ka arritur marrëveshje të plotë me Bayer Leverkusen për transferimin e 31-vjeçarit, me vlerën e marrëveshjes që kap shifrën e 20 milionë eurove.

Xhaka pritet të firmosë një kontratë trevjeçare me “Black Cats”, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin anglez deri në qershor të vitit 2028.

Ky është një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere në Angli, jo vetëm për vlerën, por edhe për emrin dhe peshën që bart Xhaka në futbollin ndërkombëtar. Ish-kapiteni i Arsenalit dhe një prej liderëve të Kombëtares së Zvicrës, do të rikthehet kështu në futbollin anglez pas një periudhe të suksesshme në Bundesliga me Bayer Leverkusen.

Xhaka do të udhëtojë sot drejt Anglisë për t’iu bashkuar ekipit të ri dhe për të kaluar testet mjekësore para zyrtarizimit të plotë.

Ky transferim vjen pas javësh të tëra spekulimesh, ku për të kishte shprehur interes edhe gjigantët italianë si AC Milan dhe Inter. Mediat në Itali raportuan për një garë të ngushtë mes dy klubeve të Serie A për të siguruar shërbimet e mesfushorit, por në fund ishte Sunderland që lëvizi më shpejt dhe më konkret për të bindur Leverkusenin dhe vetë lojtarin.

Continue Reading

Lajmet

PSG e detyron Skriniarin të stërvitet me ekipin U21

Published

on

Milan Skriniar aktualisht është duke pritur të shohë nëse Paris Saint-Germain dhe Fenerbahçe do të finalizojnë më në fund një marrëveshje për transferimin e tij të përhershëm në Turqi, ku ai luajti si huazim në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

Sipas “Équipe”, palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje me vlerë 10 milionë euro, me PSG-në që ka publikuar raportime se ajo mund të arrihet deri në fund të kësaj jave.

Ndërkohë, siç raporton gazeta franceze në edicionin e saj online, ish-mbrojtësi i Interit po stërvitet me ekipin parizien U-21, duke arritur në qendrën stërvitore me taksi nga hoteli i tij, ku po qëndron përkohësisht me shpresën se marrëveshja do të materializohet shpejt.

Continue Reading

Lajmet

​Objektivi i madh i Chelseat mungon në miqësoren e klubit aktual

Published

on

Chelsea është afër blerjes së Jorrel Hatos mbi 40 milionë euro, pasi ylli i Ajaxit mungon në miqësoren kundër Comos duke nxitur spekulimet për transferimin e tij.

Pasi mungoi në miqësoren kundër Celtic, Jorrel Hato u la përsëri jashtë skuadrës së Ajaxit për ndeshjen e tyre kundër Comos, mes spekulimeve se mbrojtësi holandez mund të bashkohet me Chelsean këtë verë. “Blutë” kanë qenë në bisedime me skuadrën e Eridivisie që nga fillimi i korrikut dhe tani thuhet se janë afër sigurimit të transferimit të 19-vjeçarit.

Sipas “The Athletic”, “Blutë” janë afër arritjes së një marrëveshjeje me Ajaxin për transferimin e Hatos. Bisedimet janë ende duke vazhduar midis dy klubeve, ndërsa mbrojtësi holandez ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët e Premier Ligës .

Raporti shton se Chelsea po negocion me Ajaxin për të ulur çmimin e kërkuar prej 40 milionë eurosh. “Blutë” ishin të lidhur me një transferim të mbrojtësit që nga fillimi i korrikut. Hato u kërkua gjithashtu nga Arsenali në janar 2024, megjithatë, i riu më vonë nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me klubin.

Hato debutoi me ekipin e parë për Ajaxin në vitin 2023 dhe është paraqitur në 111 ndeshje në të gjitha garat. Në sezonin 2024-25, adoleshenti luajti kryesisht në pozicionin e mbrojtësit të majtë, megjithëse është i aftë të luajë edhe si mbrojtës qendror.

Fituesit e Kupës së Botës për Klube do të luajnë dy ndeshje miqësore kundër Bayer Leverkusen dhe AC Milan në shtëpi, përpara se të nisin sezonin e ri kundër Crystal Palace më 17 gusht.

Continue Reading

Të kërkuara