Lajmet

FFK pajtohet me vërejtjet e MKRS-s, Kuvendi i Punës do të përsëritet

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës do pa përsëris Kuvendin e Punës të mbajtur më 20 shkurt të këtij viti pasi Komisioni Vlerësues brenda Ministrisë së Sportit kishte gjetur parregullësi në këtë kuvend, me theks të veçantë në pjesëmarrjen e dy klubeve që nuk ishin të licencuara në këtë kuvend.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, MKRS kishe pezulluar lëshimin e vërtetimeve nga Ligji i Sponsorizimeve për të gjitha klubet e futbollit, duke shkaktuar kështu dëm të madh financiar tek secila prej tyre.

Por, situata tashmë ka ndryshuar. Ekskluzivisht për KosovaPress, Kryesuesi i Komisionit për Licencim të Federatave Sportive, Fidan Shatri ka thënë se FFK është pajtuar që ta përsëris Kuvendin e Punës duke u pajtuar me gjetjet e shkeljeve nga ana e MKRS-së

Sipas zyrtarit të MKRS-së, Fatmir Shatri, një nga shkeljet më të theksuara ishte përfshirja e klubeve të palicencuara në procesin e vendimmarrjes, çka bie ndesh me Ligjin për Sport.

“Rasti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka qenë pas vlerësimit të komisionit mbi kuvendin e punës që është mbajtur në muajin shkurt, kanë qenë disa vërejtje të cilat kanë qenë edhe publike, dhe një nga vërejtjet kyçe ka qenë pjesëmarrja e klubeve të cilat nuk janë të licencuara në procesin e vendimmarrjes, pra pjesëmarrja në Kuvendin e Federatës së Futbollit. Në rastin e tillë është standard për të gjitha federatat që klubet të cilat nuk janë të licencuara nuk mund të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe me strukturat e federatës përkatëse, në këtë rast FFK”, ka thënë fillimisht Shatri.

Shatri ka bërë të ditur se FFK është zotuar që Kuvendi i të mbahet gjatë muajit qershor

“Pas vlerësimit të komisionit, kemi pasur disa takime me FFK-në ku me të gjitha federatat jemi të gatshëm të kontribuojmë në mundësinë e dhënies së propozimeve tona në lidhje me harmonizimin e të gjitha akteve pasi është ligj i ri i sportit dhe nuk është i njohur për të gjithë. Në këtë rast, Federata e Futbollit është pajtuar që të gjeturat që i ka dhënë komisioni në drejtim të federatës që këto të gjetura ku kanë marrë pjesë klubet e palicencuara është vërejtje e komisionit që nuk mund të jenë pjesë e kuvendit. Në këtë rast, janë zotuar që gjatë muajit qershor Federata e Futbollit do ta mbaj Kuvendin e Punës dhe në harmoni me Ligjin për Sport, udhëzimet dhe rekomandimet e komisionit të miratohen në kuvendin që do të mbahet në qershor”, ka bërë të ditur Shatri.

Ai ka shtuar në fund se në rast se FFK nuk e mban këtë zotim, atëherë mund të pezullohet sërish lëshimi i vërtetimeve të sponsorizimit për të gjitha klubet sportive që janë anëtare të FFK-së.

 

Vendi

Vdes një shtetas i Shqipërisë gjatë trajtimit mjekësor në Prishtinë, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, pas ndërrimit të jetës të një shtetasi të Shqipërisë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar të mërkurën rreth orës 08:40, ku viktima burrë po merrte trajtim mjekësor në kohën kur ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, i cili do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes. Policia po vazhdon me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kontroll në një kafeteri në Gjilan: Arrestohen tre persona me armë pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje gjatë një operacioni të realizuar sot në qytetin e Gjilanit.

Kontrolli policor është ushtruar ndaj tre burrave, derisa ata po qëndronin brenda një kafeterie. Gjatë kontrollit fizike, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale tri armë zjarri dhe një mjet të ftohtë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar:

  • Një pistoletë e kalibrit 9×19 mm me një karikator dhe 10 fishekë;
  • Një pistoletë e llojit TT e kalibrit 7.62 mm me një karikator dhe 8 fishekë;
  • Një pistoletë e llojit “Sig Sauer” e kalibrit 9×19 mm me një karikator dhe 7 fishekë;
  • Një mjet i ftohtë (thikë).

Të tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor ku janë intervistuar sipas procedurave ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjendet 13-vjeçari i raportuar si i zhdukur në Ferizaj, qytetarët e dorëzojnë në polici

Published

on

By

Është gjetur 13-vjeçari me inicialet I.Q., i cili ishte raportuar si person i zhdukur që nga data 1 nëntor, pas largimit nga një strehimore në fshatin Dardani të Ferizajt ku ndodhej nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, gjetja e të miturit u bë e mundur pas angazhimit të hetuesve rajonalë në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan. Në orët e para të mëngjesit të sotëm (5 nëntor), rreth orës 00:15, disa qytetarë e kanë vërejtur të miturin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kanë shoqëruar menjëhitë për në stacionin policor.

Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, i mituri është dërguar për strehim të përkohshëm në një ambient të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare nga institucionet kompetente. Policia ka bërë të ditur se po vazhdon trajtimin e rastit sipas procedurave ligjore në fuqi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Fitore historike me 9 gola: Como e Fabregasit shkatërron Lensin dhe thyen rekorde në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Skuadra italiane Como ka hyrë në librat e historisë së futbollit evropian, duke regjistruar një nga triumfet më spektakolare që ka njohur ndonjëherë Liga e Kampionëve, pasi mposhti Lensin me rezultatin e pabesueshëm 1-9 në udhëtim.

Ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas me këtë përfundimtar barazoi rekordin historik për fitoren më të thellë me optikën e tetë golave diferencë, një arritje kjo që mbahej më parë vetëm nga Liverpooli (8-0 ndaj Besiktasit në vitin 2007) dhe Real Madridi (8-0 ndaj Malmos në vitin 2015).

Përveç barazimit të këtij rekordi, Como u bë ekipi i parë në historinë e kompeticionit që arrin të shënojë nëntë gola si mysafir. Deri më tani, vetëm Bayern Munichu kishte realizuar nëntë gola në një ndeshje (në fitoren 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit në vitin 2024), por ato i kishte shënuar në fushën e vet.

Protagonist kryesor i mbrëmjes ishte sulmuesi Tasos Douvikas i cili realizoi het-trik, ndërsa seria e golave u plotësua nga Nico Paz, Lucas Da Cunha, Marc-Oliver Kempf, Mattia Liberali, Martin Baturina dhe Matteo Papaccioli.

Kjo paraqitje mbetet një tjetër dëshmi e ecurisë mbresëlënëse të Comos në edicionin e saj debutues në elitën e futbollit evropian. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara