Lajmet

​Kallas në Shkup: Plotësoni kushtet

Published

on

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas pas takimit në Shkup me kryeministrin Hrisitjan Mickoski, paralajmëroi se ka mundësi për lëvizje, lidhur me bllokadën e rrugës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat i kërkon Bullgaria.

“Rruga deri në anëtarësim nuk është e lehtë dhe porosia e ime sot është që të mbeteni në të njëjtin drejtim. T’i ndërmerrni hapat e nevojshme për hapjen e bisedimeve hyrëse”, tha Kaja Kallas, përfaqësuese e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

“Është e qartë se duam që Maqedonia e Veriut me të vërtetë të lëvizë nëpërmjet kësaj rruge dhe e dimë se ka pengesa. Atë e diskutuam sot që të mundemi të gjejmë mekanizma që të tejkalohen ato pengesa. Gjithsesi kryeministri mund t’i sqarojë idetë e tij, por vlerësoj se ka hapësirë ku mundemi të bëjmë diçka, nuk do të hyja në detaje. Në qoftë se lëvizim, atëherë do ta publikojmë para mediave”, theksoi Kaja Kallas, përfaqësuese e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, shkruan Alsat.

Mickoski, nga ana tjetër theksoi se vendi është i gatshëm për zgjidhje të ngërçit me Bullgarinë, megjithatë ajo duhet të jetë e qëndrueshme dhe e dinjitetshme.

“Sot, kërkova trajtim korrekt. Kërkova qëndrueshmëri. Evropa të tregojë lidership, i cili do të sjellë diçka me vlerë për qytetarët në realitet. Të kthehet besimi në idenë evropiane, veçanërisht te të rinjtë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.

“Dora jonë mbetet e shtrirë. Ne jemi të hapur për miqësi, dialog dhe bashkëpunim. Por ne qëndrojmë të vendosur, të drejtë dhe dinjitoz – me porosi të qartë: jemi gati. Evropa mund të mbështetet te ne – dhe tani është koha që ne të fillojmë të mbështetemi te Evropa”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër, transmeton KosovaPress.

Kallas gjatë ditës ka realizuar takime edhe me ministrin e Jashtëm Timço Mucunski dhe atë të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Kallas viziton Shkupin, derisa ende nuk ka një strategji të qartë se vendi do ta tejkalojë veton e Bullgarisë për fillimin e negociatave, e cila kërkon që të futen bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Ky kusht, është pjesë e kornizës negociuese, ndërsa Bullgaria këmbëngul që për të nuk ka çfarë të rinegociohet. Megjithatë, Maqedonia e Veriut kërkon garanci që të mos përsëritet ngecja, me ndonjë veto tjetër eventuale në lidhje me çështjet bilaterale.

Live

Alarm për bombë në fluturimin Dublin–Romë: Avioni i “Aer Lingus” devijohet me urgjencë drejt bazës ushtarake në Francë

Published

on

By

Një aeroplan pasagjerësh i kompanisë “Aer Lingus” i llojit Airbus A320, i cili po udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar me urgjencë drejt bazës ajrore Évreux në Fauville të Francës, pas marrjes së një alarmi për kërcënim me bombë.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit të Francës, Sébastien Lecornu, e cila bëri me dije se autoritetet franceze po e monitorojnë situatën nga afër dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

“Po e monitorojmë nga afër situatën në lidhje me avionin e devijuar pas një kërcënimi me bombë”, thuhet në deklaratën zyrtare të zyrës së kryeministrit francez.

Sipas të dhënave të fluturimit, avioni i fluturimit EI402 të “Aer Lingus” ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dublinit në orën 06:23 të mëngjesit dhe kishte si destinacion Aeroportin Fiumicino “Leonardo da Vinci” në Romë, ku parashikohej të ulej në orën 10:50. Autoritetet e sigurisë po kryejnë kontrollet e nevojshme në bazën ushtarake në Francë. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Kurti bën homazhe në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në shënimin e 10-vjetorit të vdekjes së tij.

Pasi bëri nderime te varri i Deharit, kryeministri Kurti deklaroi se një dekadë pa të është një periudhë e gjatë si për familjen, ashtu edhe për vetë shtetin e Kosovës, për shkak të mungesës së drejtësisë dhe zbardhjes së plotë të rastit.

“Sot, me rastin e 10-vjetorit të mbytjes së tij në burgun e Prizrenit, vendosëm lule dhe bëmë homazhe te varri i shokut tonë, aktivistit dhe studentit shembullor Astrit Dehari. 10 vjet pa Astritin janë shumë për familjen, por janë gjithashtu shumë edhe për Republikën e Kosovës, sepse vazhdon të mungojë e vërteta”, u shpreh Kurti para gazetarëve.

Nderimet e sotme shënojnë një dekadë nga ngjarja tragjike e nëntorit të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërsa thirrjet e familjarëve dhe opinionit publik për zbardhjen e plotë ligjore të rrethanave të vdekjes së tij vazhdojnë të mbeten aktuale. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kryeprokurori pranon në takim aktivistet pas protestave para Prokurorisë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Aktivistet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë vazhduar protestën e tyre para Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke kërkuar takim me kryeprokurorin Zejnulla Gashi lidhur me hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Fillimisht, policët dhe zyrtarët e zyrës i njoftuan protestuesit se në takim mund të merrnin pjesë vetëm pesë përfaqësues. Mirëpo, pas këmbënguljes së aktivisteve, kryeprokurori Gashi pranoi të priste shumicën e protestuesve në ambientet e zyrës së tij.

Në këtë takim, aktivistet pritet të paraqesin kërkesat e tyre për drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe trajtim rigoroz të rastit tragjik.

Protestat e nisura pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës kanë përfshirë edhe kërkesa politike e institucionale, me aktivistët që po kërkojnë shkarkimin e ministrave Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla, dorëheqjen e kryetarit të Pejës, si dhe masa ndëshkuese deri në burgim për gjyqtarët dhe prokurorët që janë marrë më parë me rastin. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një shtetas i Shqipërisë gjatë trajtimit mjekësor në Prishtinë, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, pas ndërrimit të jetës të një shtetasi të Shqipërisë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar të mërkurën rreth orës 08:40, ku viktima burrë po merrte trajtim mjekësor në kohën kur ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, i cili do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes. Policia po vazhdon me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara