Sport

UEFA: 10 mijë bileta falas në finalen e Ligës së Kampionëve

Biletat duhet t’iu ndahen mbështetësve besnikë dhe jo sponsorëve apo zyrtarëve të klubit.

Published

on

Përmes një vendimi të pashembullt 10,00 tifozë do të mund të shohin falas finalen e Ligës së Kampionëve.

Ky veprim i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) është në kundërshtim me organizimin e finales së futbollit amerikan, Super Bowl, të dielën.

Biletat më të lira për këtë organizim kanë kushtuar mijëra euro.

Sipas vendimit të UEFA-s, secili klub do të përfitojë 5,000 bileta për finalen që do të zhvillohet në Shën Petersburg të Rusisë më 28 maj.

Biletat duhet t’iu ndahen mbështetësve besnikë dhe jo sponsorëve apo zyrtarëve të klubit.

“Tifozët e futbollit janë gjaku i lojës”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin përmes një deklarate.

“Ne menduam se kështu do të kuptojmë vështirësitë që ata kanë përjetuar në dy vjetët e fundit dhe përsëri kanë arritur të mbështesin ekipet e tyre dhe të jetojnë me pasion edhe kur janë larg stadiumeve”.

Grupi, Mbështetësit e Futbollit të Evropës, ka mirëpritur këtë vendim të UEFA-s, duke njohur rëndësinë e turmave gjatë ndeshjeve.

“Tifozët nuk kanë sasi të pakufizuar të parave për të shpenzuar në futboll”, ka thënë ky grup përmes një deklarate.

“Ne jemi të lumtur që me këtë veprim pozitiv, UEFA ka pranuar faktin se inflacioni i vazhdueshëm në çmimin e biletave është duke përjashtuar secilën herë e më shumë njerëz nga shikimi i ndeshjeve”.

Continue Reading

Sport

Fundjavë e gjatë me ndeshjet e Kombëtares së vajzave

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në volejboll nga e premtja do t’i zhvillojë ndeshjet e fundit në kuadër të CEV Volleyball European League.

“Dardanet” do të përballen fillimisht me Malin e Zi të premten, ndërsa të dielën do të luajnë ndaj Hungarisë, ku synimi kryesor mbetet arritja e pikëve të para në këtë fazë të garave.

Ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ku pritet të ketë atmosferë sportive dhe mbështetje për ekipin kombëtar.

Federata dhe ekipi i vajzave kanë bërë thirrje që publiku të jetë i pranishëm dhe të mbështesë “Dardanet” në këto duele të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Sport

Ronaldo reagon pas barazimit të Portugalisë me Kongon

Published

on

Portugalia e ka nisur me barazim aventurën në Kupën e Botës, pasi u ndal 1:1 nga Republika Demokratike e Kongos në ndeshjen e parë të fazës grupore.

Portugezët kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë me golin e Joao Neves, ndërsa Kongo barazoi në fund të pjesës së parë me Yoane Wissa.

Pas ndeshjes ka reaguar Cristiano Ronaldo, i cili luajti gjatë gjithë takimit.

“Nuk ishte fillimi që deshëm, por është ende larg nga mbarimi. Kokën lartë dhe të fokusohemi në ndeshjen tjetër”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Sulmuesi portugez pati një rast të mirë për të shënuar në pjesën e dytë, por nuk arriti ta konkretizojë.

Me këtë rezultat, Portugalia dhe Kongo marrin nga një pikë në ndeshjen e parë të Grupit K.

D.L

Photo: Associated Press

Continue Reading

Sport

Anglia e Thomas Tuchel thyen një rekord historik në Kupën e Botës

Published

on

By

Kombëtarja e Anglisë e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin bindës 4-2 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve. Skuadra e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel tregoi një forcë të jashtëzakonshme sulmuese dhe efikasitet të lartë, duke siguruar menjëherë tri pikët e para të turneut.

Përtej rëndësisë së pikëve, ky triumf shënon edhe një arritje historike për “Tre Luanët”. Për herë të tretë radhazi në histori, Anglia arrin të fitojë ndeshjen hapëse të një Kampionati Botëror – një e dhënë statistikore që nuk e kishte regjistruar kurrë më parë.

Kjo seri pozitive nisi në vitin 2018 me fitoren 2-1 kundër Tunizisë, vazhdoi në Katar 2022 me goleadën 6-2 ndaj Iranit, dhe u konfirmua tashmë në Botërorin 2026 me suksesin ndaj kroatëve. Hera e fundit që anglezët e kanë nisur këtë kompeticion me humbje ka qenë plot 12 vite më parë, në Botërorin 2014, kur u mposhtën 2-1 nga Italia.

Ky rekord i ri konfirmon stabilitetin dhe vazhdimësinë e Anglisë në skenën e madhe të futbollit, duke i pozicionuar ata që në start si një nga pretendentët kryesorë për të shkuar deri në fund të turneut. /E.A/

Continue Reading

Sport

Botërori 2026 vazhdon me gjashtë ndeshje interesante në dy ditët e ardhshme

Published

on

By

Programi hapet më 18 qershor në orën 01:00 me përballjen mes Ganës dhe Panamasë. Tre orë më vonë, në orën 04:00, Uzbekistani do të përballet me Kolumbinë. Në mbrëmje, në orën 18:00, Çekia luan kundër Afrikës së Jugut, ndërsa nga ora 21:00 Zvicra do të ketë përballë Bosnje-Hercegovinën.

Ndeshjet vazhdojnë pas mesnate, kur më 19 qershor në orën 00:00 do të luhet takimi Kanada – Katar. Programi mbyllet në orën 03:00 me sfidën mes Meksikës dhe Koresë së Jugut, një përballje që pritet të zgjojë interes të madh te tifozët.

Këto ndeshje mund të kenë ndikim të rëndësishëm në renditjen e grupeve, pasi kombëtaret synojnë pikë të vlefshme në garën për kualifikim në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara