Lajmet

​Kurti ngushëllon për Sassolin: Ishte mik i Kosovës, do të na mungojë

Kurti shkroi se Sassoli ishte mik i Kosovës dhe solli vlera evropiane në institucionet e Bashkimit Evropian.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, reagoi për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Kurti shkroi se Sassoli ishte mik i Kosovës dhe solli vlera evropiane në institucionet e Bashkimit Evropian.

“Me keqardhje mësojmë për ndarjen nga jeta të David Sassolit, presidentit të Parlamentit Evropian, mikut të Kosovës dhe njeriut që vërtet solli vlerat evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë tmerrësisht”, shkroi Kurti.

David Sassoli mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të ditës së sotme. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe kishte anuluar të gjitha aktivitetet zyrtare.

Lajmet

UBT qëndron krah UÇK-së dhe luftës së drejtë për liri e pavarësi

Published

on

By

UBT do t’i bashkohet mbështetjes për marshin qytetar “Jo në emrin tim”, i cili do të organizohet të enjten, më 1 tetor 2026, nga ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Marshi “Jo në emrin tim” vjen si një zë i qytetarëve që kundërshtojnë vendimin e dhënë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe që kërkojnë të mos harrohet konteksti i një lufte të zhvilluar për liri, pavarësi dhe dinjitet.

Për UBT-në, 1 Tetori mbart një simbolikë të veçantë në historinë e rezistencës shqiptare në Kosovë. Më 1 tetor 1997, studentët u ngritën në një protestë paqësore kundër represionit dhe dhunës, duke e kthyer protestën studentore në një prej momenteve më të rëndësishme të rezistencës qytetare shqiptare të asaj periudhe.

Kjo datë shënon një kapitull të rëndësishëm të një rezistence që ndër vite mori forma të ndryshme, nga protestat studentore dhe rezistenca paqësore, te mobilizimi qytetar dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto zhvillime janë pjesë e historisë së përpjekjes së popullit shqiptar të Kosovës për liri, dinjitet dhe të drejtën për të jetuar i lirë.

Në këtë 1 Tetor, UBT qëndron krah UÇK-së dhe pranë kujtesës së rezistencës shqiptare, duke e konsideruar të rëndësishme që brezat e rinj të njohin dhe të ruajnë kujtesën për periudhat dhe ngjarjet që kanë përcaktuar rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona në Prizren nën dyshimin për fajde

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdes ndaj një burri tjetër kosovar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy të dyshuarit meshkuj janë arrestuar pas veprimeve hetimore lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje në Mamushë: Arrestohet i dyshuari, sekuestrohet pistoleta me fishekë

Published

on

By

Një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë nga një i dyshuar, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë së bashku me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja si prova materiale.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në Fushë Kosovë, një burrë ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri nga një person i dyshuar.

Viktima është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si prova materiale. I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetzimet po vazhdojnë.

Ndërkohë në Prishtinë, policia ka arrestuar katër gra të dyshuara, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, katër të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara