Aktualitet

​Kurrikulat arsimore të reflektojnë nevojat e ndryshueshme të sektorit privat

Published

on

Nevoja për përshtatjen e kurrikulave mësimore të institucioneve të arsimit formal dhe profesional me nevojat e komunitetit të biznesit ishte temë e diskutimit të forumit mbi Përshtatjen e Kurrikulave, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Dukagjin Pupovci tha se është fare e kuptueshme që komuniteti i biznesit të kërkojë që shkathtësitë e fuqisë punëtore të jenë në përputhje me nevojat e tyre.

Ai tha se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është në proces të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit. Ai tha se kurrikula e re e Kosovës ka filluar të zbatohet në mënyrë të plotë në të gjitha shkollat e Kosovës që nga viti 2017, dhe fokusohet në gjashtë kompetenca kryesore: kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit, kompetenca e të menduarit, kompetenca e të mësuarit, kompetenca për jetë, punë dhe mjedis, si dhe kompetenca personale dhe qytetare.

Pupovci shtoi se në procesin e hartimit të legjislacionit të ri, strategjisë së re, por edhe të kurrikulave të reja, roli i komunitetit të biznesit është shumë i rëndësishëm, duke ftuar përfaqësuesit e bizneseve që të japin kontributin e tyre në këtë aspekt, ashtu që kërkesat dhe propozimet e tyre të reflektojnë në dokumentet që kanë për synim reformimin e sistemit arsimor.

Arianit Fazliu nga kompania “Kutia”, e cila operon në sektorin e teknologjisë së informacionit, tha se kurrikulat duhet të shihen si projekte të gjalla dhe jo si produkte që krijohen për një kohë të caktuar. Në këtë mënyrë ato do t’u përshtateshin nevojave shpejtë të ndryshueshme të bizneseve dhe rrjedhimisht të tregut të punës.

Ai foli edhe për rëndësinë e përfshirjes së lëndëve të caktuara mësimore siç është kodimi në klasat më të hershme të ciklit të ulët fillor. Fazliu tha se krahas adoptimit të kurrikulave të duhura, të rëndësishme janë edhe adoptimi i metodologjisë së duhur të mësimdhënies, por edhe trajnimi i duhur i mësimdhënësve.

Ndërsa, Jeton Veseli nga kompania “Front”, që operon në sektorin e ndërtimtarisë, tha se nevojitet një ndërlidhje më e mirë me nxënësit e drejtimeve profesionale teknike me sektorin e ndërtimtarisë në veçanti dhe me sektorët e tjerë në përgjithësi, meqë në këtë mënyrë nxënësit do të kenë mundësi të shohin edhe aspektin praktik dhe teknologjik të mësimeve teorike të cilat i marrin nëpër shkolla ose qendra të aftësimit profesional.

Ai tha se Qeveria duhet të ofrojë stimuj fiskalë ose monetarë për kompanitë të cilat do të ishin të interesuara të hapnin dyert e tyre për praktikantët nxënës ose studentë.

Pjesëmarrësit e forumit ngritën shqetësimet e tyre lidhur me disponueshmërinë e fuqisë së kualifikuar punëtore, nevojës së ndryshimit të qasjes së mësimdhënies, por edhe rolit të institucioneve shtetërore të cilësisë arsimore.

lajme

Kosova rrezikon organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, ICMG paralajmëron masa

Published

on

By

Kosova rrezikon të humbasë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, pas paralajmërimeve nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) për mospërmbushjen e detyrimeve financiare dhe administrative.

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ICMG-ja ka shprehur shqetësimin për vonesat në përgatitjet e këtij organizimi madhor sportiv.

Sipas dokumentit të publikuar nga Rama, institucionet përgjegjëse nuk i janë përgjigjur letrës së dërguar më 21 shtator 2026. Po ashtu, mungon garancia bankare që duhej të sigurohej në janar, ndërsa mbetet e papaguar edhe tarifa e muajit qershor.

ICMG-ja ka paralajmëruar se këto mangësi mund të rrezikojnë seriozisht organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

Më 19 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv pritet të shqyrtojë mundësinë e thirrjes së një Asambleje të Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e këtij eventi.

Pas publikimit të letrës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për situatën e krijuar, duke e cilësuar rrezikun e humbjes së organizimit si një goditje të madhe për sportin kosovar.

Ai ka theksuar se mungesa e përgjigjeve institucionale dhe mosrealizimi i obligimeve po e vënë në pikëpyetje një mundësi historike për vendin.

Fitimi i së drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 ishte vlerësuar si një nga arritjet më të rëndësishme në historinë e sportit të Kosovës, ndërsa zhvillimet e fundit kanë ngritur shqetësime për realizimin e këtij projekti.

D.L

Continue Reading

Vendi

Zyrtarë të lartë të NATO-s vizitojnë veriun e Kosovës, vlerësojnë situatën e sigurisë

Published

on

By

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kanë vizituar të enjten veriun e Kosovës.

Gjatë vizitës, ata kanë vëzhguar nga afër patrullimin e përbashkët të pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës përgjatë vijës kufitare.

Dy zyrtarët janë takuar gjithashtu me kryetarin e komunës së Zubin-Potokut, Milosh Peroviq, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Përmes një njoftimi, KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e sigurisë, duke bërë të ditur se vazhdon të monitorojë situatën në terren, të bashkëpunojë me komunitetet dhe të mbajë gatishmërinë operacionale.

Një ditë më parë, Wikoff dhe Vergori kanë zhvilluar takime me drejtues shtetërorë, përfaqësues institucionalë dhe komunitete të ndryshme.

Ndërkohë, NATO ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme dhe ka shënuar përmirësime. Megjithatë, Aleanca ka theksuar se çdo ndryshim në praninë dhe strukturën e KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren, duke mos përjashtuar rikthimin e masave të mëparshme në rast të përkeqësimit të sigurisë.

D.L

Continue Reading

Vendi

Kalon Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave

Published

on

Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votimin për amandamentet e propozuara nga Lista Serbe për këtë projektligj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK-ja e LDK-ja bojkotojnë zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së

Published

on

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lidhje Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit në momentin kur nisi votimi për zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Ndërkohë, deputetët e pushtetit po vazhdojnë votimin. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara