Lajmet

​Paga minimale nga janari pritet të jetë 500 euro

Published

on

Paga minimale në Kosovë pritet të bëhet 500 euro, kështu u bë e ditur pas takimit të ministrit në detyrë Hekuran Murati me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve ku është diskutuar çështja e rritjes së pagës minimale.

Sipas Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë dhe Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, në këtë takim u kërkua që ky proces të shtyhet deri kur vendi të ketë një Qeveri dhe Kuvend funksional dhe jo të bëhet në një kohë fushate.

Bëhet e ditur se në takim, ministri në detyrë Hekuran Murati ka thënë se implementimi i pagës minimale do të fillojë që nga një janari i vitit të ardhshëm.

Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti në një prononcim për media tha se përveç kërkesës për tu shtyrë ky implementim, ka kërkuar edhe të funksionalizohet Këshilli ekonomiko-social dhe ky proces i pagës të implementohet përmes saj.

Përndryshe, Ahmeti tha se kjo duket si fushatë politike, pasi që lajmi nga kryeministri ne detyrë Albin Kurti u bë të dielën kur Kuvendi duhej të votonte për formimin ose jo të Qeverisë “Kurti III”.

Nuk jemi kundër rritjes së pagës, por momentumi dhe situata politike të cilën po përballet vendi, nuk është e favorshme, prandaj i kërkuam Muratit qe ky proces të shtyhet derisa të kemi një qeveri fuqiplotë dhe një kuvend funksional dhe të kemi një analizë të fortë te situatës aktuale ekonomike të cilën e ka vendi, duke i marrë të gjithë faktorët për këtë çështje para se të dalin me propozime të gjitha palët sa i përket pagës minimale. Gjithashtu, një kërkesë eksplicite qe kishim ishte që të funksionalizohet Këshilli ekonomiko-social i cili vazhdon ende të jetë jofunksional dhe të shkojë ky proces i pagës minimale përmes Këshillit. Kjo automatikisht i ngjan fushatës politike, ne e dimë paga e propozuar nga kryeministri ishte ditën e diel kur tentoi të bënte qeverinë Kurti 3, ishte fushatë politike… I dëgjoi, mbetet me pa se çka, më shumë konsultativ”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës se Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi i cili kishte kërkuar që paga minimale të jetë 600 euro, porse siç tha ai, nuk ka marrë miratimin e Muratit.

Ne si udhëheqës të Sindikatës së Sektorit Privat kemi kërkuar që kjo pagë minimale të jetë 600 euro. Vlerësimi i tyre është që kjo pagë duhet të jetë 500 euro dhe e kam pyetur se kur mendoni se fillon së implementuari, sipas deklarimit të ministrit në detyrë është thënë që do të fillojë së implementuari me një janar, por megjithatë nuk e ka hedhë poshtë edhe propozimin tonë dhe është thënë se do të bisedojë me akterët kryesorë. Të gjithë akterët që ishim u pajtuam që paga minimale të jetë 500 euro dhe të fillojë së implementuari nga muaji janar”, tha Azemi.

Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç./KP

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara