Aktualitet

​Kjo fundjavë ishte më e ngarkuara në historinë e autostradave në Kroaci

Sipas njoftimit të HAC, krahasuar me fundjavën e vitit të kaluar, qarkullimi i automjeteve është rritur për 2.2 për qind.

Published

on

Gjatë fundjavës së kaluar, nga data 29 deri më 31 korrik, në të gjitha autostradat nën juridiksionin e Autostradave Kroate (HAC) është regjistruar trafik prej 959.998 automjetesh dhe pagesa të taksave prej 53.66 milionë kuna (mbi 5.1 milionë euro), që është fundjava me numrin më të madh të automjeteve në historinë e HAC.

Sipas njoftimit të HAC, krahasuar me fundjavën e vitit të kaluar, qarkullimi i automjeteve është rritur për 2.2 për qind, ndërsa shuma e tarifave është rritur për një për qind.

Krahasuar me fundjavën e krahasueshme në vitin rekord 2019, trafiku i automjeteve është rritur me 5.7 për qind, ndërsa shuma e tarifave të arkëtuara është rritur me 1.5 për qind.

Që nga fillimi i vitit deri në fund të korrikut, janë regjistruar më shumë se 35.5 milionë automjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë shtatë mujore të vitit të kaluar, qarkullimi i automjeteve është rritur për 20 për qind, ndërsa shuma e arkëtuar është rritur për 23 për qind.

“Aq më e rëndësishme është që trafiku të jetë më i lartë në krahasim me vitin rekord 2019, deri në tetë për qind dhe këtë vit, si në dy vjetët e mëparshëm, tarifa sezonale prej 10 për qind nuk u vendos për të mbështetur turizmin”, përfundon HAC.

lajme

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Rajoni

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Vendi

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj ish-komandantit të policisë serbe

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Gj., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Zveçanit, i pandehuri në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv si dhe spastrim etnik të popullatës civile.

Prokuroria bën të ditur se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, si në kuadër të përgjegjësisë individuale, ashtu edhe asaj komanduese. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

IKShPK: Në Kosovë janë regjistruar 203 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth, prej të cilave 17 raste u regjistruan gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 95 për qind e personave të prekur janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, IKShPK ka intensifikuar fushatën e vaksinimit të vonuar (catch-up), me ç’rast gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas kalendarit kombëtar, duke e vlerësuar vaksinimin si masën më të sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit publik. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara