Lajmet

​Kërkohet mbështetje më e madhe për gratë në agrobiznes

Demelezi ka thënë se ky panair ka për qëllim promovimin e rolit të gruas si dhe forcimin e saj në biznese bujqësore.

Published

on

Rreth 25 agrobiznese të udhëhequra nga gratë, që vijnë nga tetë komuna të Kosovës, po marrin pjesë në panairin me moton “Nga ne, për ju”, me produkte në agrobiznes.

Për dy ditë me radhë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të ekspozohen produktet e grave me qëllim të promovimit dhe sigurimit të mbështetjes më të madhe.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka thënë se ky panair ka për qëllim promovimin e rolit të gruas si dhe forcimin e saj në biznese bujqësore. Ai ka thënë se këtë vit rreth 145 gra kanë fituar grante në sektorin e zhvillimit rural, në vlerë financiare mbi 7 milionë euro.

“Si Ministri e Bujqësisë përmes programeve tentojmë t’i japim gruas një rol të caktuar. 145 gra kanë fituar grante në sektorin zhvillimit rural në vlerë financiare mbi 7 milionë euro. I konsiderojmë të rëndësishme takime të tilla për të ndarë ide si të përmirësojmë politikat tona që roli gruas sidomos në sektorin agro-ushqimor të shtohet ende tutje. Finesa, delikatesa, kujdesa e gruas ndaj ushqimit është shumë e madhe se sa pjesa tjetër e shoqërisë, burrave. Ne si Ministri e Bujqësisë do jemi gjithmonë afër organizimeve të tilla, afër promovimeve dhe diskutimeve për të përmirësuar ende politikat tona”, është shprehur Demelezi.

Ndërsa Aferdita Murati, pronare e biznesit “Natyral Berry” ka thënë se këto organizime ndihmojnë shumë në promovimin e produkteve. Ajo ka theksuar se gratë kanë nevojë për më shumë përkrahje.

“Merrem me kultivim dhe të frutave dhe lëngjeve të boronicës jemi në treg, në territorin e Kosovës, produktet e mia janë natyrale pa sheqer dhe pa kozervans… Ka organizime të shumta jam edhe ne tregun në Prishtinë tri herë në javë, ka edhe organizime qe na ndihmojnë në promovimin e produkteve tona, këtë vit organizim e ka Eco-Ëoman, çdo grua ka nevojë për përkrahje së pari nga familja , institucionet dhe organizatat dhe po ashtu ta ndihmojmë njëra tjetrën, gratë shqiptare janë të zonja mundem me arrit, vetëm duhet përkrahje sa më e madhe”, ka thënë ajo.

Edhe Valdete Sahiti nga Vitia ka thënë se kanë nevojë për promovimin e produkteve.

“Veprimtaria e kompanisë tonë është prodhim dhe përpunim i perime kulturës, janë disa lloje të cilat i kultivojmë vet dhe i përpunojmë, kur të vjen mundësia po i ekspozojmë i kemi ekspozuar edhe më herët me këtë veprimtari merremi nga 2016 jemi përfituese të Caritas Zviceran me pajisje dhe na mundësohet më shpesh me i ekspozuar produktet. Secila grua, dhe mashkull i ka sfidat e veta, është mos përkrahja, me kalimin e kohës vërtet e kanë qëllimin e mirë dhe me punu gjithmonë. Nga organizata e ndryshme ka nevojë për promovim të këtyre produkteve”, ka thënë Sahiti.

Panairi për gratë në agrobiznes do të zgjasë dy ditë dhe do të ekspozohen rreth 25 agrobiznese të udhëhequra nga gratë.

Panairi më moton “Nga ne për ju” është i financuar nga organizata Eco-Women.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara