Aktualitet

​Javën e ardhshme diskutohet për hartimin e Projektligjit për mbrojtje nga dhuna në familje

Published

on

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka shqyrtuar propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se javën e ardhshme do të organizojnë një tryezë për gjitha palët që janë të interesuar për të dhënë rekomandimet për këtë projektligj.

“Kam një propozim që javën e ardhshme me bërë një tryezë të rrumbullakët me krejt palët që janë të interesuara dhe ne kemi pranuar si ndihmues për këtë ligj”, tha ajo.

Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci tha se ky projektligj duhet ta ketë Konventën e Stambollit si referencë.

“Natyrisht, duhet ta kemi Konventën e Stambollit si referencë, përveç ligjeve tjera që ndërlidhen me projektligjin Mbrojtje nga Dhuna në Familje”, tha ajo.

Anëtarja e komisionit nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se projektligji ka mangësi dhe se shumë gjëra duhet të përfshihen në të.

“Kam lexuar projektligjin me shumë vëmendje dhe mendoj që ka mangësi dhe duhet shumë gjëra të shtohen në të”, tha ajo.

Aktualitet

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Data 14 nëntor shqyrtohet si datë përfundimtare

Published

on

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së po hyn përfundimtare ku më 14 nëntori 2025 ështa data e mbylljes së çështjes së mbrojtjes, pasi që trupi gjykues ka caktuar këtë datë si afatin për përfundimin e mbrojtjes. 

Vendimi u mor nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, megjithatë, gjykata sqaroi se kjo datë nuk është përfundimtare dhe mund të ndryshojë në varësi të ecurisë së procesit.

Mbrojtja e Thaçit, e udhëhequr nga avokati Luka Mishetiq, ka paralajmëruar se pritet ta mbyllë paraqitjen e dëshmive deri në fund të tetorit ose, në rast nevoje, deri në fund të nëntorit.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Krasniqit, përfaqësuar nga Aiden Ellis, ka deklaruar se i duhen vetëm disa ditë, pasi ka vetëm dy dëshmitarë sipas rregullës 154.

Për ta përshpejtuar procesin, trupi gjykues po shqyrton edhe mundësinë e shtimit të një jave pune, nga 6 deri më 9 tetor, ndërsa palët kanë afat deri më 4 shtator për të paraqitur kundërshtimet.

Ndërkohë, Prokuroria ka përfunduar paraqitjen e provave të saj më 15 prill 2025. Në korrik, mbrojtja kërkoi rrëzimin e disa akuzave sipas Rregullës 130, por trupi gjykues e refuzoi këtë mocion.

Procesi pritet të hyjë në fazën përfundimtare në muajin dhjetor, kur palët do të dorëzojnë edhe parashtresat përfundimtare dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat. Kjo është planifikuar të ndodhë deri më 22 dhjetor 2025, para pushimit dimëror të gjykatës.

/S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Hapet KosovaPAR2025 – Konferenca Ndërkombëtare për Administratë Publike

Published

on

Sot në Bibliotekën Universitare të Kosovës do të hapet sesioni i tretë i Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – KosovaPAR2025, e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Konferenca e sivjetme zhvillohet në kuadër të një formati të gjerë me 14 panele diskutimi, 2 sesione kryesore dhe 1 tryezë të rrumbullakët, duke adresuar sfidat dhe mundësitë në administratën publike në raport me zhvillimet teknologjike.

Tema qendrore e këtij viti është “Capacity in Public Administration for or through AI?” në shqip (“Kapaciteti në Administratën Publike përmes apo nëpërmjet Inteligjencës Artificiale?”)

Konferenca synon të ofrojë një platformë ndërdisiplinore për të diskutuar rolin e inteligjencës artificiale në transformimin e administratës publike dhe për të nxitur shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve, studiuesve dhe praktikuesve.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ftuar përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë dhe të mbulojnë këtë ngjarje me rëndësi për reformën dhe modernizimin e administratës publike në Kosovë.

/S.K./EO/

Continue Reading

Aktualitet

Të enjten tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e zgjedhjeve

Published

on

Të enjtën, më 4 shtator, më shumë se 90 përfaqësues të subjekte politike do të tërheqin shortin për renditjen e subjekteve të tyre në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se subjektet politike janë njoftuar për këtë aktivitet.

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transprencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, tha Elezi.

Fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 13 shtator dhe do të përfundojë pak para hapjes së Qendrave të Votimit, në orën 06:59 të datës 12 tetor.

/S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Moti i ndryshueshëm me diell dhe reshje shiu

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën vendi ynë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, por gjatë ditës pritet të ketë zhvillime të kohëpaskohshme atmosferike.

Sipas parashikimeve, vranësirat pritet të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 22 – 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.

/S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara