Lajmet

​Inflacioni vjetor i konsumatorit në SHBA rritet me 3.7% në shtator, më i lartë se parashikimet

Pritshmëria e tregut për shifrën ishte të tregonte një rritje prej 3.6% nga viti në vit.

Publikuar

Sipas shifrave zyrtare të publikuara të enjten, inflacioni vjetor i konsumatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti në 3.7% në muajin shtator, duke ardhur pak më i lartë se vlerësimet e tregut.

Pritshmëria e tregut për shifrën ishte të tregonte një rritje prej 3.6% nga viti në vit.

Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI), i cili mat ndryshimet në çmimet e mallrave dhe shërbimeve nga këndvështrimi i konsumatorit, tregoi një rritje vjetore prej 3.7% në muajin gusht.

Shifra, megjithatë, është ende një rënie e mprehtë nga fitimi vjetor prej 9.1% i qershorit të kaluar – më i madhi që nga nëntori 1981.

Në baza mujore, CPI u rrit me 0.4% në shtator nga muaji i mëparshëm, duke ardhur gjithashtu pak më i lartë se pritjet e tregut prej 0.3% dhe pas një rritjeje prej 0.6% në gusht.

“Indeksi i strehimit ishte kontribuuesi më i madh në rritjen mujore të të gjithë artikujve, duke përbërë mbi gjysmën e rritjes”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Punës. “Një rritje e indeksit të benzinës ishte gjithashtu një kontribuues i madh në rritjen mujore të të gjithë artikujve”.

CPI bazë, e cila përjashton çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve dhe energjisë, fitoi 0.3% në shtator nga muaji i kaluar, duke ardhur në përputhje me pritjet e tregut, pas rritjes me 0.3% në gusht.

Çdo vit, CPI bazë u rrit me 4.1% në shtator, gjithashtu në përputhje me vlerësimet e tregut, pas një fitimi prej 4.3% nga viti në vit në gusht.

“Indeksi i energjisë u ul me 0.5 për qind për 12 muajt që përfundojnë në shtator dhe indeksi i ushqimit u rrit me 3.7 për qind gjatë vitit të kaluar”, thuhet në deklaratë./AA

Lajmet

​Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me asociacionin, Krasniqi: Sinjal i keq për komunitetet joshumicë

Publikuar

nga

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përfitojnë veçanërisht komunitetet joshumicë.

Sipas tij, kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nga lidershipi aktual i Evropës me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është sinjal shumë i keq për komunitetet joshumicë në Kosovë.

“Së pari, Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës. Me Kushtetutë, serbët e Kosovës e kanë të drejtën dhe lirinë e asociimit si çdo komunitet tjetër. Së dyti, me këtë kushtëzim, krerët e disa prej shteteve evropiane fatkeqësisht po tregojnë se nuk u intereson edhe aq fuqizimi i komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë, si rom, ashkali, egjptian, turk, goran e të tjerë, të cilët më së shumti do të përfitonin nga mekanizmat e Këshillit të Evropës”, ka shkruar ministri Elbert Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij së treti, prioritizimi dhe insistimi në mekanizma e entitete një etnike rrezikon që në Kosovë të krijohet një superkomunitet joshumicë, duke e shthurur kështu harmoninë kushtetuese që ekziston ndërmjet komuniteteve joshumicë.

Si qytetar i kësaj republike e së dyti si egjiptian në Kosovë, ministri Elbert Krasniqi tha se kjo e shqetëson jashtëzakonisht shumë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

OKB: 450 mijë njerëz u larguan nga Rafah gjatë javës së kaluar

Publikuar

nga

Agjencia e OKB-së në Gaza njoftoi se rreth 450 mijë njerëz janë larguar nga Rafah javën e kaluar, të paktën një e treta e popullsisë që ndodhej në zonë pas intensifikimit të sulmeve ushtarake izraelite.

Njerëzit po largohen nga Rafah pas thirrjeve izraelite për evakuim para një ofensive të madhe tokësore të planifikuar.

“UNRWA vlerëson se gati 450 mijë njerëz janë zhvendosur me forcë nga Rafah që nga 6 maji. Njerëzit përballen me lodhje të vazhdueshme, uri dhe frikë. Askund nuk është vendi i sigurt. Një #armëpushim i menjëhershëm është shpresa e vetme”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

OKB-ja dhe grupet humanitare kanë vlerësuar se diku mes 1.2 dhe 1.4 milion njerëz jetonin në zonën Rafah para se të fillonte ofensiva ushtarake izraelite në pjesën lindore të qytetit javën e kaluar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Lajçak optimist se mund të arrihet marrëveshja për dinarin

Publikuar

nga

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se gjatë kësaj jave do ta udhëheqë takimin mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel. Temë e takimit do të jetë çështja e dinarit.

Lajçak ka thënë se po synojnë të gjejnë një zgjidhje të përkohshme dhe të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.

Më 12 maj ka përfunduar plani transitor i BQK-së. Një nga masat lehtësuese më të rëndësishme sipas këtij plani që zgjati 3 muaj është mosaplikimi i gjobave e i masave administrative, si ndalimi i importimit të valutave të huaja për subjektet që operojnë me para të gatshme në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore dhe ligjet e tjera në fuqi

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Haradinaj: Kurti po kërkon shpëtimin e vet, shpërbërja e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes

Publikuar

nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ai e mbështet shpërndarjen e Kuvendit vetëm pas shkarkimit ose dorëheqjes së kryeministrit. Haradinaj ka thënë se kryeministrit Kurti si duket po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet.

“Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. S’ka asnjë mëdyshje se prapa kësaj nisme është Kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizmë duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se AAK e mbështet shpërndarjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes ose shkarkimit të kryeministrit.

“Sidoqoftë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit. Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!”, ka përfunduar Haradinaj.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara