Kronikë e zezë

​Gjobitet ngasësi pasi ngiste automjetin 106 km/h aty ku lejohet vetëm 40 km/h

Ngasësi është gjobitur me 500 euro dhe 1 vit ndalim i drejtimit të mjetit.

Published

on

Policia e trafikut ka gjobitur një ngasës në Mitrovicë, pasi në rrugën ku shpejtësia lejohet 40 km/h ai ngiste mbi 100 km/h.

Ndaj tij janë shqiptuar masa mbrojtëse të përcaktuara me ligj, respektivisht është gjobitur me 500 euro dhe 1 vit ndalim i drejtimit të mjetit.

Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, sot gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 106 km/h në zonën urbane ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik për një (1) vit’, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka theksuar se masat ndëshkimore të parapara me ligj, do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për dhunim në Vushtrri

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për dhunim, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë dhunuar një grua, e cila është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

Rasti është raportuar më 24 dhe 25 shkurt 2026

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të falsifikimit të parave, policia nis hetimet

Published

on

By

Dy raste të dyshuara për falsifikim të parasë janë raportuar në Graçanicë dhe Lipjan, sipas raportit të Policisë se Kosovës.

Në Graçanicë, një zyrtar banke ka njoftuar se një klient ka deponuar rreth 766.50 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq, në Lipjan, gjithashtu një zyrtar banke ka raportuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 500 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është sekuestruar dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Tri raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Gjilan, Pejë dhe Skenderaj, sipas raportit 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Në Gjilan, dy vëllezër janë arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht mes vete. Gjatë kontrollit policor, tek ta është gjetur dhe sekuestruar një revole me leje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Pejë, është arrestuar një grua e dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike dhe ka tentuar ta sulmojë vëllain e saj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Skenderaj është raportuar se një grua ka pësuar dhunë nga i dyshuari burrë, me të cilin kishte bashkëjetuar. Për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në zhvillim.

Rastet janë raportuar më 24 shkurt 2026.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohet një i mitur

Published

on

By

Një i mitur është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë”, sipas raportit 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:10, pas një mosmarrëveshjeje mes dy të miturve. I dyshuari dyshohet se ka therur me thikë viktimën, po ashtu të mitur.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitali i Pejës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të tjera.

Continue Reading

Të kërkuara