Aktualitet

​EULEX dhuron një donacion për QKUK-në

Published

on

Klinika e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pranoi një donacion nga EULEX-i.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë e dhuroi këtë donacion, i cili përmban inventar, pajisje kompjuterike, fotokopje dhe materiale tjera për zyrat e personelit shëndetësor.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, e falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, sidomos sektorit të shëndetësisë gjatë kohës së Pandemisë COVID-19.

“Gjatë këtyre muajve gjithmonë kemi pasur në krahë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët në një formë ose tjetër e kanë lehtësuar punën tonë. Ky donacion është dëshmi e bashkëpunimit dhe mbështjetes së ofruar nga Bashkimi Evropian”. Falënderojmë për këtë donacion misionin e EULEX-it. Në ju sigurojmë se të gjitha këto do të përdoren sipas destinimit dhe do të kujdesemi që t’i mirëmbajmë ato”, tha Krasniqi.

Në këtë ceremoni solemne mori pjesë edhe kryesuesja e bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj- Gashi, e cila shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën e ofruar, veçmas në këtë kohë sfiduese me pandeminë.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, që dorëzoi donacionin, kujtoi dhe vlerësoi lart rolin e mjekëve dhe infermierëve në shoqëri, derisa tha se ata meritojnë më shumë.

“Unë e di sa e rëndësishme është puna e juaj. Ajo vlerësohet lart, sepse ju keni bërë një betim për t’i ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Kemi ardhur të sjellim këtë donacion që t’ju ndihmoj juve. Janë disa pajisje që kanë qenë për ne, por nuk i kemi përdorur, sepse kemi vlerësuar që janë më të rëndësishme për ju”, theksoi Wigemark.

Drejtoresha e Endokrinologjisë, Venera Berisha-Muharremi, ndërkaq, duke falënderuar misionin e EULEX-it, tha se është befasuar që kërkesa e saj është aprovuar menjëherë.

“Kam bërë kërkesën për donacion në EULEX. Jam befasuar për të mirë që kjo kërkesë është trajtuar me prioritet dhe është aprovuar menjëherë”, tha Berisha-Muharremi.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara