Lajmet
Elshani: Vuçiqi, porositës i sulmit terrorist – të sanksionohet
Ai apelon ndërkombëtarët për sanksionimin e tij.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiSulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit konsiderohet të ketë qenë skenar i Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq. Për hulumtuesin e lartë në Institutin “Octopus”, Taulant Elshanin, ka prova të mjaftueshme për lidhshmërinë e terroristëve serbë dhe Vuçiqit. Prandaj apelon ndërkombëtarët për sanksionimin e tij.
Sulmi i 24 shtatorit ku mbet i vrarë rreshteri policor e u plagosën dy të tjerë, sipas Elshanit ishte tendencë e Serbisë për të testuar kapacitetet e të dy vendeve. Ai thekson se apetitet e Serbisë shkojnë deri aty sa të aneksojë veriun e Kosovës.
“Ky është një skenar i Serbisë që për mendimin tim i ka dy objektiva afatshkurtër, objektivi i parë është testimi i kapaciteteve institucionale të Republikës së Kosovës, pra forca dhe shpejtësia reaguese dhe sigurisht uniteti kombëtar në këtë rast. Për gjithçka që institucionet kanë bërë dhe nuk kanë bërë dikush në Beograd mendoj se ka mbajtur shënime për këto veprime dhe mosveprime të institucioneve të Kosovës. Objektivi tjetër afatshkurtër i Vuçiqt është testimi i vet kapaciteteve të veta dhe skenarëve të ndryshëm se si mund të paketojë rebelimin si po thotë ai të serbëve lokalë por në fakt nuk është rebelim por një orkestrim nga Beogradi. Në kuadër të këtij skenari unë mendoj që objektivi dhe qëllimi përfundimtar është që në rastet e ndryshimit të kontestuar ndërkombëtar dhe sidomos të ndryshimeve të mëdha dhe sintifikante në qendër të vendosjes politike atëherë do të konsideron një pushtim apo aneksim të asaj pjese të territorit të Kosovës”, thotë Elshani.
Për sulmin e së dielës, Elshani thotë se është një ndër situatat më të rrezikshme që Kosova është ballafaquar që nga pavarësia e Kosovës. Ndërsa meritat për aksionin ia jep Policisë së Kosovës.
“Kjo mund të cilësohet si një ndër situatat më të rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Marrë parasysh përgatitjen, grupin, armët të cilat janë gjetur, kjo përbën një rrezikshmëri të lartë për sigurinë kombëtare dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës… Mund të themi që është një sukses i policisë sepse grupi nuk i ka arritur qëllimet e veta është neutralizuar dhe besoj që policia e Kosovës e ka menaxhuar me një profesionalizëm të lartë të gjithë operacionin”, vijon ai derisa shtoi se PK i treguar botës se Kosova është një shtet funksional dhe i aftë të mbrojë veten në çdo aspekt.
Sa i përket armatimit të madh që është gjetur në Manastirin e Banjskës ku u vendosën terroristët serbë, njohësi i sigurisë thotë se është dëshmi se Serbia ka gisht në gjithë këtë ndodhi. E sipas tij, ky manastir duhet të jetë subjekt kontrolli për Policinë e Kosovës.
“Mund të jetë sigurisht bashkëpunim por ne duhet të jemi të kujdesshëm t’i shohim deklaratat e tyre publike dhe çfarë ata bëjnë prapaskenave unë mendoj që ka aty elemente radikale që janë të gatshëm përveçse t’i fshehin armatimet në depot dhe hapësirat e tyre, t’i ofrojnë edhe ndihmë logjistike këtyre grupeve terroriste. Një gjë të tillë e ka bërë edhe më herët edhe deputetja britanike, në fillim është marrë si diçka e fryrë e pavërtetë por tani po del shumë e vërtetë dhe shumë e saktë… Definitivisht de-stabilizimi Kosovës unë e ceka që është pjesë e një shkence testimi i kapaciteteve të Kosovës në funksion të qëllimit përfundimtar të aneksimit të asaj pjese… Manastiri sikur se çdo objekt tjetër në Kosovë duhet të jenë subjekt kontrolli kur atëherë është nevoja nga institucionet zbatuese në Kosovë por nuk duhet të bëjnë ndonjë përjashtim. Policia duhet të ketë qasje në çdo hapësirë në çdo rekreacion ku ajo mendon që duhet të ushtrohet mandat kontrolli, nuk ka asnjë dyshim”, shton Elshani.
Ai thekson se terroristët serbë janë stërvitur dhe financuar nga vetë Serbia.
“Nëse marrim parasysh faktin se Aleksandër Vuçiqi, presidenti aktual i Serbisë kontrollon çdo pore të jetës në Serbi është e pamundur që ai të mos e dijë një grup të tillë prej 30 terroristësh, i cili mendohet se është një grup, një fraksion i vogël, i një grupi shumë më të madh të cilët stërviten mbështeten financiarisht logjistikisht nga instruktorë të specializuar të ushtrisë së Serbisë. Sigurisht që Vuçiqi jo vetëm që e din por ky grup terrorist është në funksion dhe vegël e interesave dhe politikës së Aleksandër Vuçiqit”, thotë Elshani.
Sipas tij, sulmi terrorist në veri duhet të shfrytëzohet edhe për çështje politike, duke filluar nga sanksionimi i presidentit aktual të Serbisë, pasi që vet ai është porositës i këtyre sulmeve ndaj Policisë së Kosovës.
“Unë mendoj që ky rast duhet të shërbejë për të ndryshuar kursin politik të perëndimit që të mos përkëdhelet më Vuçiqi siç e kemi parë muajt fundit, duhet të ndryshohet kursi politik duke sanksionuar vetë presidentin aktual të Serbisë si porositës kryesor të këtyre sulmeve dhe më një formë nxitësi kryesor të de-stabilizimit të Kosovës dhe te sanksionet e ashpra ndaj vetë shtetit të Serbisë…Ne kemi parë se qeveria e Republikës e Kosovës, përkatësisht institucionet sigurisë kanë bërë mbledhjen provave për këtë akt terrorist dhe janë provë e mjaftueshme për të treguar lidhshmërinë e këtij sulmi terrorist me Aleksandër Vuçiqin dhe këto prapa duhet të mjaftojnë që perëndimi të ndryshojë kushtin për sanksionet ndaj Serbisë”, thotë Elshani./ksp
lajme
Në UBT do të organizohet Konferenca Ndërkombëtare “TURK-COSE 2025” me pjesëmarrje nga pesë shtete
Published
1 hour agoon
November 12, 2025By
Driton Iseni
UBT do të jetë nikoqir i Konferencës së VII Ndërkombëtare të Botës Turke për Shkencë dhe Inxhinieri – TURK-COSE 2025, e cila do të mbahet nga 13 dhe 14 nëntor, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan.
Kjo ngjarje e madhe shkencore do të organizohet në formën fizike dhe online, duke mbledhur studiues, profesorë dhe kërkues nga e gjithë bota.
Konferenca organizohet në bashkëpunim mes UBT-së, Universitetit Kirgizo-Turk “Manas” (KTMU – Kirgizi), Universitetit Teknik të Azerbajxhanit (AZTU – Azerbajxhan), Universitetit “Akhmet Yasawi” (Kazakistan) dhe Universitetit “Niğde Ömer Halisdemir” (NOHU – Turqi).
TURK-COSE 2025 do të përqendrohet në tema bashkëkohore të fushave të ndryshme shkencore dhe teknologjike, përfshirë:
- Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimit
- Shkencat Natyrore dhe të Aplikuara
- Shkencat Fizike dhe Teknike
- Inxhinierinë e Ndërtimit dhe Teknologjitë Arkitekturore
- Shkencat Bujqësore dhe Mjedisore
- Transportin dhe Energjjinë e Rinovueshme
Në fokus do të jenë edhe konceptet moderne si Industria 4.0, Inteligjenca Artificiale, Interneti i Gjërave (IoT), Energjia e Gjelbër, dhe Qytetet e Mençura.
Në konferencë do të marrin pjesë folës nga të paktën pesë shtete të ndryshme, ndërsa gjuhët zyrtare të punimeve do të jenë: turqishtja, kazakishtja, kirgizishtja, azerbajxhanishtja, anglishtja dhe rusishtja.
Punimet e pranuara dhe prezantuara do të publikohen në Librin e Abstrakteve dhe Librin e Punimeve me ISBN, ndërsa versionet e zgjeruara në anglisht do të kenë mundësi botimi në revista të indeksuara si SCOPUS, TRDizin dhe Crossref.
Organizatorët ftojnë studiues, akademikë, profesionistë dhe studentë të diplomuar të kontribuojnë me punime shkencore që reflektojnë zhvillimet më të fundit në shkencë dhe inxhinieri.
Lajmet
Si ta largoni mykun nga shtëpitë tuaja?
Published
1 hour agoon
November 12, 2025By
UBT News
Në mënyrë që të mbani shtëpinë tuaj pa myk, ju duhet të eliminoni lagështinë duke ruajtur ventilimin e duhur, duke inspektuar rregullisht kanalet tuaja për dëmtim dhe ndoshta edhe duke investuar në një dehumidifikues.
Por nëse është vonë për të marrë masa parandaluese sepse po keni një bodrum të mbushur me myk, ja çfarë duhet të bëni.
Mbuloni bazat tuaja – Nëse keni gjetur myk në një zonë, bëni kërkim të tërë pronës për t’u siguruar që problemi nuk është më i gjerë. Kushtoni vëmendje banjës, kuzhinës, bodrumit dhe zonave të tjera që janë të prirura ndaj lagështirës.
Mbroni veten – Kur pastroni myk, vishni pantallona të gjata dhe një këmishë me mëngë të gjatë, doreza, syze mbrojtëse dhe çizme të papërshkueshëm nga uji. Kjo ndihmon të mbroheni nga efektet e rrezikshme. Nëse keni astmë ose sistem imuniteti më të dobët nuk preferohet të pastroni mykun vetë.
Ndaloni përhapjen e mykut – Para se të filloni të pastroni, parandaloni që problemi të udhëtojë duke larguar çdo mobilje të pastër nga dhoma dhe duke hedhur sende me myk që mund të shpëtohen. Sigurohuni që të hapni dritaret në mënyrë që problemi të mos përhapet në të gjithë shtëpinë tuaj.
Nëse është e nevojshme, punësoni një profesionist – Sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit, nëse zona e mykur ka më shumë se 10 metra katror në madhësi, mund të jetë koha për të thirrur një profesionist.
Specialistët e mykut do të inspektojnë dëmtimet duke mbledhur mostra ajri të cilat më pas dërgohen në një laborator, në mënyrë që të mund të japin rekomandime.
Profesionistët përdorin një shtresë antimikrobike për të trajtuar zonën, një pastrim ajri për të hequr sporet e mykut dhe një dehumidifikues për të hequr lagështinë e tepërt.
Më pas kur shtëpia do jetë pa myk, është e rëndësishme të merrni në konsideratë se çfarë ndryshimesh mund të bëni në rutinën tuaj të pastrimit për të parandaluar përsëritjen e këtij problemi.
Ka shumë pika përreth shtëpisë që nuk mendoni se duhet pastruar, por duhet. /A.Z/UBT News/
Lajmet
Durkee për 1999-ën: S’e dinim cilat ishin kapacitetet ushtarake të UÇK-së, donin pavarësi
Published
2 hours agoon
November 12, 2025By
UBTnews
Ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se në kohën kur kishte ndodhur takimi mes tyre dhe Hashim Thaçit në mars ose prill të 1999-ës në Mons të Belgjikës, nuk e dinin se cilat ishin kapacitete e UÇK-së.
Në dokumentin që iu prezantua dëshmitarit, thuhej se në atë takim ishin Hashim Thaçi, Ramë Buja, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Blerim Shala, Edita Tahiri, Mehmet Hajrizi, Fehmi Agani dhe Gjergj Dedaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Dëshmitari tha se i njeh të gjithë këta emra, por që vetëm Thaçin dhe Jakup Krasniqin e kishte takuar.
“Të gjithë ata emra unë i njoh në kuptimin që jo si persona që i kam parë ose takuar vetë. Personat që i kam takuar personalisht kanë qenë zoti Thaçi dhe Krasniqi dhe emrat tjerë janë thjesht të dëgjuar dhe jo të takuar”, tha Durkee.
Në këtë takim, Clark sipas dëshmitarit po mendonte se deri në çfarë mase do mund të bashkëpunohej me ata.
“Ishin të gatshëm që të gjenin mënyra për të marrë mbështetje e NATO-s për fushatën ajrore për t’i rezistuar shtypjes serbe” i shpreh Durkee.
Kurse për kapacitete ushtarake të UÇK-së, Durkee tha se në atë kohë s’kishin ndonjë informacion të mirë dhe se nuk mund të bënin vlerësime sa i përket kapaciteteve të tyre.
“Në atë kohë s’kishim informacion shumë të mirë dhe se nuk mund të bënim vlerësime sa i përket kapaciteteve të tyre. Pra, nuk e dinim se cilat ishin kapacitetet e tyre ushtarake saktë. E dinim që kishin luftëtarë në terren”, tha Durkee.
Ai tha se ishte e qartë se delegacioni i shqiptarëve dhe UÇK-ja ishin të vendosur për pavarësinë nga Serbia.
“Ishte e qartë që ata ishin të vendosur për pavarësi nga Serbia”, deklaroi dëshmitari.
Mbrojtja: Durkee do të tregojë se dhuna e ’99-ës s’ishte e kontrolluar nga UÇK-ja dhe se Thaçi s’kishte motiv ta nxiste
Ish-këshilltari politik i Gjeneralit Wesley Clark, Michael Durkee sipas mbrojtjes së Thaçit, do të tregojë se dhuna e përhapur në Kosovë gjatë 1999-ës ishte spontane dhe s’mund të kontrollohej nga UÇK-ja.
Madje, sipas avokates Nina Tavakoli, dëshmitari do të tregojë se Thaçi s’kishte motive ta nxiste këtë dhunë.
“Udhëheqja e UÇK-së nuk ishte në gjendje që ta kontrollonte dhunën pjesërisht sepse emocionet e personave që u larguan ishin kaq të forta saqë ishte e vështire të kontrollohej dhe për shkak se UÇK-ja nuk kishte një linjë komanduese të fort. Sipas zotit Durkee, Thaçi s’kishte asnjë motiv që të nxiste dhunën nga ana e UÇK-së por bëri çdo përpjekje të mundshme për t’i zbutur rastet e dhunës sepse nëse do të urdhëroheshin akte dhunë sidomos etnike, kjo rrezikonte marrëdhëniet me ndërkombëtarët, me të cilët Thaçi e kërkonte që ta kishte marrëdhënien e mirë”, tha Tavakoli.
Ajo tha se Durkee ka qenë këshilltar politik për katër komandantë të lartë të NATO-s në Evropë për disa vite.
“Oficer i shërbimeve të huaja amerikane i cili është në pension i cili ka qenë këshilltar politik për katër komandant të lartë tëNATO-s në Evropë nga 1993-2009 duke përshirë që ka qenë edhe Këshilltar i Wesley Clark. E kishte përgjegjësi t’iu jepte këshillat gjeneralit Clark edhe oficerëve të lartë të NATO-s. Shërbeu si oficer ndërlidhës për ambasadorët e NATO-s si dhe me aktorët në terren në Kosovë”, tha ajo.
Ndërsa, për Thaçin dhe delegacionin e Kosovës në Rambuje, Tavakoli tha se Durkee do të tregojë se ai dhe gjeneral Clark krijoi përshtypje se UÇK-ja dëshironte pavarësinë e Kosovës por nuk kishte një strategji të qartë ushtarake.
“Në kuadër të përgjegjësive të tij, zoti Durkee ka marrë pjesë në një takim në mes gjeneralit Clark dhe delegacionit shqiptar të Kosovës në Rambuje ku ka komunikuar me zotin Hashim Thaçi. Gjenerali Clark dhe Michael Durkee krijuan përshtypje se udhëheqësit e UÇK-së donin pavarësinë e Kosovës por nuk kishin një strategji të qartë ushtarake. Nuk kishin mundësi ta realizonin këtë qëllim”, tha ajo.
Avokatja Tavakoli tha se Durkee do të tregojë se lufta e përhapur në Kosovë pas konfliktit ka qenë më shumë një reagim social spontan që s’mund ta kontrollonte as KFOR-i dhe as UÇK-ja.
“Zoti Durkee do të japë komentet e veta lidhur me dhunën pasluftës që gllabëroi Kosovën në verën e 1999-ës. Sipas tij, ka qenë një reagim social i cili ka qenë i shtrirë gjithandej e që nuk mund ta kontrollonte as KFOR-i dhe as UÇK-ja. Nuk ishte e koordinuar nga lart, por një reagim spontan i motivuar nga dëshira për hakmarrje dhe gjakmarrje”, shtoi ajo./EO
Lajmet
Basha takon përfaqësuesin e Komisionit Evropian, diskuton për buxhetin dhe Marrëveshjen për Planin e Rritjes
Published
2 hours agoon
November 12, 2025By
UBTnews
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka pritur sot në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike e ekonomike në vend.
“Sot mirëprita në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, z. Jiri Plecity dhe ekipin e tij. Gjatë takimit e njoftova z. Plecity për sfidat politike lidhur me miratimin e Buxhetit për vitin 2026, përfshirë buxhetin për RTK-në dhe për tri komunat: Zveçan, Gjilan dhe Prishtinë”, ka shkruar Basha në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se temë e rëndësishme e diskutimit ka qenë edhe ratifikimi i Marrëveshjes për Planin e Rritjes dhe Agjendën e Reformave, për të cilën palët janë pajtuar se përfaqëson një interes të përbashkët kombëtar.
“Të dy palët ndamë bindjen se këto iniciativa nuk i përkasin ndarjeve politike, por përfaqësojnë një interes të përbashkët kombëtar – zhvillimin e vendit, përmirësimin e jetës së qytetarëve, si dhe përshpejtimin e vendit tonë në rrugën drejt familjes evropiane”, ka theksuar ai.
Basha ka shprehur mbështetjen e tij për procedimin e marrëveshjes nga Presidentja dhe për trajtimin e shpejtë të saj në Kuvend, duke kërkuar që Plecity të zhvillojë takime edhe me përfaqësuesit e të gjitha partive politike.
“Rikujtova se qëllimi ynë mbetet avancimi i reformave dhe stabilitetit për të mirën e qytetarëve të Republikës”, ka shtuar Basha./EO
Në UBT do të organizohet Konferenca Ndërkombëtare “TURK-COSE 2025” me pjesëmarrje nga pesë shtete
Si ta largoni mykun nga shtëpitë tuaja?
Galeria Kombëtare e Kosovës – Restaurimi dhe modernizimi për një hapësirë bashkëkohore artistike
Durkee për 1999-ën: S’e dinim cilat ishin kapacitetet ushtarake të UÇK-së, donin pavarësi
Basha takon përfaqësuesin e Komisionit Evropian, diskuton për buxhetin dhe Marrëveshjen për Planin e Rritjes
Tentoi ta mbysë me veturë një person, arrestohet edhe një i dyshuar në Istog
Shenjat që tregojnë mungesën e jodit dhe si ndikon në shëndetin tuaj?
Hajdari: Stërvitja është shumë intensive, po udhëtojmë për t’i marrë tre pikët në Slloveni
Shishet e ujit strehojnë baktere nëse nuk pastrohen rregullisht
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet3 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
