Aktualitet

​Ekspertët evropianë të energjisë paralajmëron rrezikun e investimeve hidroenergjetike në Evropën Juglindore

Energjia hidrike, së bashku me qymyrin, ka luajtur tradicionalisht një rol të madh në Evropën Juglindore.

Published

on

Investimet e mëdha të hidrocentraleve në të gjithë Evropën Juglindore po përballen me rreziqe të larta dhe ritme të ulëta realizimi, thuhet në raportin e ri kërkimor të rrjetit të organizatave CEE Bankwatch, EuroNatur, Riverwatch dhe WWF Adria, të publikuar sot, në të cilin janë identifikuar nëntë raste të projekteve me risk të lartë.

Edhe pse qindra hidrocentrale të vogla të cilat janë shumë të dëmshme për biodiversitetin janë ndërtuar në të gjithë rajonin në dekadën e fundit, përpjekjet për të ndërtuar hidrocentrale të gjelbra më të mëdha se 10 MW kanë qenë kryesisht të pasuksesshme, me vetëm Shqipërinë dhe Slloveninë që ia dolën ta bëjnë këtë.

Cenueshmëria ndaj thatësirës, çështjet ligjore, rritja e rezistencës publike dhe mungesa e financimit janë ndër faktorët që kanë ndaluar një mori projektesh të mëdha hidroenergjetike në vitet e fundit, duke përfshirë dy në lumin Vjosa në Shqipëri, dy në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoninë e Veriut dhe disa në lumenjtë Moraça dhe Vrbas në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Energjia hidrike, së bashku me qymyrin, ka luajtur tradicionalisht një rol të madh në Evropën Juglindore, por ndryshimi i klimës po e sfidon këtë rol. Shqipëria ka shtuar rreth 600 MW në termocentrale të mëdha dhe disa qindra megavat termocentrale më të vogla që nga viti 2010, megjithatë prodhimi mesatar i hidrocentraleve mezi u rrit midis 2010 dhe 2020. Madje në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi, të cilat shtuan vetëm hidrocentrale të vogla, gjenerimi mesatar është pakësuar.

Të patrazuar, qeveritë dhe ndërmarrjet e rajonit janë të prira për të ndërtuar hidrocentrale edhe më të mëdha. Bosnja dhe Hercegovina është veçanërisht ambicioze, duke planifikuar të paktën 12 diga të mëdha, pavarësisht dështimit të saj për të përfunduar një fabrikë të vetme të madhe të gjelbër në dekadën e fundit.

Financimet po bëhen më të pakta pasi Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe KfW e Gjermanisë janë bërë më të kujdesshme kohët e fundit, duke lënë bankat kineze dhe turke, si dhe Korporatën Ndërkombëtare Financiare të Zhvillimit të ShBA-së (DFC), ndër të paktët që janë të gatshëm të vënë bast në një sektor kaq të rrezikshëm.

Megjithatë, pavarësisht se kompanitë kineze janë përfshirë në disa projekte në Bosnje dhe Hercegovinë, duke përfshirë uzinën e Ulogut në Neretvën e Epërme, një seri prej tre termocentralesh në Bistricë dhe potencialisht edhe tri centrale të tjera në Drinën e Epërme – i vetmi financim i konfirmuar kinez është për impiantin e diskutueshëm të Dabarit 160 MW, për të cilin në janar të këtij viti u nënshkrua një kredi prej 180 milionë euro nga Eximbank.

Pippa Gallop, nga CEE Bankwatch Network – ka thënë se prodhimi i hidrocentraleve në rajon po shkon lart e poshtë si një “yo-yo” për shkak të ndryshimeve klimatike, duke e bërë të kotë shtimin e më shumë digave.

“Kjo është më e dukshme në vende si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi që tashmë janë mjaft të varura nga hidrocentralet. Është krejtësisht e pakuptueshme që në fund të vitit 2021, Mali i Zi kishte vetëm 2.5 MW të instaluar fotovoltaikë diellorë. Diversifikimi i burimeve të rinovueshme dhe një rritje serioze e efiçencës së energjisë është urgjentisht e nevojshme”.

Ndërkohë, Amelie Huber, nga Fondacioni EuroNatur – tha gjithashtu se investitorët e hidrocentraleve vazhdojnë të joshen nga perspektivat e një burimi energjie falas që është gjithmonë i disponueshëm.

“Por hidroenergjia ka pushuar prej kohësh së qeni kjo: tejkalimi i afateve kohore dhe kostos janë rend i ditës, veçanërisht kur bëhet fjalë për hidrocentrale të mëdha dhe rrjedha e lumenjve nuk është më e besueshme. Dhe ndikimi shumë negativ i hidrocentraleve në biodiversitetin e sistemeve lumore duhet të merret parasysh. Vendet, sistemet energjetike të të cilave varen nga hidrocentralet do të paguajnë një çmim të lartë pasi ndikimet e ndryshimeve klimatike intensifikohen dhe thatësirat dhe përmbytjet bëhen më të shpeshta”.

Ulrich Eichelmann nga Riverwatch tha gjithashtu se përveç aspekteve të lidhura me energjinë që flasin kundër bllokimit të lumenjve të Ballkanit, ekziston edhe fakti se lumenjtë si Neretva, Drina dhe të tjerë janë me vlerë të jashtëzakonshme ekologjike.

“A do të guxonit të shkatërroni pyjet e fundit të mbetura të vjetra për të prodhuar pelet? Ne do të bënim të njëjtën gjë me këta lumenj, nëse do t’i lejonim që atyre t’u vendosen diga. Për fat të mirë, njerëzit po e kuptojnë gjithnjë e më shumë vlerën e vërtetë të lumenjve të Ballkanit dhe po i kundërshtojnë gjithnjë e më shumë projektet e digave dhe po i fitojnë këto beteja”, tha Eichelmann.

Continue Reading

lajme

Goditet ura e dytë kryesore në Kiev, Klitschko paralajmëron për situatë “dramatike”

Published

on

By

Një sulm rus ka goditur një urë të dytë kryesore në Kiev, ka bërë të ditur kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, ndërsa Rusia po intensifikon sulmet mbi infrastrukturën kritike në kryeqytetin ukrainas, raporton BBC.

Sulmi të shtunën në mëngjes dëmtoi shtresën e rrugës dhe linjat ajrore të trolejbusëve në Urën Veriore (Northern Bridge), deklaroi Klitschko, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve.

Goditja vjen pasi një tjetër urë kyçe e qytetit, Ura e Jugut, u shënjestrua disa herë nga dronët rusë të enjten dhe të premten. Klitschko më herët paralajmëroi se sulme të tilla po e “shqyejnë Kievin”.

Urat e Veriut dhe të Jugut lidhin pjesët lindore dhe perëndimore të kryeqytetit dhe nuk ishin goditur kurrë më parë para të enjtes, gjë që sinjalizon një fazë të re në strategjinë e Moskës.

Sulmet mbi Urën e Jugut kanë shkaktuar kaos të madh në transport që nga e enjtja, me pezullimin e qarkullimit të metrosë dhe makinave mbi të. Shumë nga banorët e qytetit — i cili numëron rreth tre milionë banorë — mbështeten te metroja për të udhëtuar përmes qytetit.

Në sulmin e së enjtes, një dron rus goditi kabllot e urës Pivdennyi në Kiev.

Duke shkruar në Telegram të shtunën, Klitschko tha: “Goditje në Urën e Veriut. Shërbimet e urgjencës janë rrugës.”

“Qarkullimi në urë nga bregu i majtë në të djathtin për momentin është i bllokuar,” shtoi ai.

Sulmet e mëparshme në Urën e Jugut shtynë këshillin e mbrojtjes të Kievit të mbante një mbledhje krize të premten, pas së cilës Klitschko paralajmëroi se qyteti ndodhet në një “situatë shumë dramatike”, ndërsa Moska po godet “infrastrukturën kritike, logjistikën, strehimin” dhe objekte të tjera kyçe.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia po vepron si përgjigje ndaj sulmeve të Ukrainës mbi objektet energjetike ruse, me gjithë faktin se ishte vetë Moska ajo që kishte nisur e para sulme të tilla.

Pas sulmit në Urën e Jugut, udhëtarët përshkruan se si pluhuri nga vala e shpërthimit hyri në vagonin e tyre përmes sistemit të ventilimit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Putin ka vendosur që “tashmë nuk ka rregulla” gjatë sulmeve ndaj Ukrainës.

Në një intervistë për Financial Times, ai tha: “Rusët dështuan të na pushtojnë. Kështu që tani po kryejnë sulme masive dhe vrasje masive.”

Ai shtoi: “Ata duan të shkatërrojnë urat tona… qendrat tona të të dhënave, internetin, rrjetet celulare, spitalet, kopshtet, shkollat, universitetet — gjithçka. Ata duan që njerëzit të ikin nga qytetet e tyre.” /BBC/

 

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara