Lajmet

​Deputetët e VV-së pas deklaratave të Chollet dhe Escobar: Zajednica nuk kalon

I pari që reagoi qe deputeti Artan Abrashi.

Published

on

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar pas publikimit të një vështrimi të përbashkët të këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku kanë bërë thirrje për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

I pari që reagoi qe deputeti Artan Abrashi, i cili në murin e tij në Facebook ka shkruar se Zajednica nuk kalon.

“Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabici i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon!”, tha ai.

Edhe bashkëpartiakja e tij, Arbëreshë Kryeziu Hyseni ka thënë se “Zajednicën” që e ka nënshkruar dikush tjetër po duan ta nënshkruajnë me kundërshtarin më të madh të saj, Albin Kurtin.

“Para 10 vjetëve ‘Zajednicën’ në parim e nënshkroi Hashim Thaçi me Ivica Daçiqin. Para 8 vjetëve ‘Zajednicën’ me përmbajtje e nënshkroi Isa Mustafa me Aleksandar Vuçiqin. Tash, po duan që ‘Zajednicën’ ta zbatojnë me kundërshtarin më të madh të saj Albin Kurtin. Tendencë perverse mbi Kosovën”, ka shkruar ajo.

Se Asociacioni nuk mund të jetë as në qendër as parakusht i normalizimit të marrëdhënieve sepse synim e ka abnormalizimin e vendit, ka thënë Adnan Rrustemi.

“Që nga fillimi, Kosova ka thënë se plani franko-gjerman është bazë e mirë për diskutime të mëtejshme. Ndërkohë që Serbia, në mbledhjen e Këshillit të saj të Sigurisë, me 27 tetor zyrtarisht dhe njëzëri e kishte refuzuar atë propozim duke e cilësuar si të papranueshëm. Serbia as sot nuk e ka pranuar propozimin franko-gjerman. Rendi i gjërave ishte i qartë: normalizim i plotë i marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër, siç ka thënë presidenti Biden, përmes planit franko-gjerman, të mbështetur nga ShBA. Asociacioni nuk mund të jetë as në qendër as parakusht i normalizimit të marrëdhënieve sepse synim e ka abnormalizimin e vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook. 

Chollet dhe Escobar kanë thënë gjithashtu se ndër qëllimet më të rëndësishme të Amerikës në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmojnë në krijimin e kushteve “për marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara