Lajmet

Zyrtarët amerikanë: Është koha për themelimin e Asociacionit

Ata kanë bërë thirrje përsëri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Published

on

Në një tekst autorial nga Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i publikuar në mediat Koha.net dhe Kossev, kanë bërë thirrje përsëri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Chollet dhe Escobar kanë thënë gjithashtu se ndër qëllimet më të rëndësishme të Amerikës në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmojnë në krijimin e kushteve “për marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

“Gjatë javëve të shkuara, së bashku me Francën, Gjermaninë, Italinë dhe BE-në, kemi udhëtuar në Beograd dhe Prishtinë për të inkurajuar të dyja palët që të pranojnë propozimin e BE-së për të dy vendet që të normalizojnë marrëdhëniet, të ndërprejnë ciklin e krizave dhe konfrontimit, dhe të çojnë përpara me vendosmëri integrimin e tyre evropian. Kjo është mundësi historike që ne besojmë të dy palët duhet ta shfrytëzojnë”, thuhet në tekstin e tyre.

or zyrtarët amerikanë thonë se ndër detyrat më kritike mbetet zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e asociacionit. Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij asociacioni.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Chollet dhe Escobar thonë se ka pasur shumë diskutime për Asociacionin, por tani sipas tyre, dhe ka ardhur koha të tregohet qartë se çka është ky Asociacion e çka jo.

“Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe për të bashkërenditur çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal – me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse”.

“Është mënyrë për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve, krijimin e besimit ndërmjet serbëve etnikë dhe qeverisë qendrore, sigurimin e lidhjeve më të mira ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit, dhe krijimin e mekanizmave për serbët për pjesëmarrje më të madhe në jetën shoqërore të Kosovës”, thuhet në tesktin e tyre autorial.

Ata thonë se e kundërshtojnë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë një zgjidhje.

“Në vend të kësaj, ne po kërkojmë nga Kosova që të ofrojë vizionin e saj për këtë asociacion dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike për të siguruar që ajo funksionon në interesin më të mirë të kosovarëve”.

Ata kanë elaboruar se çka mund të jetë dhe çka nuk mund të jetë një Asociacion i komunave me shumic serbe.

“Komunat me interesa, gjuhë dhe kulturë të përbashkët do të mund të punonin në mënyrë më efikase së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e shërbimeve publike, nëpërmjet ekonomive të shkallës dhe shkëmbimit të praktikave më të mira”.

Sipas tyre, Asociacioni nuk do t’ia shtonte qeverisë së Kosovës një shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

“Ky parim i rëndësishëm daton që nga propozimi i Ahtisaarit. Komunat bashkëpunojnë në bashkë-menaxhimin e juridiksioneve brenda institucioneve dhe strukturave legjitime kosovare. Duke lejuar komunat e caktuara që në mënyrë më efikase të ushtrojnë kompetencat që tashmë i kanë, kjo do të mënjanonte nevojën që qytetarët kosovarë të kërkojnë shërbime nga strukturat paralele ilegale – siç bëjnë shumë veta tani – dhe do të ruante transparencën dhe ligjshmërinë e strukturës së re sipas dhe brenda ligjit kosovar”.

Ata kanë deklaruar se “është me rëndësi të vihet në pah se një Asociacion i komunave me shumicë serbe nuk do të ishte një-etnik”.

“Këto do të ishin komuna me shumicë serbe ku jetojnë jo vetëm serbët etnikë, por edhe grupet tjera – shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë –të drejtat e të cilëve gjithashtu duhet të sigurohen dhe mbrohen”, thonë ata.

“Si mikja dhe aleatja më e afërt e Kosovës, ne besojmë se duke punuar për themelimin e Asociacionit, Kosova do të përmbushë një element kritik të nevojshëm për ndërtimin e të ardhmes së saj të drejtë si shtet sovran, shumetnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantik”, përfundojnë Chollet dhe Escobar./REL

Lajmet

Qeveria mban mbledhjen e 29-të elektronike, miraton disa vendime

Published

on

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 29-të në formë elektronike, ku ka miratuar disa vendime që lidhen me infrastrukturën, arsimin dhe mbështetjen e sektorit të inovacionit dhe teknologjisë.

Vendimet kryesore:

  • Miratohet projekti për furnizimin me ujë në Leposaviq – Qeveria ka miratuar dhënien në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për KRU “Mitrovica”, me qëllim realizimin e projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën e Leposaviqit.
  • 255 mijë euro për tekstet e nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës – Janë ndarë 255,153.45 euro për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për vitin shkollor 2025/2026.
  • 40 mijë euro për inovacionin dhe teknologjinë – Qeveria ka ndarë 40,000 euro për mbështetjen e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital, me qëllim promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe forcimin e ekosistemit vendor.
    • 20,000 euro janë ndarë për FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova.
    • 20,000 euro janë ndarë për Innovation Centre Kosovo (ICK)./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave të identifikuar me inicialet A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O.

Të pandehurit akuzohen për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, kjo akuzë ndërlidhet edhe me vepra të tjera penale, që përfshijnë “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e identifikimit elektronik

Published

on

By

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik. Kjo marrëveshje synon të lehtësojë përdorimin e shërbimeve digjitale ndërmjet dy vendeve dhe të mbështesë bashkëpunimin në kuadër të transformimit digjital.

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, deklaroi se ky dakordim përbën një hap në avancimin e transformimit digjital dhe integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Nga ana tjetër, Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, vlerësoi se marrëveshja do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, bizneset dhe procesin e përbashkët të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Mali i Zi synon që deri në fund të muajit tetor të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Dy viktima nga stuhitë në Francë, mbi 53 mijë familje mbeten pa energji elektrike

Published

on

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi stuhi të fuqishme goditën Francën gjatë natës, duke i dhënë fund një vale të zgjatur të të nxehtit.

Sipas mediave franceze, në Saint-Victornienne një grua humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrëzuar, ndërsa në Dolomieux një burrë u gjet i karbonizuar në një punishte që mori flakë pasi u godit nga rrufeja.

Operatori i rrjetit elektrik Enedis njoftoi se rreth 53 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërprerjet kanë prekur kryesisht rajonet Auvergne-Rhône-Alpes në juglindje dhe New Aquitaine në jugperëndim të Francës.

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik Meteo-France ka hequr paralajmërimin portokalli për stuhi në departamentet e prekura, pasi më herët kishte paralajmëruar për breshër dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara