Sport

​Courtois: Ndeshja e kthimit kundër Chelseat sikur një finale e kupës

Published

on

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois thotë së është i përgatitur për një “finale të kupës” në ndeshjen e kthimit kundër Chelseat, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Zinedine Zidanes e kishin të pamundur të gjejnë golin e fitores në pjesën e dytë kundër “bluve” të Londrës, dhe me këtë barazim gjiganti spanjoll është pa fitore kundër Chelseat në katër përballjet e fundit, ku kanë regjistruar dy barazime dhe dy humbje.

“Ndeshja e kthimit do të jetë si një finale e kupës. Agresiviteti dhe intensiteti i tyre ishte më i madh. Ne dëshironim që të fillojmë ndeshjen në mënyrë se si e filluan ata, duke aplikuar intensitet të lartë. Ata u treguan më të mirë se ne. Gjatë 20-25 minutave të parë të ndeshjes ne nuk ishim skuadër e mirë. Duhet të punojmë më shumë me topa të gjatë, dhe si ta kontrollojmë ndeshjen. Në pjesën e dytë treguam se mund ta bëjmë atë gjë. Me rezultatin 1:1, ndeshja e kthimit është sikur një finale e kupës. Nuk mendoj që do të përfundoj 0:0. Ata mund të jenë më të qetë me këtë rezultat, por mendoj që do të ishte e gabuar të qëndrojnë ashtu”, deklaroi gardiani belg.

Javën e ardhshme, Chelsea do të zhvillojë kthimin e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku pret si vendas Real Madridin në stadiumin “Stamford Bridge”.

Sport

Erza Muminoviq humb në çerekfinale, vazhdon garën për medalje

Published

on

By

Erza Muminoviq e ka nisur garimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare u mposht në çerekfinale të kategorisë deri në 48 kilogramë nga italiania Giulia Ghiglone.

Dueli ishte i luftuar, ndërsa italiania e siguroi fitoren me “Ippon” në kohën shtesë.

Megjithatë, gara nuk ka përfunduar për Muminoviqin. Ajo do të vazhdojë në repesazh, ku do ta kërkojë mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.

D.L

Continue Reading

Sport

Flaka Loxha kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

Xhudistja kosovare Flaka Loxha është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke bërë një tjetër hap drejt medaljes.

Në luftën e parë, Loxha u përball me italianen Michela Terranova, të cilën e mposhti në kohën shtesë me “Yuko”.

Loxha po garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa tash synon të sigurojë një vend në finale dhe të luftojë për medaljen në Lojërat Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Sport

Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

Published

on

By

Akil Gjakova e ka nisur me fitore garën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar e mposhti qipriotin Andreou Kyprianos në luftën e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Dueli ishte i barabartë dhe fituesi u përcaktua në kohën shtesë. Gjakova realizoi një hedhje për “Yuko”, duke siguruar fitoren dhe kualifikimin në çerekfinale.

Në çerekfinale, Gjakova do të përballet me francezin Maxime Gobert.

D.L

Continue Reading

Sport

Dardan Cena kalon tutje, në çerekfinale përballet me serbin Mihajlo Simin

Published

on

By

Dardan Cena e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar, në kategorinë deri në 81 kilogramë, e mposhti spanjollin Jose Maria Mendiola pas një dueli të fortë.

Cena triumfoi me “Yuko”, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale.

Në këtë fazë, kosovari do të përballet me xhudistin serb Mihajlo Simin, në duelin për një vend në gjysmëfinale.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara