Sport

Giggs deklarohet i pafajshëm para gjykatës për akuzat se i rrahu dy gra

Published

on

Ish-ylli i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, është deklaruar i pafajshëm para gjykatës të mërkurën, për akuzat për sulm fizik ndaj dy grave.

Ndaj 47-vjeçarit nga Uellsi është ngritur aktakuzë për shkaktimin e lëndimeve trupore ndaj një gruaje në të 30-at e saj dhe sulm ndaj një gruaje tjetër në të 20-at e saj, si dhe për sjellje kontrolluese dhe shtrënguese nga viti 2017 deri në vitin 2020, transmeton Gazeta Express.

Giggs doli para gjykatës në Manchester, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha tri pikat e aktakuzës.

Javën e kaluar, ai e lëshoi një komunikatë ku tha: “Kam respekt të plotë për procesin ligjor dhe e kuptoj rëndësinë e akuzave. Do të deklarohem i pafajshëm në gjykatë dhe mezi pres ta pastroj emrin tim”.

Pas deklarimit në gjykatë, Giggs do të dalë para trupit gjykues më 26 maj.

Ai është liruar me kusht deri në kohën e gjykimit, me kusht që nuk iu afrohet asnjërës prej dy grave ndaj të cilave akuzohet se ka ushtruar dhunë.

Sport

Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

Published

on

By

Akil Gjakova e ka nisur me fitore garën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar e mposhti qipriotin Andreou Kyprianos në luftën e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Dueli ishte i barabartë dhe fituesi u përcaktua në kohën shtesë. Gjakova realizoi një hedhje për “Yuko”, duke siguruar fitoren dhe kualifikimin në çerekfinale.

Në çerekfinale, Gjakova do të përballet me francezin Maxime Gobert.

D.L

Continue Reading

Sport

Dardan Cena kalon tutje, në çerekfinale përballet me serbin Mihajlo Simin

Published

on

By

Dardan Cena e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar, në kategorinë deri në 81 kilogramë, e mposhti spanjollin Jose Maria Mendiola pas një dueli të fortë.

Cena triumfoi me “Yuko”, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale.

Në këtë fazë, kosovari do të përballet me xhudistin serb Mihajlo Simin, në duelin për një vend në gjysmëfinale.

D.L

Continue Reading

Sport

Fenerbahçe veçon Muriqin pas golit ndaj Benficas

Published

on

By

Vedat Muriqi ishte protagonist të mërkurën, duke shënuar një gol të rëndësishëm për Fenerbahçen në ndeshjen që i siguroi skuadrës turke rikthimin në fazën e ligës së Champions League pas 18 vjetësh.

Dy ditë pas ndeshjes, gjiganti nga Stambolli ka bërë një postim të veçantë për sulmuesin kosovar, duke zbuluar edhe bisedën që i parapriu golit të tij.

Muriqi kishte komunikuar me bashkëlojtarin Oguz Aydin, i cili po përgatitej për të harkuar topin në zonë.

“Harkoje topin lart dhe gjuaje në mes”, i kishte thënë Muriqi bashkëlojtarit të tij, duke i kërkuar një krosim të përshtatshëm për të sulmuar topin.

Disa momente më vonë, gjithçka ndodhi pikërisht ashtu siç e kishte parashikuar sulmuesi kosovar.

Aydin harkoi topin në zonë, ndërsa Muriqi u ngrit dhe goditi me kokë. Pas rikthimit të topit, kosovari reagoi shpejt dhe e dërgoi sërish në rrjetë për epërsinë 1:0 në minutën e 24-t.

Fenerbahçe më pas e shënoi edhe golin e dytë dhe, pavarësisht se kundërshtari ngushtoi rezultatin, skuadra turke e ruajti fitoren 2:1, duke siguruar një vend në elitën e futbollit evropian.

Për Muriqin, ky ishte një tjetër moment i rëndësishëm në rikthimin e tij te Fenerbahçe, ndërsa klubi turk nuk ka ngurruar ta veçojë kontributin e sulmuesit kosovar në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

D.L

Continue Reading

Sport

Thierry Henry nderohet me çmimin prestigjioz të UEFA-s

Published

on

By

Një nga figurat më të mëdha të futbollit francez dhe atij evropian, Thierry Henry, është nderuar me një prej çmimeve më prestigjioze të UEFA-s.

Ish-sulmuesi francez është shpallur fitues i UEFA President’s Award 2026, çmim që u jepet personaliteteve për arritje të jashtëzakonshme dhe kontribut të veçantë në futboll, brenda dhe jashtë fushës.

Henry konsiderohet një prej sulmuesve më të kompletuar të gjeneratës së tij. Me Arsenal-in, ai u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit dhe ishte një prej figurave kryesore të skuadrës së famshme “Invincibles”, e cila përfundoi sezonin e Premier League pa pësuar asnjë humbje.

Gjatë karrierës së tij, Henry fitoi edhe trofeun më të rëndësishëm në futbollin evropian, Champions League, me Barcelonën. Me përfaqësuesen e Francës, ai triumfoi në Kupën e Botës 1998 dhe në Euro 2000.

Në total, Henry shënoi 411 gola për klubin dhe kombëtaren, duke u dalluar për shpejtësinë, teknikën, kreativitetin dhe aftësinë e jashtëzakonshme për të finalizuar aksionet.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, e vlerësoi Henryn jo vetëm për sukseset e tij sportive, por edhe për qëndrimin e tij të vazhdueshëm kundër racizmit dhe diskriminimit, si dhe për angazhimin në çështjet e shëndetit mendor dhe kauzat humanitare.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Henry ka mbetur aktiv në botën e futbollit. Aktualisht angazhohet si analist sportiv, ku kontribuon me analiza të detajuara dhe komente për ndeshjet dhe zhvillimet kryesore në futboll.

UEFA President’s Award ndahet që nga viti 1998 dhe u jepet personaliteteve që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futboll dhe që kanë treguar cilësi të veçanta, si në sport, ashtu edhe jashtë tij.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara