Lajmet

​Çitaku fton qytetarët që të votojnë: Me votën tuaj fuqizohet demokracia

Çitaku tha se sot është një ditë vendimtare për të ardhmen e 21 komunave.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët e komunave në balotazh që të dalin të votojnë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre.

Në një konferencë për media, nënkryetarja Vlora Çitaku tha se sot është një ditë vendimtare për të ardhmen e 21 komunave. Çitaku tha se me verdiktin që do të japin sot qytetarët e komunave në balotazh fuqizohet demokracia dhe shteti i Kosovës.

“Sot, qytetarët e komunave në balotazh e kanë mundësinë që të zgjedhin udhëheqësit më të mirë të komunave të tyre. Andaj, i ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin, në mënyrë sa më masive ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të japin verdiktin e tyre se kush dëshirojnë që t’i udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm. Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, prindërit tanë, me votën e tyre sot, do të fuqizojnë demokracinë she shtetin e Kosovës”, tha ajo.

Nga informatat që kanë marrë nga tereni, Çitaku tha se mbarëvajtja e procesit zgjedhor po shkon mirë.

“Nga mijëra aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët janë të angazhuar në procesin zgjedhor të raundit të dytë në tërë territorin e vendit, vlerësohet se mbarëvajtja e deritashme e procesit zgjedhor po shkon mirë. Dhe shpresoj që në fund të ditës, demokracia të jetë fituesi dominuese në këto zgjedhje”, tha ajo.

Sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Aktualitet

Arrestohet një person në Prizren për bashkëjetesë me një të mitur

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjet”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar të hënën rreth orës 10:00, pasi i dyshuari ishte duke bashkëjetuar me viktimën.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

lajme

United Hospital – Fizioterapia moderne që rikthen lëvizjen, redukton dhimbjen dhe përmirëson cilësinë e jetës

Published

on

By

Prishtinë – Lëvizja pa dhimbje nuk është vetëm një dëshirë, por një objektiv i arritshëm kur trajtimi bazohet në diagnostikim profesional, teknologji bashkëkohore dhe kujdes të personalizuar. Pikërisht mbi këto parime funksionon Departamenti i Fizioterapisë në United Hospital, ku pacientët përfitojnë rehabilitim të avancuar për rikthimin e funksionit të plotë të sistemit muskuloskeletor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

I pajisur me teknologjinë më të fundit dhe i udhëhequr nga fizioterapistë me përvojë, departamenti ofron programe rehabilitimi të përshtatura sipas nevojave individuale të çdo pacienti. Qasja multidisiplinare synon jo vetëm lehtësimin e dhimbjes, por edhe trajtimin e shkakut të saj, duke mundësuar rikthim të sigurt në aktivitetet e përditshme.

Shërbimet përfshijnë rehabilitimin e patologjive të shtyllës kurrizore, përfshirë herniet diskale cervikale, torakale dhe lumbale, rehabilitimin ortopedik dhe post-operativ pas ndërhyrjeve të ligamenteve (ACL/PCL), menisqeve dhe vendosjes së protezave të gjurit apo kërdhokullës. Po ashtu, trajtohen me sukses dhimbjet muskulore, tendinitet, spasticiteti dhe mbingarkesat funksionale, ndërsa programe të veçanta janë të dedikuara për korrigjimin e posturës dhe edukimin e pacientëve për një qëndrim të shëndetshëm të trupit.

Në United Hospital, fizioterapia nuk kufizohet vetëm në trajtim, por përfaqëson një proces të plotë rehabilitimi, ku çdo pacient udhëhiqet me profesionalizëm drejt rikuperimit të qëndrueshëm dhe një jete më aktive. Investimi në rehabilitim të hershëm dhe të specializuar mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar komplikimet afatgjata dhe për të rikthyer mirëqenien fizike./rajonipress/

Për termine dhe konsultë profesionale:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë – Kosovë

Continue Reading

Vendi

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Të kërkuara