Aktualitet

​Cilat janë synimet e diplomacisë ruse në Afrikë?

Kombet e Bashkuara thonë se 47 milionë njerëz të tjerë po përballen tani me “uri të thellë”.

Published

on

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov po bën një turne të zgjeruar në Afrikë, në përpjekje për të gjetur aleatë, mes zemërimit dhe izolimit global për mungesën e ushqimit pas sulmit rus të Ukrainës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, njofton.

Rifillimi i dërgesave të grurit ukrainas dhe rus ka qenë tema numër një në çdo ndalesë të turneut të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në Afrikë këtë javë, përfshirë në qytetin Oyo të Republikës së Kongos.

Kemi kënaqësinë të mirëpresim Sergei Lavrovin, i cili vjen me lajme të mira, përfshirë marrëveshjen që u nënshkrua në Turqi, e sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, për rifillimin e eksportit të grurit ukrainas përtej Detit të Zi dhe përmes ngushticës së Bosforit”, thotë Jean-Claude Gakosso, ministër i Jashtëm i Republikës së Kongos.

Sulmi i Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt dhe bllokimi i porteve të Ukrainës ka ndërprerë masivisht dërgesat e grurit, duke bllokuar miliona tonë drithë dhe duke shkaktuar rritje të çmimeve globale të mallrave. Kombet e Bashkuara thonë se 47 milionë njerëz të tjerë po përballen tani me “uri të thellë” – me vendet në Afrikë veçanërisht të goditura.

Lavrov e filloi turneun e tij në Egjipt të dielën, duke siguruar vendin se porositë e tyre për dërgesat ruse të grurit do të përmbushen dhe duke fajësuar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë për mungesat. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se bombardimi i Rusisë në Odesa të shtunën e vë në rrezik marrëveshjen e grurit të Stambollit të ndërmjetësuar nga OKB javën e kaluar. Zelenskyy tha se Moska gjen gjithmonë një mënyrë për të mos zbatuar premtimet e saj. Lavrov tha se sulmi në Odesa nuk do të ndikojë në dërgesat e grurit.

Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se Lavrov synon ta paraqesë nën dritë tjetër krizën ushqimore gjatë vizitës së tij në Egjipt, Republikën e Kongos, Ugandë dhe Etiopi.

Bllokada ruse e drithit në portet e Ukrainës dhe shkatërrimi i qëllimshëm i kapaciteteve bujqësore të Ukrainës është në qendër të kësaj përpjekjeje, pasi Rusia po përpiqet të lidhë në mënyrë të rreme eksportet e grurit të Ukrainës me sanksionet kundër Rusisë, dhe të përcaktojë në mënyrë të rreme Ukrainën si përgjegjëse në krizën globale të ushqimit”, thotë Nataliya Bugayova me Institutin për Studimin e Luftës.

Një tjetër eksperte konfirmoi se Afrika u godit veçanërisht rëndë nga ndërprerja në furnizimin me drithëra të shkaktuar nga agresioni rus.

Sigurisht, rajoni po ndjen ndikimin dhe implikimet e pasigurisë ushqimore. Administratorja e USAID-it, ambasadorja Samantha Poëer, sapo ishte në rajon dhe njoftoi një pikë tre miliardë dollarë ndihma“, thotë Susan Stigant.

Stigant i tha Zërit të Amerikës se Afrika varet nga Rusia për rreth 40 për qind të furnizimeve të saj me drithëra, ndërsa rreth 60 për qind e tokës së papunuar në botë është në Afrikë./VOA/

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara