Lajmet

​Çeku: Këtë javë dorëzojmë propozimet e para për mbrojtje të përhershme të aseteve të trashëgimisë kulturore

Ministri Çeku ka thënë se gjendja e monumenteve nuk është e mirë.

Published

on

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se e kanë filluar plotësimin e legjislacionit sekondar përkatës, i cili sipas tij do të krijojë një bazë të fortë për një proces profesional të vlerësimit të trashëgimisë kulturore. Çeku ka thënë se gjatë kësaj jave do të dorëzojnë grupin e parë të propozimeve për mbrojtje të përhershme të aseteve të trashëgimisë kulturore.

Ministri i Kulturës ka folur në një tryezë të organizuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), ku këta të fundit kanë thënë se gjendja e monumenteve nuk është e mirë andaj sipas tyre nevojitet bashkëpunim ndërinstitucional.

“Në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Kosovës për trashëgimi kulturore kemi filluar me plotësimin e legjislacionit sekondar përkatës i cili do të krijojë një bazë të fortë për një proces profesional të vlerësimit të trashëgimisë kulturore sipas standardeve dhe parimeve ndërkombëtare. Gjithashtu pas një angazhimi intensiv të institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe në koordinim të ngushtë me KKTK-në gjatë kësaj jave do të dorëzojmë grupin e parë të propozimeve për mbrojtje të përhershme të aseteve të trashëgimisë sonë të pasur kulturore”, ka thënë ministri Çeku.

Çeku ka thënë se në muajt e fundit kanë filluar disa programe që sipas tij do të kontribuojnë në përmirësimin e situatës sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Këtu ai ka përmendur programin e sistemit të integruar të menaxhimit të trashëgimisë kulturore dhe ka thënë se përmes këtij programi do të sigurohet përfshirja e të gjitha të dhënave të kategorive të trashëgimisë kulturore në një platformë të përbashkët e të integruar.

E kryetari i Komisionit për Arsim dhe Kulturë në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gola ka thënë se ky komision do të mbështesë të gjitha masat shtetërore që ruajnë identitetin, historinë dhe kulturën e Kosovës.

“Sigurisht që na presin sfida nga më të larmishmet kështu që zhvillimi i qëndrueshëm dhe promovimi i trashëgimisë që tashmë kanë filluar të adresohen me programin qeverisës dhe mbi të gjitha edhe atë legjislativ, kështu që në emër të komisionit parlamentar për arsim dhe kulturë jap mbështetjen maksimale për mbarëvajtjen e masave shtetërore për të ruajtur identitetin, historinë dhe kulturën e Kosovës. Roli, përgjegjësia e punës dhe koordinimi i të gjitha hallkave institucionale është i një rëndësie të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Ndërsa kryetarja e Bordit të KKTK-së, Zanita Halimi ka thënë se trashëgimia kulturore në Kosovë duhet të mbrohet.

“Kjo tryezë duhet të shihet si platformë dialogu për të reflektuar në atë çfarë është arritur deri tani si një komunitet i lidhur me vlerat dhe qëllimin e përbashkët dhe atë që duhet të ndërmerret ende. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se trashëgimia kulturore është burim i çmuar në shumë mënyra, trashëgimia kulturore është e rëndësishme për zhvillim ekonomik, për atraksion turistik, është faktor identiteti, prandaj ne duhet të vazhdojmë ta mbrojmë atë, jo vetëm për rolin e rëndësishëm në rritjen ekonomike në punësim, por veçanërisht sepse është përgjegjësi e jona ndaj brezave të ardhshëm”, ka thënë Halimi.

Live

Alarm për bombë në fluturimin Dublin–Romë: Avioni i “Aer Lingus” devijohet me urgjencë drejt bazës ushtarake në Francë

Published

on

By

Një aeroplan pasagjerësh i kompanisë “Aer Lingus” i llojit Airbus A320, i cili po udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar me urgjencë drejt bazës ajrore Évreux në Fauville të Francës, pas marrjes së një alarmi për kërcënim me bombë.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit të Francës, Sébastien Lecornu, e cila bëri me dije se autoritetet franceze po e monitorojnë situatën nga afër dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

“Po e monitorojmë nga afër situatën në lidhje me avionin e devijuar pas një kërcënimi me bombë”, thuhet në deklaratën zyrtare të zyrës së kryeministrit francez.

Sipas të dhënave të fluturimit, avioni i fluturimit EI402 të “Aer Lingus” ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dublinit në orën 06:23 të mëngjesit dhe kishte si destinacion Aeroportin Fiumicino “Leonardo da Vinci” në Romë, ku parashikohej të ulej në orën 10:50. Autoritetet e sigurisë po kryejnë kontrollet e nevojshme në bazën ushtarake në Francë. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Kurti bën homazhe në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në shënimin e 10-vjetorit të vdekjes së tij.

Pasi bëri nderime te varri i Deharit, kryeministri Kurti deklaroi se një dekadë pa të është një periudhë e gjatë si për familjen, ashtu edhe për vetë shtetin e Kosovës, për shkak të mungesës së drejtësisë dhe zbardhjes së plotë të rastit.

“Sot, me rastin e 10-vjetorit të mbytjes së tij në burgun e Prizrenit, vendosëm lule dhe bëmë homazhe te varri i shokut tonë, aktivistit dhe studentit shembullor Astrit Dehari. 10 vjet pa Astritin janë shumë për familjen, por janë gjithashtu shumë edhe për Republikën e Kosovës, sepse vazhdon të mungojë e vërteta”, u shpreh Kurti para gazetarëve.

Nderimet e sotme shënojnë një dekadë nga ngjarja tragjike e nëntorit të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërsa thirrjet e familjarëve dhe opinionit publik për zbardhjen e plotë ligjore të rrethanave të vdekjes së tij vazhdojnë të mbeten aktuale. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kryeprokurori pranon në takim aktivistet pas protestave para Prokurorisë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Aktivistet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë vazhduar protestën e tyre para Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke kërkuar takim me kryeprokurorin Zejnulla Gashi lidhur me hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Fillimisht, policët dhe zyrtarët e zyrës i njoftuan protestuesit se në takim mund të merrnin pjesë vetëm pesë përfaqësues. Mirëpo, pas këmbënguljes së aktivisteve, kryeprokurori Gashi pranoi të priste shumicën e protestuesve në ambientet e zyrës së tij.

Në këtë takim, aktivistet pritet të paraqesin kërkesat e tyre për drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe trajtim rigoroz të rastit tragjik.

Protestat e nisura pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës kanë përfshirë edhe kërkesa politike e institucionale, me aktivistët që po kërkojnë shkarkimin e ministrave Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla, dorëheqjen e kryetarit të Pejës, si dhe masa ndëshkuese deri në burgim për gjyqtarët dhe prokurorët që janë marrë më parë me rastin. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një shtetas i Shqipërisë gjatë trajtimit mjekësor në Prishtinë, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, pas ndërrimit të jetës të një shtetasi të Shqipërisë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar të mërkurën rreth orës 08:40, ku viktima burrë po merrte trajtim mjekësor në kohën kur ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, i cili do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes. Policia po vazhdon me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara