Lajmet

​LDK për marrëveshjen me Danimarkën rreth shfrytëzimit të burgjeve: Qeveria Hoti s’ka qenë në dijeni

Bunjaku tha se ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka qenë i njoftuar rreth kësaj nisme.

Publikuar

Në Qendrën Korrektuese të Gjilan pritet që të vendosen 300 të burgosur nga Danimarka. E për këtë arsye sot gjatë ditës në Kosovë do të qëndrojë ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nick Haekkerup. Lidhur me këtë marrëveshje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thonë se ende nuk kanë qëndrim nëse do ta mbështesin apo jo, pasi për të kaluar kjo marrëveshje ndërkombëtare nevojiten 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku tha se ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka qenë i njoftuar rreth kësaj nisme. Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditë më parë deklaroi se këtë iniciativë e ka trashëguar nga ministri i kaluar nga radhët e AAK-së, Selim Selimi.

Bunjaku po ashtu u shpreh se mënyra e sistemimit të këtyre të burgosurve kërkon një analizë jashtëzakonisht të mirë.

“Ne si grup parlamentar ende nuk jemi takuar për të biseduar rreth kësaj çështje. Sa i përket kësaj iniciative ka mund të jetë iniciativë e ministritë të Aleancës në atë kohë, por me sa unë kam informacione dhe me sa unë kam kontaktuar, Qeveria Hoti as që ka qenë në dijeni për këtë nismë të ministritë të Aleancës në këtë rast, Selim Selimit. Sa i përket këtyre të burgosurve duhet të analizohet kjo çështje jashtëzakonisht mirë, qoftë në Gjilan apo komunat tjera sepse pas vuajtjes së dënimit të atyre të burgosurve që nuk janë me nënshtetësi daneze, varet se ku do e bëjnë vikendin dhe kur të lirohen, ju e dini që pastaj një pjesë e burgut edhe falet, ku do të shkojnë ata pasi të kryhet burgu dhe janë shumë nënpyetje që ne si LDK, dhe unë si deputete nuk i kam të qarta. Ne si grup parlamentar do të ulemi, do të bisedojmë me kryetarin e partisë tonë dhe do e marrim një vendim bashkarisht. Tani për tani nuk kemi vendim, por duhet me bë edhe shumë pyetje dhe shumë analizë rreth kësaj çështje”, u shpreh ajo.

Për qelitë e dhëna huat për Danimarkën për 10 vite, Kosova do të marrë si shpërblim 210 milionë euro nga Danimarka.

Deputetja e LDK-së për KosovaPress, u shpreh se përkundër që Kosova ka nevojë për ndihmë financiare nga shtetet tjera, por assesi nuk duhet të cenohet rendi dhe siguria e qytetarëve në Kosovë.

“Kosova ka nevojë për të përfituar, por Kosova ka nevojë ta ruajë sigurinë në vendin tonë dhe kur vije në pyetje sigurta pak me rëndësi është se sa fiton Kosova….Patjetër që mundet me ndikuar por çfarëdo që është por varet se si do arrihet ajo marrëveshje si do sillet në Kuvend, unë ende nuk e kam parë dhe nuk mund të them detajisht se çka, si dhe tek. Por ne si Kosovë normalisht kemi nevojë për ndihmën e shteteve tjera por jo duke cenuar rendin dhe ligjin dhe sigurinë realisht”, theksoi Bunjaku.

KosovaPress ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga dy partitë tjera opozitare PDK dhe AAK, por ata nuk kanë pranuar të japin qëndrimin e tyre rreth kësaj marrëveshje.

Lajmet

Pezullimi i armëve nga SHBA për Izraelin nuk do të ketë ndikim në operacionet e Izraelit në Rafah

Publikuar

nga

Elijah Magnier, një analist ushtarak dhe politik, thotë se masa e presidentit amerikan, Joe Biden për të kufizuar disa armë në Izrael nuk do të ndryshojë strategjinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Rafah.

“Kjo nuk do të ndryshojë asnjë nga planet e Netanyahut për të pushtuar Rafahun”, tha Magnier për Al Jazeera.

“Përkundrazi, do t’i japë atij kohë të mjaftueshme për të kaluar më shumë kohë në Rafah dhe për të ecur shumë ngadalë për t’u siguruar që kjo luftë do të zgjasë sa më gjatë të jetë e mundur”, shtoi ai.

Magnier shtoi se pauza e armëve amerikane është e parëndësishme sepse zbatohet vetëm për “bombat inteligjente, jo bombat memece, të cilat Izraeli i ka mjaft dhe i ka përdorur për shtatë muajt e fundit”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ngacmim të vazhdueshëm seksual

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet A.D.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri me datën 08 maj 2024, në Gjakovë, e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi një të mitur.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.D., nga muaji Dhjetor i vitit 2023 e deri me dt.08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyre që pasi që i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje sipas njoftimit me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ngacmim seksual në vazhdimësi.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Televizioni belg ndërpret transmetimin e Eurovisionit

Publikuar

nga

Televizioni i Belgjikës, VRT ndërpreu transmetimin e kompeticionit të këngës, Eurovision, të enjten mbrëma, për të dhënë një mesazh përmes së cilit dënon luftën e Izraelit në Gaza dhe shtypjen e lirisë së shtypit.

“Ne dënojmë shkeljet e të drejtave të njeriut nga shteti izraelit. Përveç kësaj, Izraeli po shkatërron lirinë e shtypit”, thuhet në mesazhin e transmetuar. “Prandaj, ne po bëjmë një pushim të përkohshëm nga transmetimi ynë. Tani, armëpushim”.

Thirrjet ndaj Eurovisionit për t’ia ndaluar pjesëmarrjen Izraelit, i cili tashmë ka rezervuar biletën për finalen e madhe të konkursit, janë rritur në mes të luftës në Gaza.

Eurovision i rezistoi thirrjeve për të larguar Izraelin, por i kërkoi vendit të modifikojë tekstin e këngës së tij origjinale, “October Rain”, e cila dukej se i referohej sulmit të 7 tetorit të Hamasit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Izraeli rezervon vendin në finale të Eurovisionit

Publikuar

nga

Izraeli është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovisionit të kësaj fundjave, duke sfiduar mijëra protestues që marshonin në vendin nikoqir të Eurovisionit, Suedi, për luftën në Gaza.

Këngëtarja Eden Golan performoi këngën e saj “Hurricane” në gjysmëfinalen e dytë të së enjtes para 9 mijë shikuesve në Malmo Arena dhe rezervoi vendin e saj në finale falë votave të shikuesve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara