Lajmet

​Butrinti destinacion i mijëra turistëve vendas e të huaj

Gjatë periudhës janar-korrik 2021 Butrinti u vizitua nga 20 mijë 135 vizitorë vendas e të huaj, sipas Dorina Dhimas.

Published

on

Qyteti antik i Butrintit në Sarandë, ka shënuar në shtatë muajt e parë të këtij viti një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj.

Dorina Dhima, specialiste e turizmit në Parkun Kombëtar të Butrintit, tha për ATSH-në se gjatë muajit janar-korrik Butrinti u vizitua nga 34 mijë e 618 turistë vendas e të huaj, një rritje me 72 % ose 14 mijë 483 vizitorë më shumë se në 2021.

Sipas saj, gjatë periudhës janar-korrik 2021 Butrinti u vizitua nga 20 mijë 135 vizitorë vendas e të huaj.

Sa i përket të ardhurave nga biletat për mujorin janar-korrik të këtij viti kanë rritur me 68.7% ose 103 01 600 lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, tha Dhima.

Turistët në këtë vend shijojnë një itinerar interesant turistik mes rrënojave të qytetërimeve të lashta dhe peizazhit fantastik që ky vend të ofron në çdo stinë.

Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Rëndësia historike e Butrintit është e jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje që të ecësh është një privilegj: statuja me gurë të bardhë nga epoka e August Oktavianit, Agripas, Antiohs, Serapisit, Livia Drusilas ngriheshin dikur këtu, si dhe vendi i lindjes së shumë qytetarëve të shquar në kohë të ndryshme apo gjeneralëve romakë gjatë epokës së ndritur të perandorisë kur qyteti quhej “Colonia Augusta Buthrotum”/ATSH/

Vendi

Arrestohet një person në Isniq të Deçanit për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se posedonte armëmbajtje pa leje të llojit AK-47 me 60 fishekë dhe një pistoletë me tetë fishekë.

Sipas raportit, armët dhe municioni u gjetën gjatë një kontrolli që u krye në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Isniq të Deçanit.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Vendi

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme. Kryeqyteti prin me numrin më të madh të incidenteve, ku u raportuan tri raste të sulmeve, ndërsa situata të ngjashme janë shënuar edhe në Pejë, Gjakovë e Malishevë.

Në Prishtinë, policia ka ndërhyrë në tri incidente të ndara. Në rastin e parë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, i cili pas intervistimit është liruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në incidentin e dytë në kryeqytet, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Ndërkaq, në rastin e tretë, policia ka dërguar në mbajtje një burrë i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua.

Në Pejë, një grua ka kërkuar ndihmën e autoriteteve pas keqtrajtimit psiqik që ka pësuar nga një burrë. Edhe për këtë rast, prokurori ka vendosur që procedurat të vazhdojnë në rrugë të rregullt pas marrjes në pyetje të palëve.

Një situatë më specifike është raportuar në Malishevë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe psiqikisht nga tre persona – dy gra dhe një burrë. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në Gjakovë është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psiqike ndaj familjarëve të tij. Për shkak të rrezikshmërisë dhe vazhdimësisë së veprës, me vendim të prokurorit, ai është dërguar direkt në mbajtje.

 

Continue Reading

Vendi

Dy të arrestuar pas një therjeje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, është raportuar një rast i veprës penale – Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë.

Dy persona dyshohet se janë therur me thikë nga një person i panjohur.

Viktimat më pas janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa lidhur me rastin në polici janë shoqëruar dy persona të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

“Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Hidhet një granatë dore në një lokal në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Një granatë dore dyshohet se është hedhur në një lokal në Fushë-Kosovë nga një person i cili ndodhej në makinë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, nuk raportohet për të lënduar, përveç shkaktimit të dëmeve materiale.

Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit.

“Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali. Përveç dëmeve, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit”, sipas raportit policor.

Continue Reading

Të kërkuara