Aktualitet

​Berisha: Do nisim protestat, ngremë Komision Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal

Berisha tha se protestat janë e vetmja mënyrë për rrëzimin e kësaj qeverie.

Published

on

Sali Berisha ka paralajmëruar zhvillimin e protestave për atë që ai e cilëson “rrëzimin e regjimit të korruptuar të Ramës”. Në një konferenc për mediat, Berisha tha se protestat janë e vetmja mënyrë për rrëzimin e kësaj qeverie që sipas tij ka arritur të cënojë edhe marrëdhëniet me SHBA përmes veprave kriminale duke korruptuar ish zyrtarin e FBI-së.

“Çdo shqiptar e ka të qartë se ky kryeministër është turpi, është faqja e zezë e këtij vendi dhe do mbetet i tillë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Ndaj siç kam deklaruar, përsëris edhe njëherë vendosmërinë e PD për të udhëhequr revolucionin demokratik dhe përmbysjen e këtij regjimi me një lëvizje të fuqishme popullore të paparë ndonjëherë më parë në Shqipëri.

Kjo ishte çështja kryesore që unë doja të sillja pra jush. Natyrisht ka një seri problemesh të tjera, por kjo kalon çdo problematikë, është problem botëror, është rasti kur Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni për shkak të akteve të turpshme kriminale të kryera nga Edi Rama ndaj zyrtari shumë të lartë të qeverisë së SHBA”, tha Berisha.

Lidhur me çështjen McGonigal, Berisha tha se PD do të ngre nje Komision Hetimor Parlamentar për mbledhjen e çdo informacioni lidhur me aktivitetin e oligarkut rus në vendin tonë nga viti 2018 deri në fund të vitit 2022 dhe më pas do ia dërgojë SHBA.

“PD-ja ndërkohë do të krijojë Komision Hetimor Parlamentar me qëllimin, për bashkëpunimin të ngushtë me autoritetet e SHBA-së në zbardhjen në çdo detaj të kësaj afere që ka tronditur SHBA, NATO-n dhe gjithë botën e lirë.PD-ja po mbledh dhe do dërgojë të gjithë informacionin, sepse në shkelje flagrante të sanksioneve ndaj mikut të tij, mikut të Vladimir Putinit, Oleg Deripaska, i lidhur direkt në aferën McGonigal, Deripaska ka vazhduar aktivitetin i pashqetësuar për katër vite që nga momenti i vendosjes së sanksioneve, nga viti 2018 deri në fund të vitit 2022, i paturbuar. Me lobimin apo jo të Charles McGonigal këtë duhet ta sqarojë drejtësia e SHBA. Por ne jemi të vendosur të japim kontributin tonë”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Vendi

Burgim i përjetshëm për dy të akuzuarit për sulmin në Banjskë, një tjetër dënohet me 30 vjet burgim

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023.

Sipas vendimit, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burgim. Spasojeviq dhe Toliq nuk kanë qenë të pranishëm në shpalljen e aktgjykimit, ndërsa Maksimoviq ka qenë prezent.

Të tre janë në mesin e 42 personave të akuzuar për këtë rast.

Ngjarja kishte ndodhur më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një grup i armatosur serbësh me armatim të rëndë fillimisht bllokoi një urë dhe më pas sulmoi zyrtarët policorë që kishin dalë në vendngjarje.

Gjatë sulmit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa dy policë të tjerë u plagosën.

Sipas aktakuzës së Prokuroria Speciale e Kosovës, qëllimi i sulmuesve ishte ndarja e veriut të Kosovës.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi shqyrton Bordin e Paqes, opozita kundërshton Projektligjin për Byronë

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtoje edhe Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Kjo pasi propozimi i partisë në pushtet për futjen në rend dite u përkrah edhe nga opozita.

Ndërkohë që opozita nuk është pajtuar që në rend dite të futen disa projektligjeve të tjera, përfshirë atë për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se nuk kanë kaluar në Komisione në lexim të dytë.

“Ne jemi që marrëveshja e Bordit të paqes të futet si pikë e rendit të ditës. Ndërsa për të tjerat jemi kundër. Nuk mund ta trajtojmë byronë këtu pa kaluar në lexim të dytë në Komisionin për Legjislacion”, ka theksuar deputeti i PDK-së Përparim Gruda.

Njëjt është deklaruar edhe deputetja e LDK-së Jehona Lushaku.

“Në përkrahim pikën për Bordin e Paqes ndërkohë që nuk përkrahim futjen e projektligjeve të tjera sidomos, atyre që nuk kanë kaluar në lexim të dytë në komisione”, ka theksuar ajo.

Partia në pushtet e ka arsyetuar urgjencën më situatën në të cilën gjendet Kuvendi, i cili do të shpërndahet automatikisht, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 28 prill.

“Sa i përket Projektligjit për Byronë ne jemi njoftuar që dëgjimi publik është finalizuar, ndërkohë urgjenca për këtë është pasur parasysh rrethanat që ndodhemi si Kuvend. Ndërkaq dy projektligjet për energjinë, tashmë si Kuvend kemi pranuar edhe një shkresë nga Sekretariati i Komitetit të Energjisë, janë pjesë e planit të rritjes”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

 

Continue Reading

Vendi

Profesorët e UBT-së publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave nëntokësore në Kosovë

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Hazir S. Çadraku, Pajtim Bytyqi dhe Osman Fetoshi, në bashkëpunim me studiues nga universitete vendore dhe ndërkombëtare, kanë publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare Limnological Review scientific journal.

Studimi, i titulluar “Assessment of Groundwater Quality in Some Regions of Kosovo Based on Physico-Chemical and Microbiological Parameters”, analizon cilësinë e ujërave nëntokësore në disa rajone të Kosovës përmes parametrave fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.

Rezultatet tregojnë se, megjithëse shumica e parametrave fiziko-kimikë janë brenda kufijve të lejuar, në shumë zona është evidentuar ndotje mikrobiologjike, përfshirë praninë e bakterit Escherichia coli, duke e bërë ujin të papërshtatshëm për konsum pa trajtim.

Studimi thekson ndikimin e faktorëve si aktivitetet bujqësore dhe mungesa e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe nënvizon nevojën për masa urgjente në menaxhimin dhe trajtimin e burimeve ujore.

Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në kërkime me ndikim në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

Nderohet kontributi i ish-kongresmenit Engel në shtetndërtimin e Kosovës

Published

on

By

Udhëheqësit e institucioneve kanë shprehur vlerësim të madh për rolin dhe kontributin e ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel, në historinë dhe procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Gjatë seancës së Kuvendit të mbajtur në nder të Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u shpreh se ai ka lënë gjurmë të thella në historinë e vendit.

“Në ditët më të vështira të historisë sonë të re, bëshkë edhe me shumë kongresistë e senatorë amerikanë, ngriti zërin fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave tona, represionit, dhe persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav”, ka theksuar Haxhiu, në seancë që ka nisur më një minutë heshtje në nderim të Engel.

Ajo ka shtuar se gjatë gjithë karrierës së tij, Engel nuk u ndal së kërkuari drejtësi për popullin e Kosovës.

“Në vitet e errëta kur shqiptarët e Kosovës po vuanin nën regjimin e Millosheviqit dhe bota ende hezitonte të vepronte, Eliot Emgel ngriti zërin”, ka theksuar Haxhiu.

Continue Reading

Të kërkuara