Lajmet

​Begaj: Mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE shumë e rëndësishme

Kështu deklaroi ai pas takimit me presidentin austriak.

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot presidentin e Austrisë, Van der Bellen, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë vazhdimisht Kosovës, si dhe për liberalizimin e vizave, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi, që theksoi se është kaq të rëndësishëm për paqen në rajon.

Begaj në konferencën e përbashkët për media me presidentin Van der Bellen, tha se është shumë e rëndësishme mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Shumë e rëndësishme është mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. E falënderova Presidentin Van der Bellen për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë vazhdimisht Kosovës, si dhe për liberalizimin e vizave, si dhe së fundmi, për dialogun Kosovë – Serbi, kaq të rëndësishëm për paqen në rajon”, tha ai.

Ai shtoi se së bashku me presidentin e Austrisë kanë ndarë bindjen se ekzistojnë mundësi të shumta për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve.

“Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm aktiv në mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë; veçanërisht për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, e cila përfaqëson një hap të rendësishëm në kuadrin e avancimit të bisedimeve për integrim europian midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, kjo vizitë është gjithashtu, një dëshmi e mëtejshme e angazhimit serioz të Austrisë në proceset integruese të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, si një vend me lidhje të shumta me këtë rajon, me vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm që rajoni ynë të jetë pjesë e familjes evropiane”, tha ai.

Ai ka falënderuar presidentin Van der Bellen për mbështetjen e Austrisë për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ndërsa, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen tha se mbështet atë çfarë tha presidenti Begaj, pasi bisedimet në Ohër me pjesëmarrjen e Borrell, mund të ishin një gur themelor në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Van der Bellen u shpreh se “dialogu midis këtyre vendeve sigurisht që është i vështirë, por të dy janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje nga të dyja palët, të dyja vendet nuk do kenë të ardhme drejt Bashkimit Evropian”.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara