Lajmet

​10 mësimdhënës dhe 12 nxënës të infektuar me COVID-19 në Gjakovë

Published

on

10 mësimdhënës dhe 12 nxënës aktualisht janë pozitiv me koronavirus në komunën e Gjakovës. Por përkundër kësaj, nga kjo komunë thonë se procesi mësimor po shkon mirë.

Drejtori i Arsimit në komunën e Gjakovës, Gjevalin Nikollbibaj për KosovaPress, deklaroi se testimi masiv i mësimdhënësve dhe nxënësve në dy shkolla të mesme ka përfunduar dhe së shpejti pritet të përfundojë edhe në dy shkollat tjera.

“Procesi mësimor në komunën e Gjakovës po shkon mirë, sa i përket numrit të të infektuarve është numër i vogël në raport me atë që po kemi gjatë ditës në nivel vendi. Kemi vetëm 10 mësimdhënës dhe 12 nxënës të infektuar me COVID. Instituti ka rekomanduar që të bëhet një testim gjeneral i shkollave të mesme. Në dy shkolla jemi veçse në përfundim, prej katër shkollave gjithsej e kemi përfunduar testimin dhe ka dalë numër shumë i vogël dhe tash në ditët në vazhdim do të vazhdojmë edhe me dy shkollat tjera”, tha ai.

Nikollbibaj tha së mësimi në shkollat fillore në Gjakovë po vazhdon me skenarin A, përveç grupeve ku kanë rezultuar pozitiv nxënësit. Ndërsa, shkollat e mesme vazhdojnë me mësim të kombinuar, ashtu siç e parasheh skenari B.

Drejtori i Arsimit në Gjakovë, tha se nxënësit që janë me koronavirus po e vazhdojnë mësimin në distancë.

“Sa i përket materialit me dezinfektues jemi shumë mirë të furnizuar. Çdo ditë bëhet dezinfektimi i objekteve shkollore, probleme kemi pasur kur ishte piku i COVID-it për arsye se ishte problem zëvendësimi i mësimdhënësve që ishin me COVID. Çdo i infektuar e merr mësimin online, edhe mësimdhënësit e infektuar izolohet për dy javë sipas rekomandimeve të IKSHP-së, edhe klasat nënkuptohet se shkojnë në skenarin B nëse një nxënës ka dalë pozitiv në një klasë të caktuar, ajo klasë shkon në skenarin B. Shkollat e mesme janë me skenarin B, pra me mësim të kombinuar gjatë gjithë kohës”, theksoi ai.

Pas paralajmërimeve të ekspertëve që për shkak të fushatës zgjedhore dhe grumbullimeve të qytetarëve mund të kemi rritje të numrit të të infektuarve, Nikollbibaj tha se si drejtori e Arsimit janë të gatshëm të organizojnë mësimin në distancë. Sipas tij, rreth 550 tabletë dhe laptopë janë shpërndarë tek nxënësit me kushte të rënda.

“Ministria e organizata të ndryshme kanë kontribuar me tablet dhe llaptop. Janë mbi 550 që i kemi ndarë.. sot erdhën edhe 8 tableta smart të cilët iu kemi shpërndarë minoriteteve romë, ashkalinj, egjiptian që i kanë kushtet e dobëta por edhe shtresave të tjera iu kanë shpërndarë dhe besoj që jemi të furnizuar. Sipas statistikave jemi më të furnizuar sesa rajonet për të përcjellur mësimin në distancë”, theksoi ai.

Në 24 orët e fundit pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 285 qytetarë. Ndërsa, si pasojë e infektimit kanë vdekur pesë persona.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara