Lajmet

Zyrtari i NATO-s: Aleanca mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë e stabilitetit në Kosovë

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të mërkurën ka bërë bashkë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarak nga vendet mike në Konferencën vjetore “FSK dhe Partnerët 2024”.

Christian Nawrat, drejtori i Ekipit ndërlidhës këshillues të NATO-së tha se Aleanca mbetet e përkushtuar që të luaj rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovës. Ai garantoi se NATO ta na ndihmojë FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, duke u shndërruar në nëj forcë shumë etnike.

“NATO mbetet e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e mbarë rajonin. Ne po punojmë, por brenda këtij mandati që ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumë kombesh bazuar në mandati e FSK-së, ne luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK. Aleatët tanë mbesin në të njëjtin synim, që të mbështesin FSK-në për të krijuar një forcë të aftë për të i’u ofrua mundësi individëve pa dallime gjinie e përkatësi etnike. NATO mirëpret përparimin e një FSK me gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka përgëzuar FSK-në për profesionalizimin. Madje tha se kjo forcë ka shmangur të gjitha provokimet dhe retorika që kanë mund të qojnë në eskalime të situatës pas sulmit në Banjskë.

“Ka sfida sidomos kjo çështja e fundit e Rusisë dhe ato qëllimet e Serbisë  të këqija në Kosovë dhe kërkojnë një qasje të jashtëzakonshme. Është shumë esenciale që kjo të adresohet dhe ngritja e personelit të KFOR-it në kontrollimin e kufirit ka qenë shumë kruciale. Po ashtu, dëshirojmë të them se sulmi i vitit të kaluar që është kryer nga një grup i paramilitarëve FSK ka treguar profesionalizëm të vërtetë duke shmangur  të gjitha provokacionet dhe retorikat që kanë mund të qojnë në eskalime të ndryshme. Është shumë e rëndësishme që të krijohet një dialog dhe kjo çështje të kryhet përmes dialogut dhe përmes bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtarë dhe të sigurohemi që forca të mos jetë në shprehje dhe të ndajmë prosperitetin dhe në këtë kontekst NATO dhe anëtarët e QUINT-it janë të gatshëm të ofrojnë lehtësimin e dialogut dhe të gjejmë një zgjidhje për çështjet që deri tani janë të pazgjidhura. Unë pres të bëjmë një qasje të bashkëpunimit të të gjitha palët mund t’i kalojnë këto sfida”, tha ai.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar është e kënaqur me progresin e FSK-së. Ai ka falënderuar që FSK-në për mbështetjen që ka ofruar për Ukrainë dhe stabilitetin në Evropë, duke shtuar se FSK është në rrugën për integrimi në institucionet e nivelit të lartë të sigurisë.

“Mbretëria e Bashkuar është shumë e lumtura dhe e kënaqur me progresin e FSK-së, për të siguruar që FSK është profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse ne jemi shumë të kënaqur me rolin tonë këtu dhe është shumë e rëndësishme për stabilitetin regjional. Këtë vit kemi me theks të veçantë jemi të lumtur për mbështetjen që FSK-ja ka ofruar për Ukrainë dhe stabilitetin në Evropë. Siç kemi dëgjuar dhe do të dëgjojmë FSK ka shënuar arritje të jashtëzakonshëm për të cilat ne ju urojmë shumë. FSK-ja ende është në një rrugë për krijimin e aftësive dhe forcimin e tyre dhe po ashtu në një rrugë për integrimin euro atlantik për të cilin ne e mbështesim plotësisht”, ka thënë ai.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara