Lajmet

​Orav: Kemi parë narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë në rajon

Published

on

Në rajon ka pasur narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë, ka thënë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Ai theksoi se BE është e zotuar që të ndërtojë një peisazh mediatik që është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënës. Kështu u tha në hapje të konferencës së Bashkimit Evropian e cila po mbahet në Prishtinë për edukimin mediatik “Gazetaria Konstruktive: Fuqizimi i Shoqërive të Informuara dhe Rezistente”.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav deklaroi se kjo konferencë është një dëshmi e zotimit për ballafaqimin e çështjeve më të rëndësishme për dezinfomimin.

“Kemi parë narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë dhe i japin zjarr këtyre në rajon por edhe më larg. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian bashkë me partnerët është e zotuar që të ndërtojë një peisazh mediatik qe është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënies. Në BE kemi ndërmarrë një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar dezinformimin. Ne jemi sy hapur ndaj fushatave të tilla të dezinformimit dhe të sigurohemi që narrativat e rreme të përballen me fakte. I kemi mbajtur portalet online llogaridhënies në mënyrë qe të krijojmë një hapësirë digjitale të sigurt për të gjithë ne. Mos transparenca në pronësinë e mediave, mediat online të paregjistruara ngrenë shqetësime serioze sa i përket llogaridhënies. Shumë gazetarë të cilët punojnë pa kontrata të mirëfillta që nga ana tjetër i bën ata të ndjeshëm ndaj presioneve dhe kërcënimet e pronarëve të mediave që luhat besimin e mediave”, u shpreh ai.

Ai shtoi se një studim i fundit vë në pah ndjeshmërinë ndaj dezinformatave, duke përfshirë edhe profesionistët në gazetari.

“Kjo vë nevojën për programe të edukimit mediatik dhe sisteme të verifikimit të fakteve. Duhet të fuqizojmë qytetarët përmes edukimit mediatik, në mënyrë qe të ndihmojmë të gjithë që të jenë informatorë të edukuar dhe informuar”, shtoi ai.

E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi se edukimi mediatik dhe lufta kundër dezinformstave është dukuri me të cilën po përballet Kosova çdo ditë.

“Edukimi mediatik është i integruar në kurrikulën tonë shkollore, me qëllim të orientimit të drejtë të fëmijëve dhe imunizimit të tyre ndaj manipulimeve potenciale dhe jo etike. Në këtë kuadër edhe digjitalizimi është ndër mënyrat optimale për të adresuar këtë çështje. Andaj përveçse ka adresuar si strategji e arsimit, jemi në finalizim të përmirësimit të shërbimeve të cilësisë në arsim, në përputhje me trendët e arsimit digjital në tërë botën. Aktualisht jemi duke krijuar departamentin e ri për digjitalizim i cili do të punojë drejt përmbushjes së kësaj objektive, ndërkaq në kuadër të infrastrukturës fixike vazhdon shtrirja e rrjetit të shpejt në shkollat e Kosovës”, deklaroi Nagavci.

Nagavci theksoi se po punohet që edukimi mediatik të futet si lëndë në shkollat në Kosovë.

Konferenca e Bashkimit Evropian për edukimin mediatik po vijon me panelin me temën “Gazetaria konstruktive: Formësimi i narrativave të së nesërmes”.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara