Lajmet

‘Dorëzohet’ edhe CNN: Zëvendësi i Trump fiton debatin me rivalin e tij demokrat Tim Walz

Published

on

Debati mes dy kandidatëve për zëvendës president të SHBA-ve ka përfunduar, me JD Vance, kandidatin republikan, që ka dalë fitues ndaj Tim Walz, rivalit të tij demokrat. Ky rezultat është pranuar edhe nga CNN, një media e njohur për qëndrimet e saj të favorshme ndaj demokratëve, duke theksuar rëndësinë e këtij debati në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas një sondazhi të menjëhershëm të CNN-it, të kryer midis votuesve të regjistruar që ndoqën debatin, Vance ka fituar me 51% të votave, krahasuar me 49% për Walz. Marzhi i gabimit në këtë sondazh ishte +/- 5.3 pikë, duke e bërë rezultatin mjaft të ngushtë.

Megjithatë, rezultatet nga shikuesit e CNN ishin disi më të favorshme për Walz-in, përkundër kritikave të panelit të drejtuesve të CNN pas debatit. Ata e akuzuan Walz-in për papërgatitje, duke i dhënë avantazhin Vance.

David Chalian, drejtori politik i CNN, sqaroi se sondazhi ishte kryer midis votuesve të regjistruar që ndoqën debatin, dhe se kampioni përfshinte një të tretën demokratë, një të tretën republikanë dhe një të tretën të pavarur. Ai theksoi se kjo ndarje anon rreth 5 pikë përqindje më shumë drejt demokratëve sesa një sondazh më të gjerë.

Para debatit, 45% e të anketuarve mendonin se Vance do të fitonte, ndërsa 54% mendonin se Walz do të ishte fitues. Pas debatit, rezultati u kthye në 51% për Vance dhe 49% për Walz, duke treguar se Vance e tejkaloi pritshmërinë e tij, ndërsa Walz nuk arriti të performonte siç pritej.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se vlerësimet e favorizimit për të dy kandidatët kishin shënuar rritje të ndjeshme. Vance kishte përmirësuar vlerësimin e tij nga -22 në -3, ndërsa Walz kishte rritur statusin e tij nga +14 në +37.

Një sondazh flash i CBS News, i kryer në bashkëpunim me YouGov, mbështeti rezultatet e CNN-it, duke treguar se Vance kishte fituar me një diferencë të vogël. Sondazhi tregoi Vance me 42% ndaj Walz me 41%, me një marzh gabimi prej +/- 2.7 pikë. Rreth 17% e të anketuarve menduan se debati ishte barazim.

Për më tepër, një sondazh i CBS/YouGov zbuloi se shumica e amerikanëve mendonin se Kamala Harris e kishte mundur Trumpin në debatin e tyre të vetëm më 10 shtator, duke e theksuar kështu rëndësinë e debatit në formësimin e opinionit publik për kandidaturat e tanishme./UBTNews/

 

 

Lajmet

Donika Emini kritikon interpretimin e këngës nacionaliste serbe në forumin e BE-së në Bruksel

Published

on

Ekspertja e politikës së jashtme, Donika Emini, ka kritikuar interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke e cilësuar të papranueshme përzgjedhjen e një kënge që përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Gjatë fjalimit të mbajtur më 16 nëntor, Emini tha se ngjarja e kishte detyruar ta ndryshonte tërësisht fjalimin e përgatitur. Ajo e nisi paraqitjen duke cituar disa vargje të këngës, të interpretuar një natë më parë.

“Popull serb, thërrit fort. Kosovë, nuk do të të dorëzojmë. Ti gjithmonë ke qenë e jona. Kështu ka qenë që nga kohët e lashta”, citoi Emini, duke theksuar se teksti përmban pretendime të drejtpërdrejta territoriale ndaj Kosovës.

Ajo ngriti pikëpyetje nëse institucionet evropiane i kuptojnë kompleksitetet politike dhe ndjeshmëritë historike të Ballkanit Perëndimor.

“Pas asaj që ndodhi mbrëmë, vërtet pyes veten nëse ata i kuptojnë kompleksitetet e rajonit, edhe pse po flasim për një Komision Evropian që është mjaft afër këtij rajoni”, deklaroi ajo.

Emini tregoi se kishte vendosur të merrte pjesë në forum pasi kishte vërejtur mungesën e përfaqësuesve nga Kosova në listën e folësve. Megjithatë, ajo theksoi se prania e saj si përfaqësuese e shoqërisë civile nuk mund ta zëvendësonte përfaqësimin institucional të vendit.

Ajo tha se nuk do të befasohej nëse një këngë e tillë do të interpretohej në tubime nacionaliste apo në një tubim të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, por u shpreh e befasuar që ajo u dëgjua në një aktivitet të Komisionit Evropian.

“U befasova shumë kur e dëgjova në Komisionin Evropian, një projekt paqeje, një projekt që po e udhëheq rajonin drejt demokracisë”, u shpreh Emini.

Ekspertja sqaroi se kundërshtimi i saj nuk kishte të bënte me gjuhën apo muzikën serbe, duke theksuar se do ta mirëpriste interpretimin e këngëve shqipe dhe serbe që promovojnë bashkëjetesën dhe tejkalimin e ndarjeve.

Në përfundim të fjalimit, Emini i bëri thirrje Bashkimit Evropian të mos riprodhojë narrativa nacionaliste dhe revizioniste që, sipas saj, kanë penguar procesin e pajtimit në Ballkan.

“A mundeni të paktën të mos i riprodhoni narrativat revizioniste dhe propagandistike të një regjimi që e përçau rajonin dhe që e bëri pajtimin kaq të vështirë deri më sot?”, pyeti ajo.

Fjalimi u mbajt në kuadër të forumit “Përmes pajtimit drejt zgjerimit të Bashkimit Evropian”, më 16 nëntor, një ditë pas interpretimit të këngës në mbrëmjen hapëse të aktivitetit në Bruksel./A.K/

Continue Reading

lajme

Studentët e Masterit në Agrokulturë me Mjedis nisin hulumtimin eksperimental për kultivimin e sallatës së gjelbër pa tokë

Published

on

By

Studentët e programit Master në Agrokulturë me Mjedis, Sihana Bokshi dhe Shpëtim Salihu, nën udhëheqjen e profesorit Ismet Babaj, kanë dizajnuar metodikën e hulumtimit dhe kanë nisur punën eksperimentale për kultivimin e sallatës së gjelbër (Lactuca sativa L.) në sistemin e kultivimit pa tokë.

Qëllimi i këtij eksperimenti është vlerësimi i efekteve të sistemit të prodhimit dhe furnizimit me azot në formë të nitratit mbi statusin ushqyes të bimëve, akumulimin e nitrateve dhe nitriteve, prodhimin e biomasës, si dhe morfologjinë e sistemit rrënjor.

Në kuadër të hulumtimit po testohen tre trajtime me tretësira ushqyese në dy sisteme të hapura të prodhimit pa tokë, përmes vazove me vëllim prej 1 litri: njëri sistem përdor vermikulitin si substrat rritës, ndërsa tjetri përdor cocopeat (torfë kokosi).

Puna kërkimore do të përmbyllet me analiza kimike dhe matje të parametrave të rritjes së bimëve. Të dhënat dhe rezultatet e përfituara do t’u shërbejnë studentëve për përgatitjen e punimeve të tyre të diplomës, si dhe për publikime në revista shkencore, duke dëshmuar gërshetimin e suksesshëm të teorisë me praktikën shkencore.

Continue Reading

lajme

Rama kritikon interpretimin e melodisë së këngës nacionaliste serbe në Bruksel

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar interpretimin e melodisë së një kënge nacionaliste serbe në koncertin e organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel. Ai e bëri këtë në fillim të një debati në “Forumin e Zgjerimit“, duke thënë se kjo çështje nuk mund të mbetet pa u përmendur.

“Nuk mund të heshtet ajo që ndodhi mbrëmë me muzikën e interpretuar në një mbrëmje në prag të këtij forumi. Nuk e di a ishte e qëllimshme apo injorancë, por ishte një këngë nacionaliste këtu, në mbrëmjen e këtij eventi. Për ta shtuar ironinë, u bë nën logon ‘Meloditë e Unitetit’”, tha Edi Rama.

“Asnjëherë nuk mund të lëmë anash diçka që na kthen nga e kaluara. E kam thënë për vite se sa e rëndësishme është Serbia për rajonin tonë, sa e rëndësishme është ta mbajmë Serbinë në anën tonë. Por dua të sigurohem që ajo që them të mos shkojë kundër kësaj bindjeje. Por, në të njëjtën kohë, mendoj se nuk duhet të tolerojmë hapësirë që betejat e mesjetës të bëhen motivim për ndasitë e sotme”, ka thënë Rama.

“Sa më shpejt Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për të gjithë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë. /KOHA/

Continue Reading

Vendi

Ndalohet një zyrtar i Gjykatës së Prishtinës, dyshohet për keqpërdorim detyre

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Policinë e Kosovës, ka ndaluar sot për 48 orë personin me inicialet A.B., udhëheqës i Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë pas hetimeve disamujore, nën dyshimin se A.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ai dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe persona të tjerë, ka krijuar dosje fiktive duke vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një kontrate të falsifikuar të shitblerjes.

Përmes këtyre veprimeve, shtetasit të Serbisë me inicialet M.B. — i cili aktualisht ndodhet në arrati — i është mundësuar regjistrimi i kundërligjshëm i një banese me sipërfaqe prej 55.89 m² në Zonën Kadastrale në Matiçan, pranë Zyrës Kadastrale në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit ka paralajmëruar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara