Lajmet

Zyrtarët më të lartë evropianë do të bojkotojnë takimet jozyrtare me Orbanin

Published

on

Zyrtarët më të lartë evropianë do të bojkotojnë takimet jozyrtare të cilat janë thirur nga Hungaria, pasi ky vend aktualisht udhëheq presidencën e BE-së. Deri te ky vendim erdhi pasi kryeministri hungarez, i cili njihet edhe si pro-rus, Viktor Orban, mbajti një sërë takimesh me liderët e huaj rreth Ukrainës, dhe kjo acaroi partnerët evropianë.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer shkroi në “X” se bojkoti ndodhi në dritën e zhvillimeve të fundit që shënojnë fillimin e presidencës hungareze (BE).

Hungaria mori presidencën e BE-së më 1 korrik dhe që atëherë Orban ka vizituar disa shtete sikurse Ukraina, Rusia, Azerbajxhani, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në turneun botëror që ai e ka shpallur si një “mision paqeje”, përmes së cilit synon të ndërmjetësojë përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Turneu i tij acaroi shumë liderë të Bashkimit Evropian, të cilët thanë se nuk janë informuar paraprakisht për planet e Orbanit.

Qeveria e Orbanit është miqësore me Rusinë dhe ka dalë kundër politikës së shumicës së vendeve të BE-së lidhur me mbështetjen e tij për Ukrainën./UBTNews/

Lajmet

60 aksidente e mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Published

on

By

60 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 19 prej tyre janë me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar mbi 2 mijë gjoba trafiku.

Në 24 orëshin e fundit gjithashtu janë arrestuar nëntë persona dhe një është dërguar në mbajtje./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Zbardhen detajet e vrasjes të gjyqtarit: Detektori e sinjalizoi prezencën e metaleve, roja qëndroi në karrige

Published

on

By

Policia në Tiranë ka dhënë detajet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në moshën 60 vjeçare në Tiranë. Aty tregohet se si i dyshuari kaloi nëpër detektor me armë, dhe roja qëndronte ulur në karrigen e tij. Gjithçka thuhet të jetë vërtetuar nga pamjet e kamerave.

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës”, thuhet mes tjerash./D.B/EO

 

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona, sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara

Published

on

By

Janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara në një operacion policor që ndodhi në Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët e mbrëmjes të martën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’ .Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e  Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.  Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy personat e dyshuar,  S.T dhe A.Th. Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katërdhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

Më tej u tha se “Prokuroria Speciale e Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale”./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Malishevë

Published

on

By

Një burrë është raportuar i zhdukur në fshatin Janqisht të Malishevës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur paraditen e së dielës dhe është raportuar nga bashkëshortja e tij.

Fsh. Janqisht, Malishevë 05.10.2025 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Autoritetet policore po merren me rastin dhe hetimet janë në vazhdim./D.B/UBTnews/

Continue Reading

Të kërkuara