Sport

Zyrtare: Kosova do të përballet me Lituaninë në një ndeshje miqësore në mars

Published

on

Kosova do të përballet me Lituaninë në një ndeshje miqësore, para se ta nisë fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës në historinë e vet, në mars – njofton shtëpia e futbollit e Kosovës.

Kombëtarja verdhekaltër do ta mirëpresë kombëtaren e shtetit baltik më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

FFK-ja njoftoi në uebsajtin e vet zyrtar se ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Lituanisë për këtë takim miqësor, i cili do të jetë i pari për dardanët në vitin 2021.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022. Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, shkruhet në uebsajtin e FFK-së.

Kjo do të jetë një mundësi për trajnerin e Bernard Challandes për ta parë si në cfarë gjendje është ekipi kombëtar i Kosovës në prag të fillimit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.

Sepse vetëm katër ditë më vonë, më 28 mars, Kosova e pret Suedinë në ndeshjen e parë kualifikuese në Grupin B, para se të përballet me Spanjën tri ditë më vonë në udhëtim.

Kosova është pjesë e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës Katari 2022, bashkë me Spanjën, Greqinë, Suedinë dhe Gjeorgjinë.

Ky do të jetë hera e dytë që Kosova merr pjesë në kualifikime për Kupën e Botës në historinë e saj, që prej se u pranuar në FIFA dhe UEFA më 2016, pas asaj për Botërorin e 2018-s.

Lajmet

​Laporta për Yamalin: Ka personalitet të fortë si Messi, është i rrallë

Published

on

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë një deklaratë të fuqishme në lidhje me talentin e jashtëzakonshëm të Lamine Yamal, duke e krahasuar atë me Lionel Messin jo vetëm për cilësitë teknike, por edhe për karakterin e tij të veçantë.

Në një prononcim për mediat, Laporta u shpreh: “Lamine Yamal ka një personalitet shumë të fortë, njësoj siç kishte edhe Messi në kohën e tij. Ai nuk është thjesht një lojtar i talentuar, por është i rrallë, një prej atyre futbollistëve që lindin rrallëherë.”

Presidenti katalanas vazhdoi me vlerësimet duke theksuar nivelin elitar në të cilin tashmë ndodhet adoleshenti spanjoll:

“Yamal është një gjeni i vërtetë i futbollit. Ka arritur një nivel shumë të lartë për moshën që ka dhe kjo e bën edhe më të jashtëzakonshëm. Ne te Barcelona jemi shumë krenarë që kemi një lojtar si ai në radhët tona.”

Lamine Yamal, vetëm 18 vjeç, ka shpërthyer me paraqitjet e tij për Barçën dhe përfaqësuesen e Spanjës, duke u bërë një ndër emrat më premtues në futbollin botëror. Krahasimi me Messin nga vetë presidenti Laporta vetëm sa e forcon imazhin e tij si trashëgimtar potencial i legjendës argjentinase në “Camp Nou”.

Continue Reading

Lajmet

​Drita prezanton përforcimin e ri

Published

on

Drita ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato duke siguruar shërbimet e sulmuesit të njohur Kristal Abazaj. Lojtari me përvojë të madhe dhe cilësi të spikatura do të jetë tashmë pjesë e repartit ofensiv, duke i shtuar më shumë forcë dhe alternativë skuadrës nga Gjilani.

Pas një pune të përkushtuar dhe negociatash të suksesshme, drejtori sportiv Valon Zymberi arriti të finalizojë marrëveshjen me Abazajn, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin.

Abazaj pritet të jetë një armë e fuqishme në dispozicion të trajnerit Ramadani, duke sjellë me vete jo vetëm eksperiencë, por edhe potencial për të bërë diferencën në fushë.

 

Continue Reading

Lajmet

​Interi pret përgjigje nga Atalanta për Lookman

Published

on

E ardhmja e Ademola Lookman mbetet pezull në aksin Inter–Atalanta. Atalanta vazhdon të kërkojë 50 milionë euro, kurse Interi mbetet destinacioni i preferuar i lojtarit, që ka refuzuar oferta të tjera dhe pret që premtimi i bërë nga Atalanta për transferimin të mbahet.

Aktualisht i dëmtuar lehtë, Lookman nuk do të udhëtojë në Gjermani me skuadrën, por mund të bashkohet më vonë për miqësoren ndaj Këlnit më 9 gusht. Pavarësisht dëshirës për transferim, ai po tregohet profesional dhe nuk ka bërë presion publik për largim  një qëndrim që vlerësohet nga klubi bergamask.

Interi nuk ka ndërmend të ngrejë ofertën prej 42 milionë euro plus 3 milionë në formë të bonuseve në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa Atalanta po shqyrton alternativat e zëvendësimit, si Federico Chiesa apo Roëe i Marsejës.

 

Continue Reading

Lajmet

Cóccaro që u përplas me Messin: Para tij unë vetëm hesht

Published

on

Një nga skenat më të ndjera të Kupës së Ligës u regjistrua gjatë fitores dramatike të Inter Miami ndaj Atlas FC, ku Lionel Messi dhe sulmuesi uruguaian Matías Cóccaro u përfshinë në një shkëmbim emocional në fushë, që përfundoi me një përqafim dhe shkëmbim fanellash.

Në një intervistë pas ndeshjes, Cóccaro sqaroi se tensioni që u pa në fushë ishte rezultat i intensitetit të lojës.

“Kur shënuam golin e barazimit, entuziazmi im nuk i pëlqeu Messit. Kur ata shënuan, ai festoi para meje. Por më pas u përqafuam dhe ai madje më kërkoi falje. Më tha që do të më dërgojë fanellën e tij, një gjest që tregon madhështinë e tij,” tha ai.

Cóccaro nuk kurseu fjalët e mira për yllin argjentinas:

“Ai është më i madhi në histori. Me të, unë thjesht hesht… me askënd tjetër. Dhe Suárez? Ai është idhulli im,” u shpreh ai.

Sulmuesi i Atlas shtoi se Messi kuptoi se gjithçka ishte pjesë e përkushtimit për skuadrën dhe nuk kishte asgjë personale.

Messi pati një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke dhuruar dy asistime, krijuar tri raste të mëdha dhe kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në golin vendimtar në minutën e fundit.

Për Atlasin, humbja e vendos skuadrën në një pozitë të vështirë për kualifikim, megjithëse ata kanë ende dy ndeshje për të ndryshuar situatën – ndaj Orlando City dhe Atlanta United.

 

Continue Reading

Të kërkuara