Sport

Klubet e Rusisë dhe Ukrainës “njohin” Kosovën në Antalia

Published

on

Prej dhjetë skuadrave të Superligës së Kosovës në futboll, pesë po e kryejnë fazën e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë. Drita, Ballkani, Prishtina, Arbëria e Llapi janë ekipet të cilat krahas përgatitjeve, i kanë luajtur edhe disa ndeshje miqësore.

Përballja e ekipeve kosovare në qytetin bregdetar turk ka qenë kryesisht me skuadrat nga Rusia e Ukraina, dy vende këto që nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës. Në veçanti, Rusia ka qenë ndër shtetet që ka paraqitur vazhdimisht pengesa për sportistët, ekipet dhe përfaqësuesen e Kosovës në konkurrencën e femrave. Federata e Futbollit e Rusisë nuk pranoi ta priste Kosovën në vendin e saj e as nuk udhëtoi drejt Prishtinës, duke preferuar që ndeshjet të luhen në terren neutral vitin e kaluar.

Kosova luajti si vendase në Gjermani, kurse Rusia zgjodhi Turqinë për dy takimet që i fitoi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Probleme kishte edhe në miqësore vitin e kaluar. Skuadra e Gjilanit e kishte mposhtur Yeniseyn nga Rusia 1:0. Ndeshja ishte transmetuar në kanalin “Youtube” dhe ekipi kosovar ishte paraqitur si ekip nga Serbia, ndërkohë në marrëveshje ishte shkruar si duel mes ekipeve nga Kosova e Rusia. Reagimi i Gjilanit kishte bërë që të përmirësohej “gabimi”.

Përderisa në ndeshjet zyrtare ekipet dhe sportistët kosovarë kanë pasur probleme me shtetet që nuk e njohin Kosovën, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për duelet miqësore që po zhvillohen këtë vit. Në Antalia, ekipet kosovare pothuajse të gjitha ndeshjet i kanë luajtur kundër skuadrave ruse dhe ukrainase. Shtatë ndeshje ishin kundër ekipeve nga Rusia, katër nga Ukraina një nga Polonia dhe dy me skuadrat turke.

Organizator i të gjitha ndeshjeve miqësore të ekipeve kosovare në Antalia është Amir Prepolli. Prepolli ka qenë edhe organizator i ndeshjes së Superkupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, që u luajt në Antalia dhe përfundoi me fitoren e ekipit nga kryeqyteti (3:1). Prepolli ka thënë për KOHËN se nuk ka pasur asnjë rast që ekipet ruse, ukrainase apo polake kanë refuzuar të luajnë me skuadrat kosovare. Ai thotë se shpeshherë ka ndodhur që ato vetë të kërkojnë përballje me ekipet kosovare.

“Nuk kemi pasur raste që kanë refuzuar të luajnë ndaj ekipeve nga Kosova. Gjithçka ka shkuar pa ndonjë problem deri më tani. Ka pasur edhe raste kur ekipet nga Rusia, Ukraina dhe Polonia më kanë kontaktuar dhe kanë kërkuar që të luajnë me skuadrat nga Kosova. Raportet janë shumë të mira dhe nuk ka asnjë problem. Pjesa politike nuk iu intereson fare. Këto janë ndeshje miqësore”, tha Prepolli.

Ballkani nga Suhareka ia ka dalë ta mposhtë Vorskla Potlavë e Ukrainës (2:1), CSKA Moskën U21 (3:0) dhe Jagiellonian e Polonisë (2:1). Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha, ka thënë për KOHËN se mosnjohja e Kosovës nga vendet e ekipeve me të cilat janë përballur nuk ka ndikuar aspak në luajtjen e këtyre miqësoreve.

“Normalisht, sporti është ambasadori më i mirë i çdo shteti dhe nuk besoj që ka ndikuar në asnjë ndeshje mosnjohja e shtetit tonë nga shtetet e tjera. Ndeshjet kanë shkuar pa më të voglin problem”, u shpreh Berisha.

“Është e vërtetë që kemi bërë disa ndeshje miqësore, kryesisht me ekipet ruse, polake e ukrainase. Ndeshjet kanë shkuar shumë mirë, si për nga organizimi, ashtu edhe nga vetë zhvillimi i tyre. Ne si ekip kemi qenë shumë të motivuar dhe të organizuar në çdo ndeshje, pasi kemi luajtur kundër ekipeve me nam në ligat evropiane”, ka thënë ai.

Ekipi tjetër kosovar që është përballur në miqësore me skuadra nga vendet që nuk e njohin Kosovën është Llapi i trajnerit Tahir Batatina. Por llapjanët kanë luajtur edhe dy miqësore ndaj ekipeve nga Turqia. Llapi e ka mposhtur Obolonin e Ukrainës (2:0), kurse ka pësuar nga Tom Tomsku i Rusisë (2:0). Trajneri i Llapit, Batatina, ka insistuar se duelet në Antalia ishin shumë pozitive për ekipin e tij.

“Kemi kaluar shumë mirë. Na kanë pritur mirë, kemi shkëmbyer përvoja të mira me ekipet kundërshtare. Kjo na ndihmon shumë që kur të jemi në garat evropiane ta dimë se çka na pret. Ata janë befasuar me progresin e arritur në Kosovë për një kohë të shkurtër”, tha Batatina, duke shtuar se ekipit rus ashtu edhe atij ukrainas as që iu ka interesuar çështja politike.

Prishtina është përballur me ekipin rus Chayka, nga i cili ka pësuar humbje 1:0.

Edhe Drita është dashur të luajë ndaj skuadrës nga Rusia, Nizhny Novgorod, por ndeshja është anuluar të mërkurën shkaku i të reshurave të shiut. Sipas njoftimit të Dritës, takimi do të zhvillohet të enjten. Arbëria i ka luajtur dy ndeshje miqësore, kurse e treta është ndërprerë shkaku i të reshurave të shiut.

Ka humbur nga Akhmat Grozny i Rusisë (3:1), klub për të cilin luajti edhe futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha. Ndërsa ka triumfuar ndaj Lokomotivës B të Moskës (5:0). Dueli ndaj ekipit Minaj nga Ukraina u ndërpre në fund të pjesëlojës së parë shkaku i motit dhe deri ato momente, rezultati ishte në favor të Arbërisë (1:0).

Deri më tani, vetëm Llapi është kthyer në Kosovë, ndërkaq në ditët në vazhdim pritet edhe ardhja e ekipeve të tjera nga Antalia.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara