Lajmet

Zjarri në Prevallë, AME tregon për gjendjen aktuale

Published

on

Zjarri në Prevallë vazhdon të jetë aktiv, por është lokalizuar dhe në vend të ngjarjes janë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përveç në Prevallë, gjatë ditës së sotme aktiv është edhe një zjarr malor në Shtërpcë, dhe një tjetër në Istog ku janë djegur ushqime bagëtie. Kjo është situatë aktuale me zjarret e raportuar nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, ku zëdhënësi Nehat Koqinaj thotë se mbrëmë vonë ka pasur zjarr edhe në afërsi të sipërfaqes së KEK-ut.

Ai shton se hapësira e përfshirë nga zjarri në Prevallë është nën kontroll të plot dhe nuk paraqet rrezik për jetë.

“Kryesisht Kosova krahasuar me rajonin është dukshëm më pak e goditur, e rrezikuar prej zjarreve, përjashtimisht zonave të caktuara të cilat ditëve të fundit sidomos të cilat ishin të atakuara. Këtu e nxjerr në pah sigurisht situatën me Prevallë, ku njësitë vendore, zjarrfikësit me gjithë strukturat e tjera ishin në përpjekje të pandalshme 24/7 që nga data 8 gusht 2024 dhe tek dje ajo vatër zjarri ose ai rrezik u vendos nën kontroll të plot dhe nuk paraqet rrezik në asnjë mënyrë as për jetë, as për pasuri në kuptimin e lagjes dhe vendbanimit në Prevallë. Derisa flora dhe fauna, biodiversiteti në atë zonë u rrezikua rëndë dhe është dëmtuar rëndë për fat të keq”, thotë ai.

Zjarri në Prevallë është aktiv, por sipas Koqinajt është vënë nën kontroll mbi 95 për qind dhe se nuk ka rrezik të shtrirjes.

“Në terrenin ku është shfaqur zjarri në Prevallë është ekstrem i rëndë, i pa përshtatshëm dhe i pa qasshëm nga forcat tokësore. Ku njësia përkatëse e komunës së Prizrenit që nga data 8,9 dhe 10 kanë qenë me kujdestari dhe me reagim 24/7. Derisa para tri dite kërkuan ndihmë përmes agjencisë të aktivizohen komunat fqinje ose komunat tjera për të asistuar dhe dje, nga data 13 dhe 14 u kërkua dhe reagimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët aktualisht janë aty dhe KFOR-i në mbështetje nga ajri i cili u realizua tek dje. I gjithë ky reagim i integruar nga gjitha kapacitetet vendor, të nivelit lokal, të komunave, komunës bartëse të këtij incidenti dhe komunave fqinje dje u arrit të lokalizohet në masë sipas komandantit të incidentit ku ishim edhe ne. Është vënë nën kontroll mbi 95 për qind që do të thotë se nuk paraqet rrezik të mëtutjeshëm të shtrirjes”, shton ai.

Përveç në hapësirat e Prevallës, zëdhënësi i Agjencisë e Menaxhimit të Emergjencave tregon se mbrëmë vonë është shkaktuar një zjarr edhe në afërsi të KEK-ut.

“Gjatë ditës së djeshme u paraqit rreziku në zonën e navigimit ajror nga AShNA ku radarët ose zona e radarëve ose kontrollit ajror ishte e rrezikuar nga një zjarr sipërfaqësor, zjarr i hapur. Gjithashtu e fundit që e mora si informacion nga sistemi i komunikimit të qendrave operative të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të cilave ju raportojnë komunat përkatëse ose njësitë profesionale të zjarrfikësve të shpëtimit, ishte zjarri në afërsi të sipërfaqes së KEK-ut ku ishin tentativat në orët e vona të mbrëmjes të djeshme për ta lokalizuar dhe eliminuar rrezikun për shtrirjen e mëtutjeshme të zjarrit në afërsi të KEK-ut”, përfundon ai.

Dje e sot në Prishtinë kanë qenë 14 raste të zjarreve fushore, gjashtë në objekte dhe dy zjarre në sipërfaqe pyjore. Ndërkaq në Podujevë janë shkaktuar dy zjarre fushore dhe dy pyjore./UBTNews/

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara