Lajmet

​Pakujdesia e qytetarëve po shkakton zjarret, AME thotë se duhet të shtohen kapacitetet

Published

on

Shpërthimi i zjarreve po ndodhë nga pakujdesia e qytetarëve, thotë Nehat Koqinaj nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent. Ai thekson se zjarrvënia është vepër e rëndë penale, për çka shton se Policia e Prokuroria po hetojnë rastet e ditëve të fundit. Udhëheqësi i divizionit për çështje ligjore, marrëdhënie me publikun dhe ndërkombëtare nëAME, thekson se gjatë intervenimeve në Prevallë, janë lënduar disa zjarrfikës.

Ai flet edhe për nevojën e shtimit të kapaciteteve për reagim në këto raste.

Nehat Koqinaj nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent konsideron se dora e njeriut është shkaktari kryesor në vënien e zjarreve.

“Në shumicën e rasteve, të gjitha statistikat thonë se zjarri shkaktohet nga pakujdesia në 99 për qind të rasteve, e pakujdesinë e shkaktojnë njerëzit. Që do të thotë se sipas gjasave njeriu është shkaktari kryesor i shpërthimeve të zjarreve në zonat ku po paraqiten si vatra zjarri dhe ato kryesisht po shkaktohen nga pakujdesia dhe për të mos ia shtuar edhe ndoshta qëllimet e këqija ose piromaninë ose nuk e di çfarë arsye por dora e njeriut është kryesisht shkaktari kryesor në vënien e zjarreve”, deklaron Koqinaj.

Zjarrvënia është vepër e rëndë penale, thekson Koqinaj, teksa shton se mund të sanksionohet me burgim të përjetshëm.

“Policia me Prokurorinë janë në investigim të rasteve të caktuara dhe natyrisht se zjarrvënia është vepër e rëndë penale, nuk është vetëm vepër penale. Vepër e rëndë penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës në dy nene ceket specifikisht zjarrvënia kur edhe mund të shkaktojë, prodhojë efekte në jetë njeriu është vepër e rëndë penale dhe sanksionohet me një nga nën nenet e Kodit Penal dhe me burgim të përjetshëm ku si pasojë vie deri tek rrezikimi dhe humbja e jetës së njeriut”, shton ai.

Derisa fton qytetarët për kujdes, Koqinaj tregon se gjatë intervenimit në Prevallë ku për disa ditë ka qenë vatër zjarri janë lënduar disa zjarrfikës.

“Në reagim në Prevallë sidomos kishte edhe disa pjesëtarë të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit të lënduar dhe si rezultat i atyre duhet pasur parasysh që në një të ardhme shumë të afërt kapacitetet e Kosovës për reagim të zhvillohen më shumë se sa që janë aktualisht dhe të mundësohet reagimi nga ajri në momentin e parë kur është i nevojshëm… Angazhimi qytetar ose përgjigja e komunitetit të kërcënuar ose afektuar nga një rrezik është çelës i zhvillimit të mëtutjeshëm. Bashkëpunimi i institucion përgjegjës me qytetari aktive i bën zgjidhje secilit problem në të ardhmen”, përfundon ai.

Për të shuar zjarrin në Prevallë, KFOR-i ka intervenuar me helikopterë, ku nuk është raportuar për rrezikim të banorëve përreth.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara