Lajmet

Zjarr përfshiu fabrikën më të madhe të vaksinave, pesë të vdekur

Published

on

Pesë persona kanë vdekur pas një zjarri që përfshiu prodhuesin më të madh të vaksinave në botë, Institutin Serum, të enjten.

Zjarri filloi në një objekt që është ende në ndërtim e sipër në mjediset e Institutit Serum të Indisë.

Pamjet shfaqin tymin e zi nga një ndërtesë shumëkatëshe në kompleksin masiv të SII në qytetin Pune në shtetin Maharashtr.

Kompania thotë se zjarri nuk ndikon në prodhimin e vaksinës, ndërkaq shkaqet e zjarrit ende nuk dihen./UBTNews

Lajmet

Laura Fazliu shpallet Sportistja e Vitit 2025 nga Federata e Sportit Universitar

Published

on

By

Xhudistja e njohur kosovare, Laura Fazliu, është shpallur Sportistja e Vitit 2025 nga Federata e Sportit Universitar, si vlerësim për suksesin e jashtëzakonshëm të arritur në FISU World University Games 2025, ku fitoi medaljen e argjendtë, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe krenari. Ky çmim konfirmon edhe një herë përkushtimin, disiplinën dhe talentin e saj në arenën ndërkombëtare të sportit universitar.

Laura Fazliu është studente në Fakultetin e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, ku krahas angazhimit akademik po ndërton edhe karrierën e saj sportive në nivelet më të larta. Ajo përfaqëson shembullin më të mirë të harmonizimit të studimeve me sportin elitar, duke u kthyer në frymëzim për studentët dhe të rinjtë që synojnë sukses si në arsim ashtu edhe në sport.

Me mbështetje të fortë institucionale dhe përkushtim të vazhdueshëm, kampionët ndërtohen çdo ditë – sot dhe në të ardhmen.

Continue Reading

Lajmet

CORE ED Academy sjell qasje të reja pedagogjike në drejtësinë për të miturit

Published

on

By

U mbajt punëtoria në kuadër të projektit CORE ED Academy, me titull: “Adaptimi i profileve profesionale për drejtësinë për të miturit – Punëtori Kombëtare për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale të përditësuara sipas qasjes ‘Pedagogy-First’”.

Punëtoria u organizua me qëllim të prezantimit të projektit ndërkombëtar CORE ED Academy, objektivave dhe aktiviteteve kryesore të tij në fushën e edukimit dhe drejtësisë për të miturit.

Projekti CORE ED Academy synon fuqizimin e institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, përmes zhvillimit të ndërhyrjeve dinamike që promovojnë përfshirjen sociale dhe vlerat demokratike në sistemin e drejtësisë për të miturit. Projekti ofron trajnime të specializuara dhe kurikula të reja në fushën e pedagogjisë korrektuese, duke krijuar një ekosistem profesional të ndërlidhur ngushtë me tregun e punës dhe me nevojat reale të institucioneve korrektuese.

Continue Reading

Lajmet

Nucleus Lab – një qasje inovative ndaj leximit dhe shkrimit kreativ

Published

on

By

Nucleus Lab është një iniciativë akademike dhe kreative e Fakultetit të Gjuhës Angleze në UBT, e konceptuar për të zhvilluar praktikat ekstrakurrikulare të studentëve dhe për t’i përgatitur ata për mësimdhënie inovative, reflektuese dhe bashkëkohore.

Punëtoria e radhës, “Creative Reading & Writing – Expanding Creativity Beyond the Classroom”, e përgatitur nga Prof. Assoc. Dr. Alma V. Lama, synon zgjerimin e kompetencave akademike dhe pedagogjike përmes leximit kritik dhe shkrimit kreativ, duke e zhvendosur procesin e të nxënit përtej kornizave tradicionale të klasës.

Studentët lexuan tekste ekzistuese duke personalizuar narrativat, duke i pasuruar ato me përvoja, emocione dhe këndvështrime personale, si dhe duke i zhvilluar më tej përmes shkrimit kreativ. Përmes këtij procesi, ata ndërtuan kuptime të reja, duke e shndërruar leximin në një akt aktiv reflektimi dhe shkrimin në një mjet për shprehje autentike dhe formim profesional.

Kjo qasje i ndihmon studentët të ndërtojnë mendim të pavarur, të zhvillojnë kreativitetin dhe të forcojnë aftësitë e tyre profesionale në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze.

Përmes aktiviteteve të strukturuara akademike dhe kreative, studentët angazhohen në lexim kritik të teksteve, shkrim kreativ përtej modeleve standarde akademike, zhvillim të kompetencave praktike për mësimdhënie, si dhe në ndërlidhjen e qëndrueshme ndërmjet teorisë dhe praktikës në kontekste reale arsimore. Këto përvoja kontribuojnë drejtpërdrejt në formimin e tyre si mësimdhënës të ardhshëm të sigurt, fleksibilë dhe të përgatitur për sfidat e arsimit modern.

Qendra Nucleus promovon një kulturë akademike të bazuar në lexim, shkrim, reflektim dhe bashkëpunim, duke krijuar një hapësirë ku studentët eksperimentojnë, rriten intelektualisht dhe ndërtojnë identitetin e tyre profesional.

Continue Reading

Lajmet

Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale

Published

on

By

Policia e Kosovës në bashkëpunim me ushtarë të misionit të KFOR-it ka realizuar ushtrim të përbashkët të quajtur “Incident Command Walkthrough”.

Sipas njoftimit, ushtrimi kishte për qëllim testimin dhe zbatimin e procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe forcimin e metodave të koordinuara të reagimit, me synim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe sigurimin e një përgjigjeje efektive ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.

Angazhimet e tilla të përbashkëta, sipas Policisë, dëshmojnë nivelin e lartë të profesionalizmit, koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.

Policia e Kosovës ka vlerësuar mbështetjen dhe kontributin e të gjithë partnerëve të saj, duke theksuar se këto aktivitete janë të rëndësishme për avancimin e mëtejmë profesional të institucionit.

Continue Reading

Të kërkuara