Teknologji

Zjarr në dyqanin e Teslas në Romë, digjen 17 automjete

Published

on

Sipas zyrtarëve italianë të zjarrfikësve, të paktën 17 vetura Tesla u shkatërruan pas një zjarri që shpërtheu në një salon në periferi të Romës.

Askush nuk ishte në përfaqësi kur shpërtheu zjarri dhe nuk raportohet për të lënduar. Shërbimi zjarrfikës i Romës tha se po hetonte “të gjitha rrugët” duke parë se si filloi zjarri, por nuk përjashtoi zjarrvënien.

Policia lokale tha se oficerët intervistuan pronarët dhe po shikojnë pamjet e vëzhgimit, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Dihet se zjarri vjen pas një sërë raportesh në të gjithë Italinë në javët e fundit për vandalizimin dhe prishjen e automjeteve të Teslas, në shenjë prostate kundër Elon Musk dhe Donald Trump.

Një tjetër dyqan u dogj në veri të Romës një javë më parë, duke shkatërruar 30 vetura, përfshirë Tesla të përdorura. U raportua të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik, por hetimet janë duke u zhvilluar.

Në Romë, disa Tesla në lagjen Garbatella, ku u rrit kryeministrja italiane Giorgia Meloni, u vandalizuan, sipas policisë. Përfaqësitë e Teslas në Milano janë gjithashtu në shënjestër të grupeve mjedisore javët e fundit. Raportet e vandalizmit janë shfaqur në Francë dhe pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Paqësorin Veriperëndimor dhe Verilindjen.

Protestat paqësore janë zhvilluar në shumë vende në SHBA, ku demonstruesit brohoritën “Elon Musk duhet të shkojë” në përgjigje të shkurtimit të vendeve të punës federale nga Departamenti i Efikasitetit të Musk.

Teknologji

Kontroll më i rreptë në Snapchat, procesi i ri që duhet ta kalojnë përdoruesit në Australi

Published

on

Snapchat, një nga platformat më të përdorura nga adoleshentët në Australi, ka nisur të përdorë softuerin e kompanisë me bazë në Singapor, k-ID, për të parandaluar përdorimin e aplikacionit nga fëmijët nën moshë.

Kjo kompani ofron teknologji për verifikimin e moshës për shërbime të ndryshme digjitale, përfshirë lojërat online dhe rrjetet sociale.

Në Snapchat, përdoruesve u shfaqet një kërkesë për të verifikuar moshën e tyre përmes disa metodave, ndër to edhe dërgimi i një selfie-je që analizohet nga softueri për të përcaktuar moshën.

Disa përdorues pretendojnë se kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar këtë sistem, p.sh duke përdorur fotografi të personave më të rritur.

Drejtori i çështjeve korporative të k-ID, Luc Delaney, tha për BBC-në se verifikimi i moshës mbetet një “luftë e vazhdueshme” për kompanitë që merren me këto shërbime.

Ai thekson se softueri do të zhvillohet më tej me kalimin e kohës, sidomos pasi të zbulohen metoda të reja që përdoruesit përdorin për të mashtruar sistemin.

“Ne nuk i inkurajojmë njerëzit të përpiqen të tejkalojnë këto mekanizma, se përfundojnë të përjashtuar nga platforma”, shtoi Delaney. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Nga boom në rënie, blerja e automjeteve elektrike nuk është më prioritet

Published

on

Interesi për automjetet elektrike në Holandë ka pësuar rënie të ndjeshme.

Sipas një studimi të ANWB-së, për herë të parë pas disa vitesh rritjeje, vetëm 23% e qytetarëve holandezë planifikojnë të kalojnë në automjete elektrike brenda pesë viteve të ardhshme — nga 28% sa ishte më herët.

Kjo rënie prej pesë pikësh përqindjeje tregon një kthesë të madhe në trendet e mëparshme.

Ndërkohë, numri i personave që nuk synojnë të blejnë vetura elektrike është bërë më i madh se i atyre që shprehin interes.

ANWB këtë ndryshim e lidh me politikat e reja të qeverisë holandeze, e cila ka reduktuar stimujt për veturat elektrike.

Nga viti 2024, pronarët e këtyre automjeteve do të paguajnë taksën mbi automjetet motorike (MRB), gjë që e rrit kostën e mbajtjes së tyre.

Përveç heqjes së përfitimeve, mbeten të pranishme edhe shqetësimet e zakonshme: çmimet e larta të automjeteve elektrike, frika për degradimin e baterive dhe vështirësitë e ngarkimit në shtëpi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Syzet e mençura të Google pritet të dalin në treg në vitin 2026

Published

on

Google planifikon të lansojë më 2026 syzet e saj të para të mundësuara nga inteligjenca artificiale, në përpjekje për të konkurruar me Meta në tregun në rritje të pajisjeve AI.

Kompania po bashkëpunon me Samsung, Gentle Monster dhe Warby Parker, me një marrëveshje prej 150 milionë dollarësh. Google ofron dy lloje syzesh: modele vetëm audio që lejojnë komunikim me asistentin Gemini dhe syze me ekran të integruar për navigim dhe përkthime.

Pajisjet funksionojnë mbi Android XR. Warby Parker ka konfirmuar se modelet e para dalin në 2026.

Ky rikthim vjen pas përpjekjes së dështuar të Google Glass, ndërsa Sergey Brin tha se teknologjia e avancuar e sotme mundëson përdorime shumë më efikase.

Tregu i syzeve inteligjente po rritet, me Meta që kryeson falë syzeve Ray-Ban Meta dhe modeleve me ekran të integruar. Edhe Snap e Alibaba janë futur në këtë garë.

Google prezantoi gjithashtu përditësime të reja për kufjet Galaxy XR, si lidhja me PC dhe një modalitet udhëtimi për përdorim në avionë e makina. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Google dhe Apple po lehtësojnë ndërrimin midis Android dhe iOS

Published

on

Sipas një raporti të ri, Google dhe Apple po punojnë së bashku për ta bërë ndërrimin midis sistemeve të tyre operative mobile më të lehtë se kurrë.

Rezultati i parë i kësaj bashkëpunimi shfaqet në versionin më të fundit të Android Canary, i cili është aktualisht i dedikuar vetëm për zhvillues dhe do të duhet kohë derisa të vijë në versionin Beta dhe më pas në një version të qëndrueshëm të Android.

Nga ana e saj, Apple planifikon të përfshijë këtë veçori në një version të ardhshëm të iOS 26.

Kjo do të mundësojë që më shumë lloje të dhënash të jenë të transferueshme nga Android në iOS dhe anasjelltas, si dhe do të shtohen funksionalitete të reja.

Për të kaluar nga iOS në Android përdoret aplikacioni Android Switch, ndërsa për të kaluar nga Android në iOS përdoret Move to iOS.

Funksionaliteti, i integruar në të dy sistemet operative, do ta bëjë procesin e thjeshtë dhe shpresohet të mos zgjasë shumë për t’u lansuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara