Aktualitet

Zhvillimi demografik në Gjermani po ndryshon edhe rregullat e lojës demokratike

Jo të rinjtë, por votuesit e moshuar vendosin për politikën e së ardhmes. Kjo është e rrezikshme, kritikon Astrid Prange.

Published

on

A e kanë votuesit e rinj shansin që të realizojnë interesat e tyre politikisht? Edhe nëse me shumë dëshirë do doja të thoja “po”, përgjigja më e ndershme është “jo”. Në Gjermani vendos pjesa më e moshuar e popullsisë për të ardhmen e vendit, edhe në zgjedhjet e së dielës. Supremacia e tyre demografike është shtypëse: Sipas statistikës zyrtare në Gjermani 57% e atyre më të drejtë vote janë më të mëdhenj se 50 vjeç. votuesit nën 30 vjeç përbëjnë vetëm 14,4% të elektoratit.

Mbrojtja e klimës ka rëndësi, por pensioni më shumë

Jo vetëm votuesit kanë një lloj moshe, edhe politikanët nuk janë të rinj. Në Bundestag aktuale vetëm tre nga 709 deputetë janë nën 30 vjeç. Mund ta rrotullosh e kthesh si të duash: në Gjermani interesat e votuesve të rinj nuk kanë shans pa mbështetjen e të vjetërve. Kjo reflektohet edhe në debatin që ka më shumë rëndësi për të rinjtë: mbrojtjen e klimës. Sipas sondazheve mbështetja e brezit të vjetër për këtë temë nuk është njësoj. Sipas sondazhit të trendit të Gjermanisë (DeutschlandTrend) një shumicë e gjermanëve, 81% shprehen se është shumë e nevojshme të veprohet për mbrojtjen e klimës, kurse në një sondazh përfaqësues me porosi të shoqatës së mbrojtjes së natyrës, NABU, nga korriku deri në gusht, vetëm 30% e personave mbi moshën 50 vjeç në vendimin e tyre për partinë që do të votojnë marrin parasysh edhe “interesat e brezit të ri për mbrojtjen e klimës dhe natyrës.”

Politikë e re me burra të moshuar?

Tek këto zgjedhje politikani më në moshë nga të gjithë kandidatët për kancelar do të ketë ndoshta shansin për të vendosur piketat e reja për ndryshime. Olaf Scholz, ministër aktual Financash dhe socialdemokrat i lindur në vitin 1968, do që të krijojë me Të Gjelbrit një koalicion dhe të çojë përpara ndryshimin e klimës.

Pushteti i burrave në moshë është një faktor që e lidh Gjermaninë me shumë vende. Në SHBA në Shtëpinë e Bardhë hyri Joe Biden (78 vjeç). Në Brazil në vitin e ardhshëm do të kandidojnë dy burra të moshuar në zgjedhjet presidenciale, Jair Bolsonaro (66 vjeç) dhe ish-presidenti, Luiz Inacio Lula da Silva (75 vjeç).

Astrid Prange

Edhe nëse të gjitha partitë duan të bëjnë për vete votuesit e rinj. Nga ana programore ato tregojnë kujdes, që të mos trembin votuesit e moshuar. Kandidati për kancelar, Olaf Scholz madje në një nga daljet e tij elektorale shkoi aq larg, saqë imitoi edhe rombin e famshëm të Merkelit, mënyra si mban duart për të aluduar me këtë vazhdimësi.

Zhvillimi demografik i imponon demokracisë rregullat e saj. Edhe në formësimin politik brezi i vjetër ka ndikim të madh tek të rinjtë. Teorikisht me votën e tyre ata mund të mbështesnin edhe vendimin e votimit të nipërve dhe mbesave dhe me këtë t’i vinin kufi supremacisë së tyre demografike. Po në praktikë kjo mbetet një iluzion. Por rreziku, që nevoja për stabilitet mund të kthehet në stanjacion nuk është iluzion.DW

Continue Reading

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunimin e një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima e mitur është dërguar menjëherë në strehimore për t’i ofruar mbrojtjen dhe trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjashte raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe ngacmimeve të regjistruara në disa komuna të vendit, ku me vendim të prokurorëve përkatës shumica e të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në rastin e parë, një person është arrestuar mbasi ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në rastin e dytë, një tjetër i dyshuar është dërguar në mbajtje për dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Po ashtu në kryeqytet, është iniciuar një rast në procedurë të rregullt pasi një e mitur ka pësuar dhunë psikike nga prindërit e saj.

Ndërkohë në Graçanicë, policia ka arrestuar një person i cili përmes mesazheve kishte kërcënuar dhe ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëjetuesen e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje nën akuzat për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim.

Në Gjakovë dy vëllezër janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje pasi u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin. Kurse në Leposaviq, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara