Lajmet

Zhduket gazetari i dytë pakistanez, familja pretendon se është rrëmbyer

Familja e Sami Abrahamit dhe televizioni i pavarur Bol, ku ai punon, thanë të enjten se ai është rrëmbyer.

Published

on

Një gazetar i njohur i televizionit pakistanez, i cili njihet për mbështetjen e tij publike ndaj ish-kryeministrit Imran Khan, është zhdukur qe dy ditë.

Familja e Sami Abrahamit dhe televizioni i pavarur Bol, ku ai punon, thanë të enjten se ai është rrëmbyer.

Lajmi për zhdukjen e tij u konfirmua fillimisht në një postim nga policia në Twitter, disa orë pasi ai u zhduk. Televizioni raportoi se ai u kap nga njerëz të paidentifikuar.

Abrahami ka kundërshtuar prej kohësh publikisht qeverinë e pasuesit të Khanit, kryeministrit Shehbaz Sharif, dhe është një kritik i ushtrisë së fuqishme të Pakistanit, e cila ka drejtuar drejtpërdrejt vendin për gati gjysmën e 75 viteve të pavarësisë./UBTNews/

Vendi

Vizioni i ri i Artit dhe Medias Digjitale në skenën ndërkombëtare të UBT-së

Published

on

By

UBT ka hapur sot zyrtarisht edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore, një ngjarje madhore akademike që zhvillohet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, Konferenca Ndërkombëtare për Artin dhe Mediat Digjitale (IC-ADM 2026) organizoi punimet e veta. Ky sesion i dedikuar u fokusua te zhvillimet bashkëkohore në art, mediat e reja, ndikimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në performancë, si dhe sfidat e industrive kreative.

Në këtë kuadër të konferencës u prezantuan punimet e studiuesve dhe akademikëve me temat e tyre përkatëse:

  • Fjolla Zllatku (Keynote speaker: Prof. Dr. Gjoko Miratovski) – Self-Presentation and Identity Construction in the Era of Digital Media
  • Arben Arifi – Shën Jeronimi në veprat e artit
  • Gazmend Ejupi – Commercial Galleries and the Creative Industries in the Western Balkans: Potential and International Visibility in Kosovo and Albania
  • Alban Muja – Time and Transformation: The Changing Life of a Monument
  • Burim Berisha – Perceptive Sculpture: Constructing Sculptural Form through Sound, Memory, Absence, and Imagination
  • Laura Ymeri – Invisible Traces Through the Transformation of Emotions into Visual Language in Contemporary Art
  • Dardan Luta – The Accidental Archivist: Trauma, Absence, and Non-Intentional Curatorial Practice in Wartime Photography
  • Ilir Prapashtica – Ethics and Authorship in Contemporary Performing Arts
  • Fatlume Bunjaku – Inteligjenca artificiale në procesin e audicioneve dhe përzgjedhjen e aktorëve në Kosovë: mundësitë dhe sfidat
  • Fiona Gllavica – Performance and the Actor in the Age of Artificial Intelligence

Continue Reading

Vendi

Vëmendje te Muzika, Edukimi dhe Inovacioni Digjital në Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së

Published

on

By

UBT ka hapur sot zyrtarisht edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore, një ngjarje madhore akademike që zhvillohet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, Konferenca për Muzikën Moderne, Prodhimin Dixhital dhe Menaxhimin (IC-MDM 2026) organizoi punimet e veta. Ky sesion i dedikuar u fokusua te sfidat aktuale të artit, teknologjisë dhe trashëgimisë kulturore.

Në këtë kuadër të konferencës u prezantuan punimet e studiuesve dhe akademikëve me temat e tyre përkatëse:

  • Sadije Topojani – The Gap Between Legal Norms and Practical Enforcement in the Protection of Copyright in Kosovo: Institutional Challenges in Combating Digital Piracy
  • Assist. Indira Çipa – Publication and Performance of Piano Works by Kosovo Composers up to 2010
  • Assist. Dr. Behar Arllati – Kontributi i Lorenc Antonit në muzikën folklorike në Kosovë (Në 35 vjetorin e vdekjes)
  • Aida Gjikosli & Ph.D. Cand. Leutrina Pireva-Hyseni – Transforming the Music Business in the Digital Era: New Strategies for Monetization, Management, and Artist Career Development
  • Adelina Thaqi Meta – Zbatimi i teknikës vokale në interpretimin e këngës tradicionale shqiptare
  • Assist. Dr. Liburn Jupolli – The State of Cultural Diplomacy of Cultural Institutions in Kosovo

Continue Reading

Vendi

UBT hap edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore në 25-vjetorin e themelimit

Published

on

By

UBT ka hapur sot zyrtarisht edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore, një ngjarje madhore akademike që zhvillohet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së. Kjo platformë ndërdisiplinore beri bashkë mbi 1,000 studiues, shkencëtarë, profesionistë dhe ekspertë nga më shumë se 30 shtete të botës, me qëllim avancimin e kërkimit shkencor, shkëmbimin e njohurive dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Edicioni i sivjetshëm ka një rëndësi të veçantë festive, pasi përkon me shënimin e 25-vjetorit të themelimit të UBT-së.

Në hapjen e kësaj konference, Presidenti dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, duke ju uruar mirëseardhje pjesëmarrësve ka nënvizuar rolin kryesor të kërkimit ndërdisiplinor për zgjidhjen e sfidave globale.

“Sfidat më të rëndësishme të kohës sonë nuk i përkasin një disipline të vetme shkencore. Ndryshimet klimatike nuk mund të adresohen vetëm nga shkenca e mjedisit. Transformimi që sjell inteligjenca artificiale nuk mund të kuptohet vetëm përmes shkencave kompjuterike. E ardhmja e kujdesit shëndetësor kërkon mjekësi, inxhinieri, bioteknologji, teknologji digjitale, etikë dhe inovacion të përqendruar te njeriu. Qytetet e qëndrueshme kërkojnë arkitekturë, planifikim urban, sisteme energjetike, lëvizshmëri, infrastrukturë digjitale dhe pjesëmarrje të komunitetit. Prandaj, konferenca jonë është më shumë se një përmbledhje prezantimesh shkencore: është një platformë ndërkombëtare që lidh dijen, disiplinat, njerëzit dhe institucionet në kërkim të zgjidhjeve më të mira për problemet e botës reale”, u shpreh Rektori Hajrizi para të pranishmëve.

Ndërsa ndaloi te rrugëtimi çerek-shekullor i institucionit, Rektori Hajrizi theksoi transformimin e UBT-së në një ekosistem modern arsimor e shkencor, si dhe synimin për të ngritur cilësinë e kërkimit shkencor në nivele të larta ndërkombëtare.

“Sot UBT është zhvilluar në një ekosistem të gjerë akademik, shkencor, teknologjik dhe sipërmarrës, i cili përfshin rreth 300 laboratorë, 150 fusha studimi dhe bashkëpunim me më shumë se 500 universitete e institucione partnere ndërkombëtarisht. Megjithatë, investimi më i madh i një universiteti nuk është në ndërtesa apo teknologji, por te njerëzit, sot UBT bashkon mbi 400 anëtarë stafi me kohë të plotë me tituj doktorature. Synimi ynë nuk është thjesht rritja e numrit të publikimeve, por fuqizimi i cilësisë shkencore, bashkëautorësia ndërkombëtare dhe zgjidhjet që i përgjigjen nevojave të shoqërisë. Nga dija shkencore te prototipet, nga prototipet tek inovacioni dhe nga inovacioni te ndikimi i matshëm shoqëror: kjo është rruga që kërkojmë të fuqizojmë”, u shpreh Rektori i UBT-së.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme programi i konferencës do të shtrihet në një varg të gjerë disiplinash përmes dhjetëra seancave paralele shkencore. Punimet do të përfshijnë fushat e mjekësisë, infermierisë, farmacisë, stomatologjisë dhe mjekësisë sportive, si dhe sektorin e teknologjisë e inxhinierisë me fokus në shkencat kompjuterike, inteligjencën artificiale, mekatronikën, robotikën dhe sigurinë e informacionit. Po ashtu, hapësirë e veçantë do t’i kushtohet arkitekturës, planifikimit hapësinor, artit e dizajnit, ndërsa në shkencat shoqërore e ekonomike do të trajtohen tema nga menaxhmenti, ekonomia, drejtësia, shkencat politike, media, psikologjia, arsimi, si dhe bujqësia e shkencat mjedisore.

Në fokus të veçantë të punimeve do të jetë edhe platforma UBT Smart City, e cila po shërben si një laborator i gjallë (living testbed) për eksperimentimin ndërdisiplinor dhe testues prototypesh të teknologjive të reja. Po ashtu, po prezantohet zhvillimi i Qendrave të Ekspertizës dhe Instituteve të specializuara, si Instituti i Mjekësisë Sportive dhe AI Business Hub. Lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale, Rektori Hajrizi veçoi se mjetet e AI duhet të shërbejnë për të mbështetur e jo për të zëvendësuar gjykimin shkencor e rigorozitetin metodologjik.

Kjo ngjarje vjen në një moment të rëndësishëm ku UBT rikonfirmon pozitën e tij udhëheqëse si institucioni i parë në Kosovë në përbërësin e kërkimit shkencor sipas renditjes ndërkombëtare SCImago Institutions Rankings 2026, duke synuar rritjen e mëtejshme të ndikimit shkencor dhe pjesëmarrjen në programe evropiane si Horizon Europe e COST Actions. Konferenca do të vazhdojë punimet përgjatë ditës me prezantimin e simpoziumeve shkencore, debateve konstruktive dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit akademik midis studiuesve të rinj dhe shkencëtarëve ndërkombëtarë.

Continue Reading

Lajmet

UBT organizon edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore

Published

on

By

UBT do të organizojë edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore, një platformë akademike që bashkon studiues, shkencëtarë, profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve nga fusha të ndryshme, me qëllim avancimin e kërkimit shkencor, shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Konferenca do të mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke vazhduar traditën e kësaj platforme ndërdisiplinore, e cila u mundëson studiuesve dhe profesionistëve të prezantojnë punën e tyre shkencore, të diskutojnë zhvillimet e fundit në fushat përkatëse dhe të krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim akademik.

Programi përfshin një gamë të gjerë fushash, ndër të cilat mjekësia dhe infermieria, shkencat farmaceutike dhe natyrore, stomatologjia, shkencat kompjuterike, inxhinieria, mekatronika, robotika, siguria e informacionit, arkitektura, planifikimi hapësinor, drejtësia, shkencat politike, gazetaria, media dhe komunikimi, menaxhmenti, ekonomia, psikologjia, arsimi, bujqësia, shkenca dhe teknologjia e ushqimit, arti, dizajni dhe muzika.

Përmes këtij programi të gjerë, konferenca synon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet disiplinave të ndryshme, duke nxitur dialogun shkencor dhe duke promovuar qasje të reja për adresimin e sfidave bashkëkohore. Një rëndësi e veçantë i kushtohet gjithashtu mbështetjes së studiuesve në fillim të karrierës akademike dhe stafit të ri akademik, duke u ofruar mundësi për prezantimin e hulumtimeve dhe zhvillimin e aftësive për publikim sipas standardeve ndërkombëtare.

Gjatë edicioneve të deritanishme, konferenca ka krijuar një bazë të gjerë ndërkombëtare të pjesëmarrjes dhe prezantimeve shkencore, me pjesëmarrje të mbi 1 mijë folësve dhe prezantuesve, dhe përfaqësim nga mbi 30 shtete të botës.

Përmes edicionit të vitit 2026, UBT synon të vazhdojë forcimin e profilit të tij si institucion i arsimit të lartë me orientim drejt kërkimit shkencor, transferimit të dijes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke krijuar hapësirë për ide të reja, rezultate shkencore dhe partneritete që lidhin universitetet me profesionistët dhe sektorët e ndryshëm të shoqërisë.

 

Continue Reading

Të kërkuara