Shëndeti

Zgjidhjet natyrale kundër alergjive të pranverës

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë, kanë 14 herë më shumë shanse të vuajnë nga migrena.

Publikuar

Alergjitë në këtë stinë janë në kulm, megjithatë AgroWeb.org do t’ju japë informacionin e duhur, si të lehtësoni frymëmarrjen me disa kura natyrale.

Ata që vuajnë nga alergjitë dhe simptomat e tyre, i varin shpresat tek shumë medikamente dhe solucione spërkatëse që të gjejnë shpëtim.

Rezultatet nuk janë gjithnjë pozitive. Shumë trajtime farmaceutike ofrojnë zgjidhje kundër tështimave dhe kruarjeve, por jo kundër bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Një studim i kohëve të fundit tregoi se një e treta e pacientëve që vuajnë nga alergjitë janë të mendimit se medikamentet nuk funksionojnë.

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë, kanë 14 herë më shumë shanse të vuajnë nga migrena, në krahasim me njerëzit që nuk preken nga alergjitë.

Më poshtë do të gjeni disa kura natyrale që zbusin simptomat e alergjive dhe ju ndihmojnë të merrni frymë lirisht.

Kurat natyrale
Ushqimet që luftojnë alergjitë

Sipas një studimi personat që konsumojnë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 kanë më pak gjasa të vuajnë nga simptomat e alergjisë.

Ushqimet me omega-3 ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe janë kryesisht peshqit e rritur në ujëra të ftohta, arrat, vezët dhe vaji i farave të linit.

Nëse dëshironi t’i mbani të pastra rrugët e frymëmarrjes përdorni specat djegës, mustardën dhe rrepën e bardhë.

Të tre këto ushqime shërbejnë si zhbllokues natyralë të përkohshëm. Në këtë stinë, sugjerohet të shmangni edhe ushqimet ndaj të cilëve jeni alergjikë.

Në këto raste, organizmi bëhet shumë i ndjeshëm ndaj këtyre ushqimeve dhe reagimet alergjike janë më të rënda se zakonisht.

Uji i kripur

Përdorimi i ujit të kripur ose ujë deti në enë të ngjashme me ‘llampën e Aladinit’ janë përdorur për mijëra vite me rradhë për të pastruar sinuset nga substancat që shkaktojnë alergji.

Një vit më parë, një studim italian zbuloi se thithja e këtij uji përmes hundës ishte një mënyrë shumë efikase për të trajtuar alergjitë e stinës edhe tek fëmijët.

Si ta përgatisni?

Larja e sinuseve kërkon gjysëm lugë çaji me kripë të pajodizuar në një gotë me ujë të ngrohtë.

Hidheni tretësirën në çajnik dhe çajnikun vendoseni në lavaman. Mbështetuni mbi lavaman me kokën të kthyer nga njëra anë dhe hidhni ujin me kripë në brendësi të hundës.

Pjesën e mbetur të lëngut përdoreni për anën tjetër, duke e kthyer kokën në anën e kundërt. Më pas fryni hundët që t’i pastroni mirë.

Këtë metodë mund ta përdorni dy herë në ditë gjatë stinës së alergjive, veçanërisht në mëngjes, ose pasi keni kaluar shumë kohë jashtë shtëpisë.

Çajnikun me ujë me kripë mund ta përdorni edhe para se të flini, për të parandaluar gërhitjen që shkaktohet nga alergjitë dhe për të përmirësuar frymëmarrjen.

Kueretecina është një përbërës bimor dhe një bioflavonoid. Ajo ndihmon në stabilizimin e qelizave dhe parandalon çlirimin e histaminës.

Kuercetina është një antioksidant natyral që ndihmon në pastrimin e radikaleve të lira që shkaktojnë dëme në qeliza.

Agrumet, qepët, mollët, majdanozi, çaji, domatet, brokoli sallata jeshile dhe vera janë natyralisht të pasur me kuercetinë.

Megjithatë, ata që vuajnë nga alergjitë do të kenë nevojë të përdorni suplementë shtesë për të parandaluar sulmet alergjike.

Doza e rekomanduar e kuercetinës është 1,000 mg në ditë mes vakteve. Konsultohuni me mjekun përpara se të përdorni çdo suplement tjetër.

Hithra

Nëse vendosni se keni nevojë për antihistaminë, por do të preferonit një alternativë natyrale, atëherë ju sugjerojmë hithrën e cila luan të njëjtin rol si medikamentet kundër alergjive, por pa efektet anësore si goja e thatë ose përgjumja./AgroWeb.org

Shëndeti

​Njerëzit tani mund të jetojnë deri në 140 vjeç, parashikojnë shkencëtarët

Studiuesit nga Universiteti i Gjeorgjisë analizuan jetëgjatësinë e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar.

Publikuar

nga

Shumë ekspertë kanë dyshuar prej kohësh se jetëgjatësia e njeriut ka arritur kufirin e saj, dhe askush nuk ka gjasa të kapërcejë rekordin e Jeanne Calment, një gruaje franceze e cila vdiq në moshën 122-vjeçare.

Por një studim i ri ka arritur në përfundimin se ne jemi ende ‘larg’ nga çdo maksimum nëse ka një të tillë. Dhe ka edhe një shans 50/50 që dikush i lindur në 1940 në MB të arrijë moshën mbresëlënëse 125 vjeç. Kjo do të thotë se një tetëvjeçar sot është ende gjallë në vitin 2065.

Studiuesit nga Universiteti i Gjeorgjisë analizuan jetëgjatësinë e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar të lindur që në vitin 1880 për të gjetur se çfarë mund të jetë e mundur në të ardhmen.

Parashikimet e tyre tregojnë se burrat e lindur në 1970 mund të arrijnë moshën 141 vjeç dhe gratë më të vjetra të lindura në 1970 mund të arrijnë 131 vjeç.

Rritja e mjekësisë moderne pas Luftës së Dytë Botërore, ushqimi i mirë dhe stabiliteti politik, midis faktorëve të tjerë, mund të kenë kontribuar në rritjen e jetëgjatësisë deri më tani dhe që parashikohet të vazhdojë.

Autorët thonë se më i moshuari midis njerëzve të lindur midis 1910 dhe 1950 mund të jetojë rregullisht deri në 120 ose më shumë.

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

10 burime të pazakonta të kalciumit

Patatet e ëmbla dhe fiqtë janë dy prej tyre.

Publikuar

nga

Dozat aq të nevojshme të kalciumit i janë atribuar gjithmonë produkteve të bulmetit jo vetëm në vendin tonë. Megjithatë, gjithkush mund t’i gëzohet një sërë alternativave të tjera të shëndetshme të produkteve jo bulmetore dhe jo shtazore që kanë doza të larta kalciumi. Një i rritur ka nevojë për 1000 miligramë kalcium në ditë për të patur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme.

1. Lakrat e Egra. Dy filxhanë me gjethet e lakrave të egra përmbajnë 188 miligramë kalcium. Këto gjethe mund t’i konsumosh të gatuara ose jo. Sido që t’i konsumosh trupi merr të njëjtin nivel vlerash ushqimore. Produkte të tjera janë finoku, brokoli dhe artiçoka. Një lugë me fara finoku përmban 59 miligramë kalcium. Një copë brokoli i pagatuar përmban 71 miligramë kalcium. Një artiçokë e mesme përmban 25 miligramë kalcium.

2. Patatet e ëmbla. Një filxhan me patate të ëmbla përmban 65 miligramë kalcium. Patatet e ëmbla janë burim i pasur me potas si edhe vitaminëA dhe C.

3. Fiqtë. Nëse ha tre fiq ke përfituar 50 miligramë kalcium. Mënyrat e të shijuarit të fikut janë të panumërta: të kombinohen me drithëra, në sallata, ëmbëlsira apo thjesht si frut. Fiqtë e thatë mund të ruhen deri në dy vjet.

4. Salmoni. Nëse konsumoni 100 gramë salmon keni përfituar 180 miligramë kalcium. Nëse salmoni është së bashku me kockat e zbutura që janë të ngrënshme niveli i kalciumit është akoma më i lartë.

5. Sardelet. 100 gramë sardele është e barazvlefshme me 888 miligramë kalcium. Sardelet, ashtu si edhe salmoni janë të pasur me yndyrna të shëndetshme dhe Omega 3.

6. Farat e susamit. Një lugë me fara susami përmban 100 miligramë kalcium. Këto fara i japin gatimeve shumë shije dhe vlera ushqimore.

7. Tofu. I quajtur shpesh si “djathi vegjetarian”, është një alternativë e produkteve shtazore. 115 gramë tofu përmban të njëjtën sasi kalciumi sa edhe qumështi

8. Fasulet e bardha. Bishtajoret në përgjithësi janë një burim fantastik kalciumi dhe hekuri. Një filxhan fasule përmban 191 miligramë kalcium. Fasulet e zeza janë të mbushura gjithashtu me kalcium, potas etj. Një gjysëm filxhani me këto fasule përmban 185 miligramë kalcium.

9. Bajamet. Mos hezito të konsumosh bajame në çdo orë të ditës. Rreth 20 bajame përmbajnë 72 miligramë kalcium. Bajamet janë gjithashtu të pasura me potas, vitaminë E dhe hekur.

10. Portokallet. Ky frut i magjishëm është plot me vitaminë C dhe kalcium. Një kokërr portokall përmban 65 miligramë kalcium. Kalciumi është një nga mineralet më të nëvojshme për trupin e njeriut. Përveç vlerave të pamohueshme për forcimin e kockave dhe dhëmbëve, kalciumi mban enët e gjakut të shëndetshme dhe rregullon tensionin e gjakut./AgroWeb.org/

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Duhet të konsumoni apo jo ushqim para analizave?

Ka disa teste gjaku, ku nuk ju kërkohet të jeni esëll dhe ka të tjera që kërkojnë të mos konsumoni asgjë.

Publikuar

nga

Ka disa teste gjaku, ku nuk ju kërkohet të jeni esëll dhe ka të tjera që kërkojnë të mos konsumoni asgjë për një periudhë të caktuar kohe përpara testimit.

Respektimi i këtyre udhëzimeve nga mjeku juaj është shumë i rëndësishëm për të bërë një lexim të saktë të analizave tuaja.

Cilat janë testet e gjakut që kërkojnë të jeni pangrënë?

Janë tre teste kryesore që kërkojnë të jeni pa ngrënë, ato janë testi i glukozës, i kolesterolit dhe i hekurit.

Ekzaminimi i kolesterolit kërkon që ju të qëndroni pa ngrënë për të paktën 9 deri në 12 orë përpara se të kryeni testin e gjakut por edhe të mos keni konsumuar alkool 24-orë përpara analizës.

Sipas ekspertëve të fushës, para se të kryeni një test për nivelet e hekurit ju duhet të qëndroni pa ngrënë 5-orë.

Glukoza është një tjetër test që kërkon të qëndroni pa ngrënë për 8 orë.

Cili është qëllimi?

Për shkak se trupat tanë janë të ndryshëm, një standard i caktuar i vlerave të lipideve kur jeni pa ngrënë është i nevojshëm për të përcaktuar se cilat nivele të glukozës, kolesterolit dhe hekurit janë të pashëndetshme.

Kur jeni esëll, nivelet e gjakut normalizohen. Ngrënia ose pirja e diçkaje që përmban sheqer përpara një testi të glukozës mund të rrisë nivelet e saj në gjak, duke dhënë rrezultate jo të sakta.

E njëjta gjë vlen edhe për analizat e gjakut për hekurin dhe kolesterolin. Ekspertët shpjegojne se ngrënia para testit të kolesterolit rezulton në një rritje prej 20 deri në 30%  të niveleve të kolesterolit në gjak. Konsumi i alkoolit para testimit rrit ndjeshëm trigliceridet.

Ekzaminimi i plotë kimik

Një ekzaminim i plotë kimik i jep mjekut tuaj një paraqitje të shkurtër të shëndetit tuaj të përgjithshëm.

I njohur gjithashtu si Chem-20, SMAC-20 ose SMA-20, ekzaminimi i plotë kimik përfshin 20 ekzaminime të ndryshme që nga albumina deri tek acidi urik.

Glukoza dhe kolesteroli shpesh përfshihen në këtë listë. Përgatitjet për kontrollin e plotë kimik varen nga ajo për të cilën mjeku juaj kontrollon.

Edhe pse disa ekzaminime të plota kimike mund të mos kërkojnë të rrini pa ngrënë, në disa rrethana të caktuara një mjek mund tju kërkojë të rrini pa ngrënë nga nëntë deri në 12 orë përpara testimit.

Megjithatë ekzaminimi i plotë kimik ju lejon të pini ujë në mëngjes para se të testoheni.

Medikamentet

Disa medikamente turbullojnë rezultatin e analizave të gjakut, duke ndryshuar rezultatin.

Për shembull, medikamentet për presionin e gjakut, pilulat e kontrollit të lindjes dhe disa kortikosteroide mund të ndikojnë në rezultatet e një testi gjaku.

Suplementet e hekurit mund të ndikojnë në testin e hekurit, steroidet anabolike, sulfonamidet dhe statinat mund t’i japin mjekut tuaj një rezultat të rremë.

Për të shmangur pasaktësitë AgroWeb.org ju këshillon të informoni mjekun tuaj për të gjitha medikamentet që merrni rregullisht./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini dy filxhanë kafe në ditë?

Të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike.

Publikuar

nga

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë ju nisni të dytin.

Kafeja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe.

Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë.

Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi.

Por të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike.

Një studim i vitit 2016 zbuloi lidhjen e fortë mes konsumit të kafesë dhe rrezikut të cirozës.

Sipas shkencëtarëve, kafeina metabolizohet në një substancë që parandalon zhvillimin e cirozës së mëlçisë.

Kafeja dhe Mëlçia

Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C.

Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën. Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë.

Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë.

Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë.

Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike.

Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Vlera të tjera të kafesë        

Ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë

Ul rrezikun e vdekjes së parakohshme

Lufton depresionin

Mbron nga diabeti i tipit 2

Pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës

Përmirëson performancën fizike

Ndihmon në rënien në peshë

Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë

Në të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit

Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira.

Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara