Lajmet

Zgjidheni sportin e duhur për veten tuaj

Pa marrë parasysh pasojat mbi shëndetin sporti i gabuar mund të ketë një ndikim negativ në fizikun tonë.

Published

on

Në zgjedhjen e aktiviteteve fizike është e rëndësishme të merren në konsideratë disa faktorë, që nga mosha e deri te shijet personale, që nga përgatitja deri te tipologjia e forcës së kërkuar.

Këto çështje absolutisht nuk duhen tejkaluar sepse përndryshe aktiviteti sportiv mund të kthehet në një detyrim të pakënaqshëm dhe jo në një aktivitet argëtues. Pa marrë parasysh pasojat mbi shëndetin sporti i gabuar mund të ketë një ndikim negativ në fizikun tonë.

Këshillat e mëposhtme vlejnë vetëm për ata të cilët duan të zgjedhin sportin e duhur për veten e tyre.

Ju duhet të merrni në konsideratë: 

Pasionin tuaj: Fillimisht është e rëndësishme të dini se sporti i duhur është ai që ju pëlqen, përndryshe ju do të ndiheni të lodhur shumë shpejt, vetëm pas pak kohësh nga fillimi i tij. Nëse keni një pasion specifik, akoma më mirë. Në rast të kundërt, mundohuni të kuptoni se çfarë sporti mund të jetë i përshtatshëm për ju, duke sjellë në mendje aktivitetet të cilat dëshironi t’i bëni në jetën tuaj të përditshme.

Qëllimin: Qëllimi është shumë i rëndësishëm, nëse dëshironi të dobësoheni privilegjoni aktivitetet me kohëzgjatje, por me forcë mesatare, si për shembull ecjen dhe çiklizmin. Por nëse dëshironi të theksoni dhe të forconi muskujt, mbështetuni te sportet të cilat kërkojnë sforco të paktë, por intensive.

Nivelin e përgatitjes: Nëse nuk jeni marrë asnjëherë me aktivitete fizike, mos filloni me ushtrime të cilat kërkojnë sforco dhe përpjekje të tepërta. Kjo do të kishte pasoja negative si nga ana fizike ashtu edhe psikologjike. Mund të pësoni ndrydhje apo shembje. Ndërkohë që nga ana psikologjike do të ndiheni të stresuar për mosarritje të rezultateve të duhura.

Frekuencën kardiake: Përpara se të filloni të bëni ndonjë lloj aktiviteti fizik, verifikoni frekuencën maksimale të rrahjeve të zemrës. Derisa sporti të rezultojë i mirë për fizikun tuaj, është e nevojshme që të mos e kaloni pragun maksimal gjatë stërvitjes. Frekuencën kardiake mund ta matni me një aparat të posaçëm për këtë rast.

Moshën: Nëse në moshën 35-40 vjeç mund t’i dedikoheni ndonjë lloj aktiviteti, (të paktën nëse nuk vuani nga ndonjë shqetësim i veçantë) në vazhdim privilegjoni aktivitetet aerobike, ndërsa pas të 50-tave është e rastit të shmangni ushtrimet të cilat sforcojnë shtyllën kurrizore.

Gjendjen e shëndetit: Në zgjedhjen e sportit duhet të merrni në konsideratë gjendjen tuaj të shëndetit, duke privilegjuar aktivitete të cilat forcojnë dobësitë tuaja dhe shmangin ato të papërshtatshmet për fizikun. Për shembull nëse vuani nga osteoporoza shmangni notin, por nëse keni dhimbje shpine ky sport mund t’ju vijë në ndihmë.

Kujdes!: Personat që e ushtrojnë sportin në mëngjes nuk kanë të njëjtat efekte me ata që e ushtrojnë pasdite apo në mbrëmje. Sipas një studimi amerikan, nëse bëni jogging pas zgjimit para se të hani mëngjesin, do të mësoheni më lehtë me ushtrimet fizike. Marrja me sport me stomakun bosh ndihmon gjithashtu për rënien në peshë dhe për këtë mjaftojnë 30 deri në 45 minuta aktivitet fizik. Nëse nuk dëshironi të dilni pa ngrënë, mund të hani një mëngjes të lehtë, duke siguruar kështu energjinë e nevojshme. Orët më të përshtatshme janë nga ora 6 deri në orën 8 të mëngjesit, pikërisht atëherë kur kortizoli, hormoni i stresit, është në nivelin e tij më të lartë.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara